Kryemadhi: 189 mln $ evazion fiskal, u krijuan 24 kompani fantazmë, do i çojmë në SPAK
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Monika Kryemadhi Skandali me evazionin fiskal/ Klodian Tomorri: Kush bleu faturat? Kaq është gjithë çështja 4 ...
Edi Rama dhe Mark Rutte Rama: Holanda investuesi më i madh në Shqipëri, presim një lajm të mirë për ener...
Foto ilustruese E frikshme! Qëlloi me armë drejt një grupi fëmijësh, plumbat përfunduan në lokal. Asnj&e...
VIDEO/ "S'i kam të shkruara si ti", Mziu përplaset me Denajn, socialiste: S'matesh me mua 4 Korrik, 17:19 Hasalla e...
UKRAINË- Presidenti i SHBA Joe Biden ka këmbëngulur se duhet të ketë unitet total midis fuqive perëndimore pas konflikti Ukrainë-Rusi. Këtë gjë e ka thënë Biden gjatë një video-bisede që mbajti me liderët evropianë, në lidhje me situatën e tensionuar që është krijuar në kufirin Ukrainë-Rusi.
SHBA ka vënë 8500 trupa në gatishmëri të lartë për t’u vendosur në Evropë, ndërsa NATO përforcoi kufijtë e saj lindorë mes tensioneve në rritje mbi Ukrainën. Në Londër, zyra e kryeministrit Boris Johnson tha gjithashtu se diskutimet diplomatike me Rusinë mbeten prioriteti i parë, por shtoi se kombi do të goditet me përgjigje të shpejta ndëshkuese nëse ndodh një inkursion i mëtejshëm rus në Ukrainë.
Qeveria franceze ka njoftuar se zyrtarët rusë dhe ukrainas do të takohen, së bashku me homologët francezë dhe gjermanë, në Paris të mërkurën në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje nga ngërçi. Për tensionin e vazhdueshëm në Ukrainë ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta, i cili ka kërkuar koordimin të menjëhershëm mes Forcave të Armatosura si dhe NATO-s, në mënyrë që tu vihen në ndihmë Ukrainës.
Pavarësisht këmbënguljes se nuk ka ndërmend të sulmojë, presidenti Vladimir Putin ka dislokuar më shumë se 100,000 trupa pranë Ukrainës, ku Rusia ka pushtuar tashmë Krimenë në vitin 2014 dhe mbështet një ushtri separatiste në lindje.
Moska kërkon një garanci që Ukraina, një ish-republikë sovjetike, të mos lejohet kurrë të bashkohet me NATO-n, si dhe lëshime të tjera nga Shtetet e Bashkuara në këmbim të uljes së tensionit. Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë hedhur poshtë kërkesat ruse dhe i kanë thënë Putinit të tërhiqet nga kufijtë e Ukrainës, duke paralajmëruar se një sulm rus do të shkaktojë sanksione të dëmshme ekonomike, si dhe një prani të shtuar të NATO-s në Evropën Lindore.
Bisedimet në Gjenevë midis vendeve të Perëndimit dhe Rusisë dhe takimi i fundit mes Sekretarit të Shtetit Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nuk prodhuan asnjë rezultat konkret në drejtim të uljes së tensioneve Perëndimi-Rusi për Ukrainën. Blinken paralajmëroi gjatë vizitës në Kiev presidentin e Rusisë Vladimir Putin që të mos hapë “kutinë e Pandorës” nëse sulmon ushtarakisht Ukrainën. Shefi i diplomacisë amerikane ia la në dorë zgjidhjen e konfliktit për Ukrainën kreut të shtetit rus.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Meta me shefin e FA: Diskutuam situatën në Ukrainë, të koordinohemi me NATO-n
Trazirat në Ukrainë, Biden biseda me liderët evropianë: Do i përgjigjemi
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TURQI- Aeroporti i Stambollit në Turqi ka ndaluar të gjitha fluturimet të martën deri në orën 13:00 për shkak të reshjeve të mëdha të borës në qytet. Anadoly Ag...
MALI I ZI- Zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviç ka shtrënguar duart me kryeministrin Zdravko Krivokapiç në konferencën Rëndësia e lirisë s...
HAGË- Këtë të martë, ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ku ka dëshmuar njëri ndër th...
ANGLI- Një autobus në Londër është përplasur në pjesën e përparme të një dyqani, duke lënë shoferin të bllokuar për rreth gjysmë ore dhe shumë njerëz ‘të ...
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrain...
JAPONI- Varianti Omicron i COVID-19 mund të mbijetojë më gjatë se mutacionet e mëparshme të virusit në sipërfaqet plastike dhe lëkurën e njeriut. Euronews shkru...
BRUKSEL- Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka këshilluar të kufizime më të rrepta të për udhëtarët nga Gjermania, Estonia, Le...
BELGJIKË– 657 kg kokainë është kapur në portin e Antwerpen në Belgjikë. Sipas mediave vendase, me shumë mundësi kokaina e gjetur brenda konteinerëve ...
SHBA– Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ka ofenduar një gazetari të Fox News në Shtëpinë e Bardhë. Pasi gazetari drejtoi një pyetje duke e shoqëruar me britm...
TIRANË- Ambasada amerikane ka shpërndarë fjalën e Sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken në lidhje me situatën në Rusi-Ukrainë. Në mesazhin dërguar Rusisë, ...