LIVE UPDATES
Ekonomi

Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria dhe Maqedonia me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

19 Mars 2019, 18:13 Nga DOSJA
Raporti i Bankës Botërore/ Shqipëria dhe Maqedonia me rritjen

Banka Botërore ka publikuar një raport lidhur me performancën e tregut të punës në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit, ekonomia në rajon po përmirësohet, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë se sa një vit më parë pavarësisht rritjes që po ndodh në të gjithë rajonin. Vendet me rritjen më të madhe ekonomike e ka shënuar Shqipëria dhe Mali i Zi. Problem në rajon mbetet punësimi informal. Ai është ende në rritje në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore, por në rënie në Serbi.

Sipas raportit për “Trendet e Tregut të Punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019”, numri i vendeve të reja të punës të hapura midis tremujorit të dytë të vitit 2017 dhe tremujorit të dytë të vitit 2018 është rreth 68,000, krahasuar me 231,000 prej tyre një vit më parë. Nga ana tjetër, rritja e PBB-së në rajon u regjistrua nga 2.5 përqind në vitin 2017 në 3.9 përqind në vitin 2018.

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë raportuar rritjen më të madhe sa i takon numrit të vendeve të punës në rajon, me 3.3 përqind secila, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me një rritje prej 2.1 përqind. Shumica e vendeve të reja të punës u krijuan në sektorin e industrisë dhe shërbimeve.

Mëgjithatë edhe pse janë shënuar rritje në punësim, gratë vazhdojnë të jenë të nënpërfaqësuara edhe pse më shumë se gjysma e rritjes së punësimit është regjistruar në radhët e tyre.

Papunësia pësoi ulje historike në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke rënë nga 16.2 për qind në 15.3 për qind gjatë vitit të kaluar. Normat në shtetet në fjalë shkonin nga rreth 12 për qind në Serbi dhe Shqipëri në 29 për qind në Kosovë. Edhe rajoni përjetoi një rënie të ndjeshme të papunësisë afatgjatë, nga një shifër kulminante prej 1.5 milionë persona në vitin 2011 në 776,000 persona në tremujorin e dytë të vitit 2018. Megjithatë, papunësia në Ballkanin Perëndimor mbeti një sfidë e konsiderueshme ku nivelet e arritura ishin dy deri në tre herë më të larta se në vendet e BE-së.

Raporti vëren se punësimi informal, një nga sfidat më të mëdha të tregjeve të punës të Ballkanit Perëndimor, është ende në rritje në Shqipëri dhe në Maqedoninë Veriore, por në rënie në Serbi. Në vitin 2018 ishin të rinjtë, gratë e moshuara dhe punonjësit me arsim të ulët ata që kishin më shumë gjasa të kryenin punë informale.

Pavarësisht pozicionit të tyre të vështirë në tregun e punës, situata e punësimit të të rinjve vazhdoi të përmirësohej, ku norma e papunësisë në rradhët e të rinjve pësoi rënie me 3 pikë përqindje deri në 34.6 për qind. Shumica ishin të papunë afatgjatë, duke filluar nga rreth 70 përqind në Bosnje dhe Hercegovinë në 43 përqind në Malin e Zi. Mesatarisht, 50 për qind e të rinjve punonin me kontratë të përkohshme, fenomen ky që preku 8 nga 10 punëtorë në moshë të re në Kosovë dhe Mal të Zi. Edhe pse në rënie, përqindja e të rinjve (15-24 vjeç) të cilët nuk janë të përfshirë në punësim, arsim dhe as në trajnim (NEET) mbeti e lartë në nivelin 22.3 për qind. Normat nën mesatare u raportuan në Mal të Zi dhe në Serbi (rreth 17 përqind), krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (që variojnë nga 24 deri në 26 përqind).

Pagat dhe kostot e krahut të punës ishin dukshëm më të ulëta në Ballkanin Perëndimor, krahasuar me BE-në dhe gjatë viteve të fundit nuk ka pasur një konvergjencë të qartë “Përveç dinamikës pozitive, ndonëse në rënie të zhvillimeve të punësimit, trendet e fundit në produktivitet dhe në rritjen e pagave janë shqetësuese dhe duhet të trajtohen nga politikëbërësit për të ndihmuar si konvergjencën ashtu dhe punësimin”, përfundon Robert Stehrer, Drejtor Shkencor i Institutit të Vjenës për Studimet Ekonomike Ndërkombëtare.

Raporti konstaton se tatimi mbi të ardhurat e krahut të punës në Ballkanin Perëndimor është relativisht i lartë për punonjësit me pagë të ulët dhe për punëtorët me përgjegjësi familjare/ që kanë persona të tjerë në varësi, duke pasur parasysh progresivitetin e ulët të rajonit dhe përdorimin e rrallë të ndihmës familjare në regjimet e tatimit mbi të ardhurat. Punonjësit me pagë të ulët janë në një situatë edhe më të pafavorshme  në tregun formal të punës sa i takon pagës së tyre neto dhe kostos relativisht të lartë të punësimit të tyre krahasuar me personat me të ardhura të mesme ose të larta.

Këto disavantazhe kthehen në një pengesë shtesë për punonjësit kur bëhet fjalë për sistemim në vende formale pune si edhe për vetë firmat për të hapur vende formale pune, veçanërisht për punonjësit me arsim të ulët dhe punonjësit e tjerë me pagë të ulët. Një reformë e gjerë e të gjithë sistemit të tatimit të krahut të punës dhe të sigurimeve shoqërore mund të shërbejë si metoda më premtuese për ringjalljen e tregjeve të punës në Ballkanin Perëndimor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi banka boterore ekonomia ne rajonin e balkanit banka boterore ekonomia ne rajonin e balkanit

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit