LIVE UPDATES
Insights

Konsiderata të metodave depistuese, testuese dhe diagnostike për COVID-19

26 Mars 2020, 14:09 Nga DOSJA
Konsiderata të metodave depistuese, testuese dhe diagnostike për

TIRANË- Shpërthimi epidemik nga koronavirusi i ri SARS-CoV-2 dhe sëmundjes COVID-19 që ai shkakton, ka shkaktuar një shpërthim hulumtimesh të domosdoshme të cilat ofrojnë perspektivë dhe informojnë mbi diferencat ndërmjet përdorimit të testit në kohë reale të reaksionit zinxhir të polimerazës me transkriptim të kundërt (ndryshe e njohur si testi rRT-PCR ose thjesht RT-PCR) – që përdoret standarti i artë ose referenca për diagnozë definitive për COVID-19 – dhe diagnostikës së tomografisë së kompjuterizuar të kraharorit (në zhargon CT).

Një studim (lexo të plotë këtu) i publikuar së fundmi në revistën shkencore të Shoqatës Amerikane të Mjekësisë (e njohur si ‘JAMA’), në formën e një letre kërkimore, të titulluar ‘Detektimi i SARS-CoV-2 në specimen të ndryshëm klinik’, ku analizohej sensitiviteti (=aftësia e testit për të identifikuar saktë personat e sëmurë kur ata janë të sëmurë në të vërtetë) dhe specificiteti (=aftësia e testit për të identifikuar saktë personat jo të sëmurë kur ata nuk janë të sëmurë në të vërtetë) e RT-PCR-së për inde të ndryshme të njeriut. Në këtë studim u ekzaminuan gjithsej 1070 specimen (=mostra) të mbledhura nga 205 pacientë të shtruar në spital pasi ishin konfirmuar me COVID-19.

Nga të gjithë specimenët e mbledhur, specimenët fluid (të lëngshëm) të përftuar nga lavazhi bronkoalveolar demonstruan nivelin më të lartë të pozitivitetit me një nivel 93% (numri i mostrave = 14). Nivelin e dytë më të lartë të pozitivitetit e kishin specimenët e sputumit (=pështymës) me 72% (numri i mostrave = 75), më tej pasonin tamponët nazal (=mostra të marra nga sekrecionet hundore) me nivel 63% (numri i mostrave = 5), biopsia me fibrobronkoskopi 46% (numri i mostrave = 6/13) tamponët faringeal me nivel 32% (numri i mostrave = 126), feçet me 29% (numri i mostrave = 44) dhe gjaku me 1% (numri i mostrave = 3). Autorët e këtij studimi theksuan faktin që testimi i specimenëve prej siteve (=vendndodhjeve) të shumta indore mund të përmirësoi sensitivitetin dhe reduktojë rezultatet fals-negative (=individët të cilët janë realisht të sëmurë, por që rezultojnë negativ në test).

Në një studim tjetër (lexo të plotë këtu) të publikuar në revistën shkencore ‘Radiology’ me titull ‘Lidhshmëria e ekzaminimeve të tomografisë së kompjuterizuar të kraharorit (CT) dhe testit RT-PCR për sëmundjen e koronavirusit 2019 në Kinë’, studiuesit observuan një sensitivitet diagnostik më të lartë të CT-ve të kraharorit për COVID-19 krahasuar me RT-PCR-të të mostrave fillestare mbledhura me tamponë faringeal. Ky studim retrospektiv analizoi 1014 pacientë të hospitalizuar të dyshuar për COVID-19 në Vuhan , Kinë – pacientë të cilët iu nënshtruan si testimit diagnostikues në seri me RT-PCR, po ashtu edhe CT-së së kraharorit.

Hulumtuesit kërkuan prej radiologëve (të cilët nuk ishin në dijeni të rezultateve të RT-PCR-së së pacientëve) të identifikonin personat me COVID-19. Përveç kësaj, pacientët të cilët rezultuan negativ në testin RT-PCR (75%, numri i mostrave = 308), kishin gjetje pozitive me CT. Përgjatë analizës të eseve të RT-PCR-ve në seri dhe CT-ve, intervali mesatar ndërmjet gjetjeve fillestare negative deri tek gjetjet pozitive të RT-PCR-së u përcaktua 5.1 ditë me një devijacion standart 1.5 ditë. Ndërkohë i njëjti interval, por kësaj here ndërmjet rezultatit fillestar pozitiv dhe atij pasndjekës negativ me RT-PCR ishte 6.9 ditë me devijacion 2.3 ditë.

Duke përdorur rezultatet e RT-PCR-së si standart referencë, sensitiviteti, specificiteti dhe saktësia e CT-së në diagnostikimin e COVID-19 ishin respektivisht në velrat 97% (n = 580), 25% (n=105) dhe 68% (n=685). Vlera parashikuese pozitive (=probabiliteti që individët të cilët rezultojnë pozitiv në depistim, janë vërtetë të sëmurë) ishte 68% (n=580) dhe vlera parashikuese negative (=probabiliteti që individët të cilët rezultojnë negativ në depistim, janë vërtetë jo të sëmurë) ishte 83% (n=105). Sensitiviteti i testimit fillestar me tamponë faringeal luhatej ndërmjet 66%-80%, në varësi të supozimeve për pacientët me të dhëna diagnostike konfliktuale.

Autorët theksuan faktin që të dhënat ishin mbledhur në Vuhan (Kinë) – epiqendra e shpërthimit epidemik – dhe për rrjedhojë radiologët kanë pasur më shumë gjasa të raportonin diagnozë për COVID-19 në rastet kur shfaqeshin veçoritë tipike në imazhet e CT-së.

Në një studim tjetër (lexo të plotë këtu)  të publikuar në prestigjiozen ‘Neë England Journal of Medicine’, me titull ‘Karakteristikat klinike të sëmundjes të shkaktuar nga koronavirusi 2019 në Kinë’, hulumtuesit analizuan dhe përbashkuan kartelat mjekësore e të dhënat për 1099 raste të hospitalizuara me COVID-19 të konfirmuar laboratorikisht. Në këtë studim, rastet e konfirmuara me COVID-19 u përkufizuan si rezultate pozitive nga sekuencimi me rendiment të lartë (për profesionistët ‘high throughput sequencing’) ose RT-PCR-së në kohë reale të specimenëve të mbledhur me tamponë nazal dhe faringeal.

Në këtë hulumtim, 86% (n=840) e pacientëve rezultuan me gjetje pozitive CT, gjë që sugjeroi praninë e infeksionit. Gjetjet pozitive të CT-së përfshinë pamjen ‘stuhia e borës’ (për profesionistët ‘ground-glass opacity’), hijëzim lokal të fragmentuar, hijëzim bilateral të fragmentuar ose anomali intersticiale. Përveç këtyre gjetjeve, asnjë anomali tjetër radiografike apo me CT nuk u gjet në 17.9% (n=157) të pacientëve me manifestim jo të ashpër të sëmundjes dhe në 2.9% (n=5) të pacientëve me manifestim të ashpërsuar të sëmundjes.

Vlen të përmendet se Udhëzimet e CDC-së për Specimenët Klinik të COVID-19 rekomandojnë mjekët të mbledhin dhe testojnë vetëm një tampon nazofaringeal (=të rrugëve të sipërme respiratore) për pacientët të cilët përmbushin kriteret e përcaktuar për tu testuar (lexo të plotë këtu).

Në përmbledhje mendoj se është shumë e rëndësishme të kuptohet sensitiviteti i RT-PCR-së, siç dhe e përshkrova më sipër, nuk është definitiv. Një rezultat i vetëm negativ i RT-PCR-së nuk duhet domosdoshmërisht të përjashtoi mundësinë për COVID-19, veçanërisht nëse dyshimi klinik është i fortë. Mesazhi kryesor i gjetjeve të këtyre studimeve është se nevojitet një konsideratë që kombinon manifestimet simptomatologjike, historinë e ekspozimit, veçoritë tipike të CT-së, si dhe ndryshimet dinamike të njohura për identifikimin e COVID-19 me një sensitivitet të lartë.

*Autorit është  MPH, MSc, PhD (c) Epidemiolog i gjenomikës dhe nutrigjenomikës/ Kërkues shkencor/ HEDA Albania.  Instituti i Hulumtime të Shëndetit Publik – Grupi Kërkimor MTA-DE i Akademisë së Shkencave të Hungarisë.

E-mail: [email protected] LinkedIn: https://ww.linkedin.com/in/erand-llanaj/

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione erand llanaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 erand llanaj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll
Insights 20 Mars 2020, 16:39

Të vërtetat Universale të Covid-19

TIRANË-  Alber Kamy, shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi, e fillon romanin e tij te famshem ‘Murtaja’ nepermjet nje  pe...

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni