LIVE UPDATES
Bota

Kongresi Gjuhësor Shqiptar i vitit 1895 në Koriliano-Kalabro, Itali

19 Maj 2020, 09:28 Nga DOSJA
Kongresi Gjuhësor Shqiptar i vitit 1895 në Koriliano-Kalabro, Itali

Nga më i vjetri shkrim shqip i vitit 1167, i zbuluar nga historiani Nicolae Jorga në dorëshkrimet e Bibliotekës “Laurentiana” në Firence (Ashburnham 1167 Lauren¬tiana) (Hasan Aliaj “Rrënjët” Nr. 17. 2019) dhe deri në Kongresin e Manastirit 1908, patriotët shqiptarë kanë bërë përpjekje titanike për të ruajtur pastërinë e gjuhës tonë amëtare. Ka shumë veprimtari të organizuara për këto qëllime të larta, janë hartuar shumë alfabete, janë lënë dorëshkrime të shkurtëra e të gjata dhe plot vepra. Ndërmjet veprimtarive të shumta e të rëndësishme janë dhe kongreset e patriotëve arbëreshë, që miratuan alfabetin shqip me gërma latine dhe kontributi i patriotëve shqiptarë, që organizuan Kongresin e Manastirit, që miratoi alfabetin që kemi aktualisht.

Më 1 – 3 tetor 1895, pra 125 vjet më parë, zhvilloi punimet Kongresi i parë gjuhësuer shqiptar në Koriliano Kalabro të Provincës së Kozencës, një ngjarje e rëndësishme e pasqyruar gjerësisht në shtypin italian dhe europian të kohës. Tema e këtij Kongresi ishte prezantimi i aspekteve gramatikale, leksikore dhe fonetike të gjuhës shqipe, të asaj gjuhe të lashtë, të ëmbël e melodioze, që arbëreshët e ruanin dhe e kultivonin me dashuri dhe patriotizëm shembullor. Kongresi i zhvilloi punimet ne mjediset e gjimnazit Garopoli të Koriliano-Kalabro dhe morën pjesë 25 kongresista gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe klerikë të shquar të kishës arbëreshe. Ky aktivitet shkencor gjuhësor dhe patriotik u ndoq nga afër nga 500 pjesëmarrës të ardhur nga komuna të ndryshme të Kalabrisë, Kampanjës, Pulias dhe Siçilisë.

Si kuptohet, aktiviteti i parë tekniko-gjuhësor dhe patriotik, në krijimin e alfabetit, për shkrimin e gjuhës shqipe dhe para Kongresit të Manastirit (më 14 – 22 nëntor 1908), ishte kongresi i Koriliano – Kalabro, me pjesëmarrjen e 25 arbëreshëve shqipfolës, të cilët hartuan dhe miratuan alfabetin e gjuhës shqipe me grafema latine.
Me 2 tetor 1895, pjesëmarrësit në Kongresin e Koriliano miratuan themelimin e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, statutin dhe këshillin drejtues:

Kryetar nderi Jeronim De Rada,
Nënkryetar Pietro Kamodeka, Anselmo Lorekio, Akile Toçi.
Në artikullin 1 të Statutit theksohet:
Asht themelue nji Shoqni Kombëtare Shqiptare, e cila do të përkujdeset:
a)Për njisimin e nji alfabeti të vetëm
b)Për përpilimin e një fjalori
c)Për përpilimin e abetares në gjuhën shqipe
d)Për botimin e një reviste italo-shqiptare
e)Për të fillue marrëdhëniet me Mamë-Atdhè.

Lista e pjesëmarrësve

Kongresi përshtati alfabetin e gjuhës shqipe që kishte përdorur Jeronim De Rada, në vitin 1848 në gazetën “L’albanese d’Italia – Shqiptari i Italisë”, në vitin 1888 në gazetën “Fiamuri i Arbërit” që botohej në Kozenca, si dhe në shtypjen e “Rivista italo-albanese” me nëntitullin “Illi i arbresvet – Ylli i arbëreshëve” me drejtor Antonio Argonizza. Alfabeti i Koriliano përmbante 7 zanore dhe 29 bashtingëllore, që i përkonin tingujve të gjuhës së folur në dialektin arbëresh:
Zanoret: a, e, i o, u, è, ë Bashtingëlloret: b, c, d, f, g, j, l, m, n, p, q, s, t, v, x (si në italisht) dhe gj, gh (e egher – e egër), h (herë), ň (një), r, rh – rr, ŝ (sh), k – q,
dh – δ , th – θ, z – ζ (Zot), sg – zh.

Si kuptohet nga struktura e alfabetit, gjuhëtarët arbëreshë ishin të ndikuar nga italishtja, si gjuhë e së folurës së përditshme në mjedisin shoqëror ku jetonin, andaj huazuan germa nga italishtja, kësisoj ne vend të germës “k” përdorën “q”, për “nj” morën “ň” nga spanjishtja etj. Për tingujt e gjuhës së folur arbëreshe, kongresistët huazuan dhe germa të veçanta, p.sh shtuan germën è me theks si gjuha frënge, përdorën germën “ë”, për tingullin Z huazuan germën greke ζ, për bashtingëlloret dyshe “dh” përdorën grafemën greke δ; ndërsa për tingullin “th”, grafemën greke θ. Alfabeti i Koriliano, ishte përshtatur dialektit arbëresh të gjuhës shqipe, andaj u përdor nga autorët arbëreshë në shumë vepra letrare, në tekstet mësimore për Kolegjin e Shën Adriano, në shtypin arbëresh të kohës dhe në shumë vepra të botuara pas Kongresit.

Në vitin 1896, u mblodh Kongresi i dytë i gjuhës shqipe në Lungro, ku u miratuan aktivitetet e kryera gjatë një viti dhe njëkohësisht u miratua statuti i Shoqnisë Kombëtare Shqiptare (Associazione Nazionale degli Albanesi) Alfabeti i miratuar ne Kongresin e Koriliano, mbijetoi 13 vjet, derisa u miratua alfabeti i unifikuar dhe i standartizuar në Kongresin e Manastirit, në viti 1908. Pjesmarrësit në Kongresin e Koriliano Kalabro-s, hartuan dhe miratuan abetaren e gjuhës shqipe. Në vitin 1896, Anselmo Lorekio (avokat, poet, gazetar dhe shkrimtar arbëresh), në zbatim të detyrave të Kongresit të parë të gjuhës shqipe, botoi abetaren shqipe, ndërsa në vitin 1897 botoi gazetën në gjuhën shqipe “La nazione albanese”. Në vitin 1899, në Kolegjin e Shën Adrianit filloi rregullisht mësimi i gjuhës shqipe, ku Jeronim De Rada, shkonte tre ditë në javë për të dhënë mësime në gjuhën shqipe. Edhe pse i moshuar, De Rada udhëtonte në këmbë nga San Demetrio deri në Shën Adrian për t’iu mësuar djelmërisë arbëreshe gjuhën e bukur shqipe.
Kongresi i Manastirit (1908), e unifikoi dhe e standartizoi alfabetin, kësisoj, u shtua zanorja Y, u hoq zanoria è – e theksuar dhe u strukturuan bashtingëlloret dyshe gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh.

Coriliano Calabro

Kjo histori përpjekjesh dhe aktiviteti intensiv intelektual dhe patriotik, për të ruajtur gjuhën tonë të lashtë, duhet të frymëzojë brezat e rinj, sidomos ato në emigrim, që t’iu mësojnë fëmijëve të flasin, të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e bukur shqipe, pra të hapen shkolla shqipe kudo ku banojnë shqiptarët në emigracion, sidomos në Greqi, Itali, Gjermani, Zvicër, Austri, Spanjë, Suedi, USA, Kanada, Francë, Gjermani e deri në Australi dhe Zelandën e Re. E theksoj këtë këshillë, pasi po ndodh një dukuri e pakëndshme, sepse disa fëmijë shqiptarë, kryesisht ata të lindur në dekadat e fundit në vendet e tjera ku kanë emigruar familjet shqiptare, nuk e flasin mirë gjuhën shqipe, madje disa as nuk dinë të flasin, të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën tonë.

Në maj te vitit 1997, në Certaldo të Italisë, shkrimtari ynë i shquar Ismail Kadare, kur konstatoi se disa fëmijë shqiptarë, nuk dinin të flisnin shqip, u revoltua dhe i u drejtua me kritika të rrepta prindërve të tyre, të cilëve iu tha: “Fëmijët tuaj mund të mësojnë disa gjuhë të huaja, por kurrë nuk do të jenë shqiptarë të mirë, nëse nuk dinë gjuhën amëtare. Mësojuni fëmijëve gjuhën e bukur shqipe, gjuhën tonë të pasur dhe të mrekullueshme”. Një ngjarje e njëjtë i kishte ndodhur mendjendriturit Faik Konica në vitin 1900, dhe Ai i revoltuar shkruajti: “Këta që kanë patur mjaft durim për të mësuar gjuhë të huaja, a s’mundin, për dashuri të Shqipërisë, të kenë mjaft durim dhe të përpiqen të mësojnë sa më mirë e më kulluar edhe gjuhën e tyre amëtare?”

Marrë nga Radiandradi

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora alfabeti koriliano gjuha amtare alfabeti koriliano gjuha amtare


Sondazh

Poll
Bota 19 Maj 2020, 07:07

Një mandat i pestë për Angela Merkelin?

Gjermani- Ngacmohen dy vetë që nuk e duan gjithmonë njëri-tjetrin. Kur Angela Merkeli tejkaloi kufirin kohor prej një minute për një përgjigje të mërkurën gjatë...

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!

Rama: Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme

Amnistia/ Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë!

Berisha:Ka dyshime se toka e hotelit Zig-Zag ndodhet brenda kufijve të pretenduar nga familja Rama

Berisha: Toka e trafikantëve ishte bllokuar nga ASHK! Artan Lame u shkarkua pse publikoi hartën...

Berisha denoncon skandalin: Grupi që trafikoi 50 ton kokainë bleu mbi 15 mijë metër katrorë tokë

"Do të ndërpresim Bordin e Transparencës"/ Ibrahimaj: Çmimet e bursës janë stabilizuar

“Rama jepe dorëheqjen”/ Qyetarët zhvendosen te “Komuna e Parisit”: Ju erdhi fundi!

Vijon marshimi, protestuesit thirrje qytetarëve: Bashkohuni me ne

Protestuesi: Rama ndryshon pasaportën sa herë ka nevojën tja shesi këtë tokë dikujt

"Kur erdha nuk e gjeta babain gjallë"/ Protestuesja: Çfarë na duhet Europa kur kemi Europën tonë

“90% e popullit shqiptar është me protestuesit”/ Protestuesi: Rama është frikësuar

Mjeku në protestë: Shqiptarët paguajnë 60% të të ardhurave për shëndetësi

“Duhet të heqim të gjithë gardhet”/ Protestuesi: Po zëvendësohemi nga Azia

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës