LIVE UPDATES
Bota

Presidenti i zgjedhur Biden, përballë sfidave

8 Nëntor 2020, 21:12 Nga DOSJA
Presidenti i zgjedhur Biden, përballë sfidave

SHBA– Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në vështirësi dhe një publik thellësisht të ndarë.

Zoti Biden, ish nënpresident dhe senator amerikan i shtetit Delauer, bëri fushatë me premtime për të zbatuar politika të gjera, por pragmatike në fushën e kujdesit të përballueshëm shëndetësor dhe arsimit, për të rritur pagën minimale dhe ndihmën për të varfërit si dhe për të zhvilluar industri të energjisë së pastër që do të krijonin miliona vendeve të reja pune.

Shqetësimi i tij i parë, megjithatë, do të jetë përballja me pandeminë e koronavirusit. Të hënën ai pritet të njoftojë formimin e një grupi të posaçëm për të këshilluar presidentin e zgjedhur mbi mënyrat se si mund të përballohet kjo sëmundje që ka lënë më shumë se 236,000 të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mëse 9.8 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ne mund të shpëtojmë shumë jetë në muajt në vazhdim”, tha ai gjatë një fjalimi në Uilmington të premten.

Por analistët thonë se sfidat e zotit Biden janë mjaft të mëdha dhe suksesi i tij do të varet nga rrugët që do të ndjekë për të bashkuar vendin dhe për të gjetur gjuhë të përbashkët me republikanët në Kongres sapo të jetë larguar Presidenti Donald Trump.

“Ndarjet janë të thella,” – thotë David Redlawsk, profesor i politikës në Universitetin Delaware. “Kam shpresë se me kalimin e kohës do të ecim në rrugën e shërimit. Kjo nuk do të ndodhë shpejt. Nuk do të jetë e lehtë”.

Zoti Biden u parashikua si fituesi i presidencës të shtunën, pasi arriti një epërsi të pakapërcyeshme në numërimin e votave të Pensilvanisë, e ndjekur nga një tjetër fitore e parashikuar në Nevada. Ai do të inaugurohet si President më 20 janar.

Senati republikan

Bashkë me kërkimin e mënyrave për të frenuar pandeminë, e cila e ka çuar në 1,000 numrin e përditshëm të vdekjeve gjatë katër ditëve të fundit, zoti Biden ka vënë gjithashtu si përparësi masat e lehtësimit ekonomik për 20 milionë njerëz që kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë, e cila ka dëmtuar rëndë industri të tëra, duke ndikuar sidomos në aktivitete të tilla si udhëtimet, kinematë dhe restorantet.

Por që programi i tij të marrë dritën e gjelbër në Kongres, zotit Biden me gjasë do t’i duhet të bëjë kompromis me opozitën, sidomos me udhëheqësin e shumicës në Senat, republikanin Mitch McConnell të shtetit Kentaki, i cili sapo ka fituar një mandat të ri gjashtë-vjeçar.

“Senatori McConnell mund të ngulë këmbë dhe të mos lejojë shumë nga alternativat liberale, prandaj zotit Biden do t’i duhet të negociojë për to”, thotë Shannon O’Brien, i cili jep lëndën e politikës amerikane në Universitetin e Teksasit.

Zoti Biden mund të ketë fituar presidencën, por partia e tij demokrate mund të mos arrijë të fitojë kontrollin e Senatit. Demokratëve do t’u duhet të fitojnë dy gara balotazhi për Senatin në shtetin e Xhorxhias në muajin janar për të arritur një barazim 50 me 50 në Senat. Në rastet kur dy partitë kanë një numër të barabartë senatorësh, sipas ligjit, do të ishte Zëvendës Presidentja e zgjedhur, Kamala Harris, që do të hidhte votën vendimtare në Senat.

Republikanët, ndonëse ishin në pakicë në Dhomën e Përfaqësuesve, në votimet e 3 nëntorit fituan aty më shumë vende, por përsëri mbeten në pakicë.

Zoti Biden ka një histori të gjatë si njeri që di të bëjë kompromise gjatë karrierës prej disa dekadash si senator dhe si nënpresident. Në një numër rastesh gjatë administratës Obama, zoti Biden arriti disa marrëveshje buxhetore të rëndësishme me senatorin McConnell. Kjo përvojë mund ta ndihmojë atë të kapërcejë gjendjen e bllokuar politike në Uashington.

Joe Biden ka shumë marrëdhënie të vjetra në Kongres dhe mund ta përdorë këtë kapital për të ndërtuar koalicione të reja që ndoshta nuk i kemi parë në katër vitet e fundit,” thotë Jeff Bennett, profesor i komunikimit në Universitetin Vanderbilt.

Të premten, zoti Biden theksoi nevojën për bashkëpunim dypartiak për të mirën e përbashkët.

“Ne mund të jemi kundërshtarë, por nuk jemi armiq”, tha ai në një fjalim.

Ndarjet brenda partisë

Presidenti i zgjedhur Biden mund të përballet gjithashtu me sfida brenda Partisë së tij Demokrate, mes krahut të moderuar dhe atij progresist që kërkon programe transformuese të tilla si një plan të kujdesit shëndetësor universal, i cili do të eliminonte sigurimin shëndetësor privat dhe do të kërkonte triliona dollarë taksa shtesë për t’u realizuar.

Thuhet se në Kongres janë rritur tensionet midis progresistëve dhe të moderuarve pas humbjes prej demokratëve të disa vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe duke mos arritur fitoret që prisnin në Senat.

Gjatë një konference me telefon të Grupit Demokrat të Kongresit, që u nxor në media, anëtarja e moderuar e Dhomës së Përfaqësuesve Abigail Spanberger e shtetit Virxhinia, kritikoi kolegët e saj progresistë se përqafuan pozicione që mund t’i kenë dëmtuar shanset zgjedhore të demokratëve që garojnë në zona konservatore.

“Askush nuk duhet të thotë ‘hiqini fondet policisë’, kjo nuk duhet të përsëritet më”, tha Spanberger, e cila shtoi se: “Askush nuk duhet të flasë për socializëm”.

Përballja me një Senat të kontrolluar nga republikanët, thonë analistët, mund të ndihmojë zotin Biden të bashkojë fraksionet e ndryshme demokrate për të arritur ndryshime graduale në peisazhin politikisht të përçarë.

Marrë nga Zëri i Amerikës 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden shba joe biden shba

Sondazh

Poll
Bota 8 Nëntor 2020, 18:18

SHBA– Philip Reeker, pritet që të jetë nënsekretar i shtetit amerikan për Evropë, gjatë mandatit të Joe Biden. Ekspress shkruan se Reeker po përflitet se ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale