LIVE UPDATES
Bota

Trazirat në Ukrainë, Biden biseda me liderët evropianë: Do i përgjigjemi

25 Janar 2022, 10:51 Nga DOSJA
Trazirat në Ukrainë, Biden biseda me liderët evropianë: Do i

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi virtualisht të hënën me udhëheqësit kryesorë evropianë në lidhje me rrezikun e vazhdueshëm të një pushtimi të Ukrainës nga Rusia, ndërsa po shqyrton dërgimin e disa mijëra forcave amerikane në vendet balltike dhe në Evropën Lindore. Presidenti Biden nuk ka vendosur ende nëse do të dislokojë pajisje dhe personel ushtarak amerikan më pranë territorit të Rusisë.

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Biden do të zhvillonte biseda nga dhoma operacionale e sigurisë së lartë e gjendur në Shtëpinë e Bardhë, me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von Der Leyen, Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentin francez Emmanuel Macron, Kancelarin gjerman Olaf Scholz, Kryeministrin italian Mario Draghi, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, Presidentin polak Andrzej Duda dhe Kryeministrin britanik Boris Johnson.

Më herët të hënën, NATO tha se ka vënë në gjendje gatishmërie trupat e saj dhe po dërgon anije dhe avionë luftarakë në Evropën Lindore, ndërkohë që Pentagoni tha se ka vënë deri në 8,500 trupa në gatishmëri për dislokim të mundshëm në Evropë, nëse aleanca e NATO-s aktivizon një forcë të reagimit të shpejtë. Njoftimi nga Pentagoni, i bërë i ditur nga zëdhënësi John Kirby, është sinjali më i fundit i vendosmërisë së Shteteve të Bashkuara në kushtet e grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën.

Zoti Kirby qartësoi se ende nuk ishte marrë një vendim nëse do të dërgoheshin trupat. NATO-ja denoncoi Rusinë për përshkallëzim të tensioneve në lidhje me krizën në Ukrainë. Zyrtarët e NATO-s gjithashtu thanë se aleanca mund të dërgonte trupa shtesë në krahun e saj juglindor.

Duke përshëndetur një sërë dislokimesh të njoftuara nga anëtarët e aleancës ditët e fundit, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se aleanca e NATO-s do të marrë “të gjitha masat e nevojshme”. Vendimi është një shenjë e mëtejshme se Perëndimi po përgatitet për një sulm të Rusisë mbi fqinjin e saj, pasi Moska grumbulloi rreth 100,000 trupa në kufirin me Ukrainën.

“Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive”, tha zoti Stoltenberg përmes një deklarate.

Ne po shqyrtojmë gjithashtu dërgimin e njësive të tjera luftarake… në juglindje të aleancës“, tha zoti Stoltenberg.

NATO-ja tani ka rreth 4,000 trupa në batalione shumëkombëshe të dislokuara në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni, të mbështetura me tanke, njësi të mbrojtjes ajrore dhe njësi të inteligjencës dhe survejimit. Rusia ka mohuar akuzat se po planifikon pushtimin e Ukrainës. Por, pasi shkaktoi krizën duke e rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përdor reagimin e Perëndimit si provë për të mbështetur argumentin e saj se Rusia është vënë në shënjestër dhe nuk është ajo që nxit agresionin.

Zyrtarët amerikanë thanë se Pentagoni po përfundonte përpjekjet për të identifikuar njësi specifike që mund të dislokonte në krahun lindor të NATO-s. Një zyrtar amerikanë tha se deri në 5,000 trupa mund të dislokohen, ndërsa një diplomat i NATO-s tha se Uashingtoni po shqyrtonte transferimin gradual të një pjese të trupave amerikane nga Evropa Perëndimore në atë Lindore në javët e ardhshme.

Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një video-konferencë me udhëheqësit evropianë më vonë të hënën, si pjesë e koordinimit me aleatët për t’iu përgjigjur grumbullimit të forcave të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë.

TENSIONET NE RRITJE

Danimarka, Spanja, Franca dhe Holanda po planifikojnë ose po shqyrtojnë dërgimin e trupave, avionëve dhe anijeve ushtarake në Evropën Lindore, tha NATO-ja. Ukraina ndan kufijtë me katër vende të NATO-s: Poloninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Rumaninë. Një zyrtar polak tha se Varshava nuk do të dërgonte trupa në Ukrainë.

E shqetësuar për situatën, Britania tha se po tërhiqte një pjesë të personelit nga ambasada e saj në Ukrainë, një ditë pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin urdhëruar anëtarët e familjeve të diplomatëve të largoheshin. Diplomatët amerikanë po lejohen gjithashtu të largohen vullnetarisht. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov akuzoi Perëndimin për “histeri” dhe nxjerrje të informacioneve “të mbushura me gënjeshtra”.

“Sa i përket veprimeve specifike, ne shohim deklarata të Aleancës së Atlantikut të Veriut rreth përforcimit, tërheqjes së forcave dhe burimeve në krahun lindor. E gjithë kjo çon në faktin se tensionet po rriten,” tha ai.

“Kjo nuk po ndodh për shkak të asaj që po bëjmë ne. E gjithë kjo po ndodh për shkak të asaj që NATO-ja dhe SHBA-ja po bëjnë dhe për shkak të informacionit që po përhapin”, tha Dmitry Peskov.

Tregjet globale të aksioneve ranë nga perspektiva e një sulmi rus. Rubla arriti nivelin më të ulët në 14 muaj kundrejt dollarit dhe aksionet ruse ranë gjithashtu. Rusia ka përdorur grumbullimin e trupave të saj për të tërhequr Perëndimin në diskutime pasi ka paraqitur kërkesat për të riformatuar hartën e sigurisë së Evropës. Ajo dëshiron që NATO-ja të mos pranojë kurrë Ukrainën si anëtare të saj dhe të tërheqë trupat dhe armët nga vendet ish-komuniste të Evropës Lindore që iu bashkuan pas Luftës së Ftohtë.

Uashingtoni thotë se këto kërkesa nuk janë pikënisje për bisedime, por është gati të diskutojë ide të tjera mbi kontrollin e armëve, vendosjen e raketave dhe masat e ndërtimit të besimit. Rusia po pret një përgjigje me shkrim këtë javë nga Shtetet e Bashkuara pasi bisedimet të premten e kaluar – raundi i katërt këtë muaj – nuk dhanë ndonjë përparim.

“E DHIMBSHME, E DHUNSHME DHE E PËRGJAKSHME”

I pyetur nëse mendonte se një pushtim ishte i pashmangshëm, kryeministri britanik Boris Johnson u tha gazetarëve se inteligjenca ishte “shumë e zymtë në këtë pikë” por se “logjika ende mund të mbizotërojë”. Ai përsëriti paralajmërimet perëndimore se pushtimi i Ukrainës do të ishte “i dhimbshëm, i dhunshëm dhe i përgjakshëm” për Rusinë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, të kujdesshëm ndaj synimeve të Rusisë që kur ajo pushtoi Krimenë dhe mbështeti separatistët në Ukrainën lindore në vitin 2014, i kanë thënë Rusisë se do të përballet me pasoja të forta nëse sulmon sërisht.

Në takimin e tyre në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së paralajmëruan Rusinë se do të përballej me pasoja “të rënda” nëse sulmon Ukrainën, por janë të ndarë rreth asaj se sa të ashpra do të jenë masat ndaj Moskës dhe nuk dhanë hollësi në lidhje me ato.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i tha presidentit të BE-së Charles Michel me telefon se ishte e rëndësishme për Kievin që BE-ja të tregojë unitet.

“Ukraina nuk do të bjerë në provokime dhe së bashku me partnerët e saj do të qëndrojë e qetë dhe e përmbajtur”, tha zyra e presidentit.

Komisioni Evropian, propozoi një paketë ndihmash financiare prej 1.36 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën të zbusë efektet e konfliktit me Rusinë. Një burim i delegacionit rus tha se këshilltarët politikë nga Rusia, Ukraina, Franca dhe Gjermania do të takohen në Paris të mërkurën për bisedime mbi zgjidhjen e konfliktit në Ukrainën lindore, ku që nga viti 2014 janë vrarë rreth 15,000 njerëz. Përpjekjet e mëparshme nuk kanë arritur të japin ndonjë përparim. Disa vende, duke përfshirë Francën, Norvegjinë dhe Letoninë, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre kundër udhëtimeve jo thelbësore në Ukrainë.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrzej duda boris johnson charles michel dmitry peskov emmanuel macron jens stoltenberg mario draghi olaf scholz ursula von der leyen volodymyr zelenskiy andrzej duda boris johnson charles michel dmitry peskov emmanuel macron jens stoltenberg mario draghi olaf scholz ursula von der leyen volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet