LIVE UPDATES
Bota

Koço Devolle ndërroi jetë, Albin Kurti i shpreh ngushëllimet familjes: Shpresoj të jetë frymëzim për humoristët e gjene

9 Nëntor 2020, 06:34 Nga DOSJA
Koço Devolle ndërroi jetë, Albin Kurti i shpreh

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Kurti shkruan se humori i Devoles ishte i thellë dhe i punuar me kujdes për të mos rënë pre e banalizimit. Gjithashtu numri një i Lëvizjes Vetëvendosje shprehu ngushëllimet për të gjithë familjarët e aktorët.

“Mësova me dhimbje lajmin e vdekjes së aktorit e autorit të humorit shqiptar, Koço Devoles, i cili prej disa ditësh ishte i shtruar në spital në Tiranë, me simptoma të rënduara të COVID-19. Devole, beratas me origjinë, pjesëtar i një brezi të talentuar, e zhvilloi humorin e tij në kushte të shtetit të kudondodhur, gjatë diktaturës, dhe e vazhdoi atë në kushte të shtetit të larguar në drejtime të panjohura, gjatë demokracisë. Pra, humori i tij ndërtohet pikërisht në humnerën që gjendet mes dëshirës së njerëzve për normalitet, parashikueshmëri, jetë të mirë, drejtësi e liri, dhe dështimit të plotë të asaj dëshire prej dy ekstremeve politike ku ka kaluar Shqipëria, katër dekada stalinizëm dhe tre dekada neoliberalizëm. Humori i Koço Devoles ishte një humor i thellë e i punuar me kujdes. Edhe pse shpesh i thënë me gjuhë popullore, ai nuk binte pre e formulave kopjuese, klisheve bajate, apo imitimit banal. Rrallë merrej ai me individë, sepse kishte aftësinë të karikaturizonte fenomenin, pa u bërë megjithatë skolastik apo skematik. Të tillë autorë të humorit, gjithnjë janë të rrallë, dhe shpresoj të jetë frymëzim për humoristët e gjeneratave të reja. Ngushëlloj familjarët e Koço Devoles dhe gjithë adhuruesit e artit të tij,”-shkruan Kurti.

Aktori ndërroi jetë ditën e djeshme. Ai fillimisht u negativizua nga COVID-19 dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e humbi betejën më sëmundjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti humb jeten koco devole koço devole albin kurti humb jeten koco devole koço devole

Sondazh

Poll
Bota 8 Nëntor 2020, 21:51

Infektohet me Covid-19 Dritan Abazoviç

MAL I ZI- Lideri i Lëvizjes Qytetare URA, në Mal të Zi, Dritan Abazoviç, është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë vetë me dije Abazoviç, përm...

Bota 8 Nëntor 2020, 21:12

Presidenti i zgjedhur Biden, përballë sfidave

SHBA– Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në v...

Bota 8 Nëntor 2020, 18:18

SHBA– Philip Reeker, pritet që të jetë nënsekretar i shtetit amerikan për Evropë, gjatë mandatit të Joe Biden. Ekspress shkruan se Reeker po përflitet se ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj