LIVE UPDATES
Ekonomi

Koncesioni i Aeroportit të Kukësit u jepet dy kompanive pa ekspertizë dhe përvojë, pas njërës qendron Kastrati shpk

22 Mars 2019, 10:51 Nga DOSJA
Koncesioni i Aeroportit të Kukësit u jepet dy kompanive pa

Qeveria miratoi dje kontratën për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe menaxhimit të Aeroportit të Kukësit, me bashkimin e kompanive Bami shpk dhe Global Technical Mechanics shpk. Në deklaratën e rastit, Ministrja Belinda Balluku pohoi se koncesioni do të zgjasë për një periudhë 35 vjeçare. Punimet për vënien në punë të Aeroportit të Kukësit parashikohet të zgjasin dy vjet.

As kontrata dhe asnjë ndonjë element i saj nuk janë bërë publike, dhe nuk dihet asnjë e dhënë tjetër e këtij koncesioni.

Ndërkohë, kompanitë Bami dhe Global Technical Mechanics janë kompani të panjohur për publikun.

Një hulumtim i Exit.al na ka çuar në konkluzionin se pas të paktën Gobal Technical Mechanics qendron kompania Kastrati shpk, që duket se është përfituesi i vërtetë i koncesionit.

Gara për koncesionin

Në fillim të vitit 2018, bashkimi i kompanive Kastrati sh.a. dhe T.M.D Systems LTD paraqitën në Ministrinë e Infrastrukturës një propozim të pakërkuar për marrjen me koncesion të rehabilitimit dhe operimit të Aeroportit të Kukësit, i ndërtuar në vitin 2006 me financim të sheikut të Emirateve të Bashkuara, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Më 11 korrik 2018, Këshilli i Ministrave pranoi propozimin e Kastratit dhe T.M.D Systems LTD, dhe hapi procedurën e konkurimit duke i dhënë Kastratit & TMD Systems një bonus prej 8 për qind të pikëve, si nismëtar dhe hartuesi i propozimit të paraqitur në ministri.

Bazuar në vendimin e KM-së për të pranuar propozimin, Ministria e Infrastrukturës hapi tenderin. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte 20 dhjetori 2018. Në tender paraqiti ofertë vetëm konsorciumi Bami shpk dhe Global Technical Mechanics. Në mënyrë të habitshme, konsorciumi nismëtar dhe që kishte marrë edhe një bonus në konkurim Kastrati & TMD Systems nuk u paraqit fare në garë.

Automatikisht, pa konkurencë dhe praktikisht pa garë, Bami shpk dhe Global Tecnical Mechanics u shpallën fitues të koncesionit. Asnjëra prej tyre nuk ka asnjë përvoje dhe ekspertizë në fushën e ndërtimit, operimit dhe menaxhimit të aeroporteve dhe të asnjë shërbimi tjetër të lidhur direkt apo indirekt me aeroportet.

Kjo do të thotë se konsorciumi nuk ka përmbushur kriterin kryesor teknik të ekspertizës dhe përvojës në fushën e shërbimit. Nuk dihet nëse këtë mangësi konsorciumi e ka plotësuar duke patur ndonjë marrëveshje nënkontraktore, por gjithsesi kjo gjë do të përbënte shkelje të rregullave të konkurimit. Exit.al ka mësuar se një nga kriteret kualifikuese të garës ka qenë që konkuresit duhet të kishin ekspertizë dhe përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve, si dhe duhet të ishin të pajisur me licenca përkatëse nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit.

Kompanitë fituese

Kompanitë fituese janë pa ekspertizë apo përvojë ndërtim dhe operim aeroportesh.

Bami shpk është një kompani ndërtimi e krijuar në vitin 1999, me seli në Krujë në pronësi të Shkëlqim Bamit. Kompania nuk ka ekspertizë dhe asnjë përvojë të mëparshme në ndërtim aeroportesh.

Kompania ka patur një aktivitet modest deri në vitin 2012, pas të cilit aktiviteti i saj ka njohur rritje të ndjeshme thuajse i gjithë përmes kontratave publike kryesisht për shtrim dhe asfaltim rrugësh lokale. Gjatë kësaj periudhe të ardhurat vjetore të kompanisë janë luhatur nga 2-5 milionë euro. Kompani gjatë vitit 2017 ka gati dyfishuar fitimet krahasuar me vitin 2016, dhe disa fishuar në krahasim me vitet e mëparshme.

Global Technical Mechanics është një kompani e re, e krijuar në 2017 me objekt kontrollin, shitjen dhe blerjen e mjeteve motorrike dhe pjesëve të këmbimit të tyre; transport rrugor ndërkombëtarë; tek shërbimeve dhe ndërtime në fushën e aviacionit civil dhe në fund konsulencat financiare dhe fiskale.

Sidoqoftë, kompania nuk ka zhvilluar ansjë aktivitet dhe nuk ka asnjë përvojë në fushat që janë deklaruar si objekt i saj—aktiviteti i parë i kësaj kompanie është koncesioni i Aeroportit të Kukësit.

Pronari i vetëm i Global Technical Mechanics është Ridgers Mema, 26 vjeç. Exit.al ka mësuar se Ridgers Mema është faktikisht punonjës i Grupit Kastrati.

Formalisht Mema është gjithashtu aksioner i në tre shoqëri të tjera të prodhimit dhe eksport-importit të naftës dhe nënprodukteve të saj. Në të gjitha këto shoqëri, ka qenë aksioner dhe i ka shitur aksionet Ridgers Memës, kompania Kastrati ose kjo e fundit është anëtare e këshillit mbikqyrës.

Konkretisht, Mema është aksioner në kompaninë Al Global Oil, e themeluar në vitin 2016, me objekt importin dhe eksportin e hidrokarbureve, të karburanteve, naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Kjo kompani ka blerë rafinerinë e bitumit të ARMOS në Fier.

Al Global Oil ka qënë në pronësi të Frident Kuqit dhe Shefqet Kastratit, të cilët në vitin 2017, transferuan 100 për qind të kuotave tek Ridgers Mema, Qazim Qazimi dhe Aurel Baka. Në qershor 2018, Aurel Baka i ka shitur aksionet e tij, 33 përqind, tek Ridgers Mema, i cili u bë aksioneri kryesor i kompanisë me 66 për qind të aksioneve.

Deri në dhjetor 2018, anëtarë të Bordit Mbikqyrës të kompanisë kanë qenë Shefqet, Musa dhe Leonard Kastrati.

Mema është gjithashtu aksioner në kompaninë Ak Trade International Oil, e themeluar në vitin 2014, me objekt import-eksport dhe shitje me shumicë. Ridgers Mema është aksioneri kryesor me 67 përqind të aksioneve dhe administrator i kompanisë. Në Këshillin Mbikqyrës të kompanisë kanë qenë anëtarë nga viti 2014 deri në vitin 2017 Alket Hyseni, deputet i Partisë Socialiste, dhe Shefqet Kastrati.

Të gjitha faktet e mësiperme të çojnë në përfundimin që në fakt Ridgers Mema dhe kompania Global Mechanics ëshë thjesht një mburojë për Grupin Kastrati, që duket se është një nga dy koncesionarët faktikë të Aeroportit të Kukësit. Marrë nga Exit.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi aeroporti i kukesit kompania kastrati koncesionet e rames aeroporti i kukesit kompania kastrati koncesionet e rames

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez