LIVE UPDATES
Bota

Refuzoi masat anti-Covid/ Ja çfarë i ka sjellë Suedisë rruga e veçuar nga vendet e Evropës

8 Nëntor 2020, 16:33 Nga DOSJA
Refuzoi masat anti-Covid/ Ja çfarë i ka sjellë Suedisë

SUEDI- Suedia nuk e ndoqi strategjinë e vendeve europiane me rregulla të detyrueshme karantine, por u bazua vetëm tek rekomandimet. A ka më shumë sukses ky vend me këtë strategji apo është më i rrezikuari?

“Zhvillimet po shkojnë në drejtimin e gabuar”, shkroi kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven të enjten në Facebook. “Më shumë infektime, më shumë raste vdekjeje. Kjo është situatë serioze.” Ky ishte postimi i parë që Löfven bëri nga vetëizolimi, pasi një person në rrethin e tij kishte pasur kontakt me të infektuar me Covid. Si e gjithë Europa edhe Suedia po përjeton këto ditë një valë të dytë të pandemisë së koronës – aktualisht po shënohen vlerat më të larta të numrit të infektimeve të reja.

Por Suedia është një vend që deri sot nuk ka vendosur rregulla të detyrueshme për të gjithë për të luftuar virusin, por përpiqet të vendosë nën kontroll pandeminë përmes rekomandimeve për sjelljen qytetare. “Nëse ju jeni i konfirmuar si i infektuar me COVID-19, atëherë të paktën duhet të qëndroni në shtëpi, shtatë ditë pas shpërthimit të sëmundjes”, rekomandojnë autoritetet e shëndetësisë suedeze. Autoriteti i shëndetësisë nën drejtimin e epidemiologut, Anders Tegnell është shtabi qendror në luftimin e pandemisë dhe me ndikim në politikë.

Kritikë e vetmuar

Megjithatë ky vend i mbetet besnik rrugës të bërë të njohur në të gjithë botën si „rruga e veçantë e Suedisë.” Filozofia pas saj: Nëse apelohet tek arsyeja e qytetarëve, në vend që t’i detyrosh ata me kufizime, pranueshmëria është më e lartë për një kohë më të gjatë.

Një nga kritiket e kësaj strategjie që nga fillimi është Lena Einhorn. Producentja e filmit 66 vjeçare dhe shkrimtare e virologe e mëparshme publikoi në prill me 21 vetë të tjerë një kritikë të argumentuar shkencërisht kundër menaxhimit suedez të krizës. Ajo thotë për Deutsche Wellen se Suedia, ashtu si në pranverë është më e goditur, se vende të tjera fqinje. „Dallimi është se ato kanë kufizime të tjera nga tonat.” Danimarka ka vendosur një sistem semafori me rregulla të zgjeruara të jetës publike. Norvegjia ka vendosur home-office për zonat e rrezikuara.

Suedia pa maska

Që në rrugë të bie një dallim i madh në sy, thotë Einhorn. „Nëse ecën nëpër rrugët e Stockholmit apo shkon në dyqan nuk sheh njeri që mban maskë. Në transportin urban shikon vetëm njerëz të veçuar me maskë. Vërtet është tabu të mbash maskë.”

Në fillim të pandemisë ishte e paqartë, por tani konsiderohet si e vërtetë e bazuar në studime, se maska që mbron hundën dhe gojën e ndal në një masë të madhe përhapjen e virusit Korona. Sipas Einhorn, në të gjitha vendet skandinave, veç Suedisë, maska është tani pjesë e së përditshmes.

Pesë fazat e rrugës së posaçme suedeze

Lena Einhorn nuk pret që Suedia ta ndryshojë strategjinë e saj. Pyetjet më kritike i bëjnë gazetarët e huaj në konferencat e shtypit, thotë ajo, sepse mënyra si u pa Suedia nga jashtë ka variuar këto kohë. „Në fillim ata thanë, o, ndoshta kanë të drejtë, por pastaj pati gjithnjë e më shumë të vdekur në Suedi, dhe ne u bëmë si monstra, shumë na quanin për të çmendur.” Për një kohë të caktuar, Suedia ishte vendi me numrin më të madh të viktimave në botë. Në vende të tjera të moshuarit mbroheshin në mënyrë më efektive.

Pastaj erdhi faza tjetër, thotë Lena Einhorn. „Në verë, ku kishte më pak të vdekur Suedia u bë sërish parajsa në tokë. Kur në vjeshtë në shumë vende u rritën infektimet dhe pati rezistencë kundër kufizimeve të reja, Suedia u kthye në idol të lirisë. Por nuk është më e tillë, qëkur rastet edhe këtu po rriten shumë.”

Në popullsinë suedeze ka rënë mbështetja për autoritetin e shëndetësisë dhe epidemiologun e shtetit, Tegnell. Në vendet fqinje, qeveritë herët a vonë e kanë korrigjuar kursin, dhe kanë vendosur rregulla detyruese në vend të rekomandimeve. Qeveria suedeze nuk mund ta bëjë këtë, mendon Einhorn. „Qeveria jonë ka pak mbështetje, e për sa kohë që autoriteti i shëndetësisë është i preferuar, qeveria nuk mund të dalë kundër.” E kështu në kulmin e valës së dytë të pandemisë, qeveria suedeze vazhdon të bazohet në veprimin vullnetar të qytetarëve. Të premten kryeministri suedez shkroi nga karantina. „Informohuni dhe ndiqni këshillat.”

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota suedia me covid suedia me covid

Sondazh

Poll
Bota 8 Nëntor 2020, 14:59

ANGLI- Mbretaresha Elizabeth është parë për herë të parë me maskë në fytyrë në publik gjatë një vizite që i ka bërë varrit të “Luftëtarëve të PanjohurR...

Bota 8 Nëntor 2020, 11:55

BE: Vala e COVID-19u dinamikën ekonomike

Vala e dytë e Coronës që ka përfshirë të gjithë Europën rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë, konstaton Komisioni Europian në Bruksel. Prognozat janë pesimiste.Sipa...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës