LIVE UPDATES
Insights

“Kënaqësia për të bërë keq”, bullizmi dhe ndikimi i fortë i prindërve për ta parandaluar atë (Një histori e vërt

8 Janar 2020, 09:32 Nga DOSJA
“Kënaqësia për të bërë keq”, bullizmi

Një ditë, Ani, një djalë 12 vjeç, ishte i sëmurë dhe nuk kishte shkuar në shkollë, nëna po i përgatiste një lëng portokalli, kur e dëgjon atë duke qeshur i vetëm. Shkon në dhomë dhe e pyet se çfarë ka dhe djali duke vazhduar të qeshurën, i tregon një video ku ai dhe një grup nxënësish, djem dhe vajza, po keqtrajtonin një shokun e tyre të klasës.

Nëna e Anit menjëherë reagoi e shqetësuar: -Si mund të sillesh në këtë mënyrë dhe për më tepër, e ke filmuar dhe qesh edhe më pas? Kjo është “të kënaqesh me të keqen” biri im, kjo është ligësi. Jo o ma kjo është lojë- insistonte Ani.- Jo biri im, kjo nuk është lojë, kjo është gjë shumë e keqe. Në lojë të gjithë kënaqen dhe nuk trëmben nga njëri tjetri. Të bësh një tjetër të vuaj e të të ketë frikë, kjo nuk është lojë. Po sikur të ishe ti në vend të shokut tënd?- vazhdoi nëna. Jo, mua nuk ma bëjnë dot – bërtiti Ani. Po- i tha nëna edhe ty mund të të ndodhë, madje të ka ndodhur, sepse ti po kënaqesh me të keqen dhe e quan edhe lojë.

Në këtë situatë ku gjëndesh, kam edhe unë pjesën time të fajit. Mesa duket nuk ta kam mësuar si duhet të mirën. Të kam trasmetuar frikë, më fal dhe të jap fjalën që do të të ndihmoj që të kuptosh se sa e keqe është për ty kjo “lojë” që je përfshirë.

Ani e shikonte nënën me habi, por edhe me një lloj ndjenje turpi. Djali po fillonte të përftonte një dimension tjetër të ndjesisë së tij për situatën ku ishte përfshirë. Pas bisedës me të birin, nëna e Anit, u vesh dhe shkoi në shkollë, ku takoi mësuesen kujdestare dhe drejtorin e shkollës. U tregoi për ngjarjen, që kishte konstatuar dhe duke i kërkuar të ndërhynin, u tërhoqi vërejtjen për indiferencën e tyre ndaj këtyre dukurive.

Mësuesit deri diku të habitur nga ndërhyrja e nënës, pasi zakonisht, kishte ankesa nga nënat e fëmijëve, që e pësoni bullizmin dhe jo nga nënat e fëmijëve, që e ushtronin bullizmin, morën përsipër të ndërhynin. Gjithashtu nëna e Anit, takoi djalin e ndrojtur, që pësonte bullizëm dhe i kërkoi të falur dhe i tha se ajo nuk do të lejonte ta ngacmonin. Djali e pa me frikë dhe duke iu lutur i tha: -të lutem mos ndërhy, pasi ata do të sillen më keq.

Nuk dua që ta marrin vesh prindërit, pasi nëna ime është e sëmurë. Nëna e Anit ndihej gjithnjë e më shumë konfuze. Donte të shmangte me çdo kusht inatin, që e kishte pushtuar dhe nuk e linte të ishte e kthjellët për të vepruar. Aq sa ishte e zemërua me të birin, aq më shumë kërkonte të ishte e qetë, që të mund të nxirrte të birin nga kjo “gropë thithse” e kënaqësisë, që ndjehet kur mund dhe i bën keq një njeriu tjetër. I dukej se po të mundte inatin e saj do të mund të shpëtonte edhe të birin. Shkoi në shtëpi dhe u fut direkt në dhomë të djalit të saj, që e priti gjithë ankth të jëmën. Ajo u ul te krevati i tij dhe pasi i tregoi se kishte takuar mësuesit, kishte takuar edhe djalin e mirë, që duronte për prindërit e tij, poshtërimin.

Ani duke dëgjuar filloi të qajë dhe u justifikua, se unë nuk dija gjë. Kjo nuk është justifikim- I tha nëna – pse duhet të dish që ka një problem një njeri që të mos i bësh keq? Kjo është një mënyrë e keqe të menduari. “Nuk ju detyron njeri ta doni shokun apo shoqen, por jeni të detyruar të respektoni dhe të mos fyeni tjetrin”. Këto veprime nuk mund dhe nuk duhet t’i bëni. Ky veprim është i ndaluar sepse bëni keq si tjetrit, po ashtu edhe vetes tuaj.

Ju me këtë veprim zhvilloni të keqen. Po sikur të ishit ju në vëndin e shokut apo shoqes tuaj, si do të ndiheshit?! Mos u jystifiko se mua nuk më ndodh. Të gjithve mund tu ndodhë. Edhe ty të kanë nxitur siç ke nxitur edhe ti shokët, që të bëni keq. E shikon që të ka ndodhur, që ty të tjerët të nxitën edhe më keq drejt kësaj kënaqësie. Dhe ti bëre të njëjtën gjë me shokët e tu. Ti mbylle çdo gjë të mire, që ti gjatë gjithë kohës përpiqesh ta demostrosh, që je një djalë i mirë dhe u desh një nxitje e vogël dhe e harrove të mirën dhe respektin për veten.

Ti ndihesh mirë kur unë vij nga mbledhja e prindërve dhe të tregoj fjalët e mira që thonë mësuesit për ty, si për mësimet edhe për sjelljen. Dhe tani unë zbuloj që ti fshehtas sillesh siç nuk do të ta dijë njeri. Pra ti je më i dobët se ai djali që ju duron të gjithëve se ka një qëllim. Ai do të bëjë diçka që të ndihmojë familjen dhe ai hesht për ngacmimin e keq që ju i bëni. Ai nuk do të mërzitë nënën që është e sëmurë rëndë. Po ta shihje në film ti do të ishe me djalin dhe do ti kishe inat ata si ty, që e mundonin atë. -Mami nuk dua që ti thuash babit për këtë, që unë kam bërë, sepse tani më vjen shumë turp nga vetja.- babit do tja themi, pasi nuk mund të gënjejmë dhe të fshehim një gjë kaq të keqe, siç është kënaqësia për të bërë keq.

Edhe babi, si unë, vërtet do të mërzitet shumë, por ai si unë, do të përpiqet të të ndihmojë të zbulosh e njohësh ndjesitë e tua. Duke i njohur nuk bëhesh pre e tyre. ti po rritesh dhe shumë gjëra po i mëson ti bësh sipas mënyrës tënde. Po mëson të diferencosh të mirën dhe të keqen. Po mëson të mbash përgjegjsi për veprimet e tua. Po nuk pate kurajo sot tja tregosh babit ,nesër nuk do të mundesh të jesh i rritur, por do të mbetesh gjithnjë duke u fshehur.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bullizmi lira gjika bullizmi lira gjika

Sondazh

Poll
Insights 5 Janar 2020, 11:35

Po e humbet BE Ballkanin?

BE- Viti 2019 nuk ishte një vit i mbarë për njerëzit në periferinë e Bashkimit Europian, në Europën Juglindore. Ndryshe nga sa premtoi, BE në samitin e tetorit ...

Insights 2 Janar 2020, 16:47

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që pro...

Insights 2 Janar 2020, 07:54

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megji...

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari