LIVE UPDATES
Insights

‘Ene Sahatin e modh do j’ua mçefin. Ka hy m’ujtit’, pedagogia shkrim për kryeqytetin: Elegji për Tironën

4 Janar 2020, 07:29 Nga DOSJA

A ka për t’nërru noj her kjo Tirona jon, axhebà! – vriste mendjen nona ime. Dhe pastaj rrudhte buzët me qime të rralla, e picërronte sytë e bukur gjithë lara. Nona e shkretë… vdiq pa nërru hala faqe Tirona, një mëngjes fund-dhjetori pasi na kish bërë hashuren e zakonshme për atë periudhë. Thoshte edhe vetë: Tironën kini për ta gzu ju, shkongllat e nonës, se mu do më ketë bi bari dy pëllomë kur ta thyjn qafën rezilat!” Ajo ishte nga të pakëtat në familje që s’kishte dyshime se komunizmi si gjithçka tjetër do kishte fundin e vet, dhe ishte ky ndryshimi që i pëlqente. “Hongërt kryt e vet, ishallah”- thoshte për Enverin kur dëgjonte që futeshin në burg a vriteshin njerëz për pulitik. Por ca nga ndryshimet e tjera që erdhën, nona as i mendonte dot, dhe as do i kishte pas dash. Tirona pa aborre e tronafila me erë, pa rrugica e komshi ku të trakllish e ta hapin portën me gaz – ke Nusja Molit, ke Fahrija apo ke Kristanthi për i kave e për muhabet … nuk osht Tirona e nonës. Kur i thoja për ndonjë shoqe që e ka shtëpinë tek 21-shi, më thoshte “Qyqa, m’fun dynjosë e paska!” Kuptohet që Kombinati dhe Lapraka ishin katunet e reja përqark Tironës. Tirana e nonës ishte ajo e para. Nga një histori e dëgjuar, di që nuk ishte kështu veç nona ime. Gjyshja e një mikeje që banonte në një shtëpi tiranase afër Pazarit të Ri, pasi kish ndenjur për disa orë për vizitë tek apartamenti i ri i të birit në perëndim të Mihal Durit, i thoshte: Bir i nonës, sun po rri mo myll m’kuti, më ço m’Tiron tashi!

Qyteti në përfytyrimin distant të qytetarit (por edhe të huajit) barazohet simbolikisht me skyline-in e tij, normalisht i qëndrueshëm e sigurues, i dukshëm dhe i pangatërrueshëm për këmbësorët apo zogjtë qytetas. Duhen shkruar këtë fundviti edhe ca radhë për çfarë ka luajtur në histori rolin e skyline-it të paluejtshëm, tashmë thuajse 100-vjeçar, të Tiranës, para se ai të zhduket përgjithnjë. E kam fjalën për pamjen qe duket nga sheshi Skënderbej, aty ku bashkohen rruga e Durrësit me atë të Kavajës, kur sheh përnga Mali i Dajtit: konturi i malit, Xhamia me Minaren, Sahati dhe paralelopipedi i pamungueshëm me çati sipër i Pallatit të Kacelve. Për Pallatin kam shkruar edhe më parë, dhe kam ende për të shkruar. Unë besoj se për identitetin e qytetit dhe paqen e qytetarit memoria dhe vazhdimësia vizuale dhe arkitektonike e disa ndërtesave kyç e të veçanta, ka rol të madh. Që qytetari ta ndiejë si të vetin qytetin dhe t’i përkasë e ta ketë shtëpi, ai duhet të jetë pjesë e tij, kulturalisht, mendërisht e ekonomikisht. Jetëgjatësia e imazhit, prania e disa objekteve simbolike qendrore të ndërtuara sipas një modeli të pranueshëm dhe të kuptueshëm, e mbrojnë qytetarin nga tronditjet që mund t’i shkaktojnë ngjarje të caktuara, halle a fatkeqësi se ndihet “në shtëpi”. Ato gjithashtu e lidhin shoqërinë në komunitet dhe përforcojnë identitetin qytetar. E vërteta është se në gjithë fotot e trashëguara nga e kaluara e paraluftës, nga paslufta apo vitet e socializmit, Pallati i Kacelve u buzëqesh ndërtesave përreth me madhështi të matur. Ai i rri mirë qendrës; fakti që e mbulon një çati, ashtu si edhe gjithë ndërtesat më të ulëta përreth, e bën edhe më tiranas dhe të afrueshëm.

Ka një skicë lapidare por të panjohur të Sadik Kacelit vizatuar më 1943, që botohet mbi këtë shkrim me leje prej të birit të piktorit, edhe ky po piktor, Buron Kaceli (skica në hyrje të shkrimit). Bukuria dhe përsosmëria strukturore e atij pallati që mbante emrin e familjes së tij, e bëri piktorin e ri të shpërpjesëtonte raportet mes Pallatit, Sahatit dhe Minares në një trill artistik që luante me realitet e botës fizike dhe shpotiste identitetin e Tiranës. Gjithsesi, Sahati vizatuar mbi faqen e bardhë të ndërtesës por shumë më i vogël se ajo, ka gjithë hapësirën e nevojshme rreth vetes, dhe duket si një aks i peshores së kohës që mban me respekt në dy krahët e vet, në barazpeshë, xhaminë dhe pallatin italian – me lartësi të njëjta.

Pallati i Kacelve është aty nëpër fotot kur Tirana bën festë, kur Tirana ka vapë e ftohtë, në fotot kur Tirana ndërton sheshin e vet kryesor.

Dhe kur pallati nuk është aty, fotoja është shkrepur prej tij si në foton poshtë.

Foto e qendrës marrë nga Pallati Kaceli

Në një tjetër foto më lart, më e gjerë dhe nga lart, duket Tirana e ministrive dhe Bankës përtej së cilës ka tokë djerr, ndërsa nga krahu i Tiranës së Vjetër, pa dyshim vëzhgon Pallati i Kacelve. Në një tjetër ka një autokolonë që po hyn drejt qendrës; pallati i Kacelve e bën sehir si t’i thotë: këtu do jem, e do ju shoh edhe kur të dilni.

Hyrja e gjermanëve në Tiranë

Kjo foto më është ngulitur dhe lidhur gjithnjë në kujtesë me dy histori të tim eti, ndoshta sepse ka një çun në atë foto që i ndjek kureshtar ushtarët, me të cilin unë identifikohem dhe identifikoj historinë: njëra histori në të cilën babi dhe çunat e lagjes vrapuan deri ke Kumlla Kuqe të shihnin largimin e ushtrisë italiane nga Tirana. Tjetra, më afër shtëpisë që kam tani në Rrugën Qemal Stafa, ku im atë tregon se, teksa autokolona gjermane që po tërhiqej kish bërë një pushim, çunat e lagjes rrethuan një tank dhe vëzhgonin gjermanët që po hanin. Babi thotë që gjermani nga tanku më afër zbriti dhe u dha bukë me gjalpë. Histori pa vlerë të veçantë, por duke qenë se unë s’kam sfond tjetër të mbijetuar nëpër muze a libra historie, i shoh gjithnjë si të kenë ndodhur nën Pallatin e Kacelve. Tamam aty ku në foton me autokolonë, një çunak Tirone bo sehir gjithë kureshtje autokolonën.

Pallati Vllazën Kaceli shfaqet edhe në gjithë fotot e Çlirimit të Tiranës,

Dita e parë pas Çlirimit

që kanë një hijeshi të vecantë dhe një tis romantik dhe emancipues për mua (paksa idiot, them ndonjëherë, gjersa ajo fitorje ishte simbolikisht e para që solli për gati 50 vjet regjimin xhelat komunist të Tiranës. Por unë e di se Tirana mbeti komuniste jo se u bë luftë asaj dite, por se ashtu ish vendosur në ambiente ku as ne, as Enveri s’kishim asnjë fuqi ndikimi. Ndaj mund të vazhdoj me ndërgjegje të pastër t’u gëzohem të rinjve që e deshën Tiranën e lirë, sido që ajo po rirobërohej nga një e keqe edhe më e madhe dhe e thellë. Por ato s’kishin lidhje me njëra-tjetrën – së paku jo atë ditë). Vërtetësisht prania e Pallatit Kaceli ndjek pikturat e realizmit socialist me temë nga Çlirimi i Tiranës, sidomos ajo e Bukurosh Sejdinit dhe Pandi Meles.

Bukurosh Sejdini, 1957 “Agimi i 17 Nëntorit 1944”

Pandi Mele, 1976 “Ju flet Tirana”

Pallati i Kacelve është aty, por pa emrin e Vllazënve, që regjimi i kish shpalluar armiq vetëm se kishin një farë fati dhe prosperiteti, si edhe dhe për të ndëshkuar Tiranën e vjetër që kurrë nuk ia puthi menderen regjimit komunist sido që Luftën e ndihmoi. Jonuz Kaceli e pagoi me jetën e vet ekzistencën e atij pallati – pa faj, pa mbrojtje, pa mundësi shpagimi. Në socializëm e gjej pallatin në plot foto e filma të Televizionit dhe Kinostudios. Pallati është pjesë e pandarë e jetës qytetase e syrit të tiranasit. Një mik i imi poet pa universitet jetonte aty në socializëm, bashkë me gjyshen e vet që dukej si një nga plakat tek “Nëntori i një kryeqyteti”. Ia mbaj mend shkallët e bukura e madhështore, zvetënuar e hirnosur nga varfëria socialiste. Sot, pjesa e Vëllazënve, degradon me konsistencë që duket nga faqja mbrapa pallatit. Gjysma tjetër e mikut të tyre nga Shkodra, pinjoll i familjes Lacaj dhe rrobaqepës i famshëm, duket e mbajtur mirë si nga ana e rrugës si nga ana e prapme. I bëj foto asaj ndërtese çdo vit, pasi ngjitem në majë të Sahatit (dhuratë, kjo ngjitje, prej Ministrisë së Kulturës), sepse e di që së shpejti s’do mundem më të shoh gjë prej aty. Duket aq i vuajtur Pallati para binasë monstruoze Plaza të ndërtuar shëmtuar pas tij.

E dija edhe para se ta kisha parë planin mishmash të zonës. E mjera zonë! I mjeri Sahat! Dhe sidomos, i mjeri Pallat! Në planin e ri të zonës, Sahati duket si një miniaturë e vetvetes. Kush thotë se artistët nuk e parashohin të ardhmen, duhet ta mendojë prapë aftësinë e tyre profetike. Shihini rishtas dy fotot në krye të shkrimit dhe gjeni pikën që i identifikon!

Ndërsa Pallati s’duket më fare. E gjen dot kush Pallatin e Kacelve në këtë foto? Unë thjesht e marr me mend ku i bie të jetë. Po, tamam: ai i vogli në mes është Sahati i Tiranës. Mos u çuditni që e kanë fshehur paq. Ndërsa ai i vogli tjetër që duket copa-copa nga pas, është Mali i Dajtit. Vafsh me shëndet natyrë paqësore dhe mbrojtëse e Tiranës! Sa për pallatin, ai vërtet është zhdukur. Po përse të kesh një ligj që e ruan atë pallat si pasuri historike të Tiranës, kur e degradon ndërtesën, e telefos dhe e fsheh në këtë derexhè? Përse? Mendoni se njerëzit janë matufë dhe s’e kuptojnë që masakrimet urbanistike dhe zhdukja e ndërtesave historike nuk kryhen pa dashje dhe as për modernizimin e qytetit, por thjesht për të zotëruar qendrën e Tiranës sot e në vitet që vijnë, e për të bërë sa më shumë para e pushtet teksa keni fuqinë në dorë? Njerëzit e dinë. Ata nuk ju respektojnë edhe atëherë kur ju japin votën. Ata e dinë dyfytyrësinë tuaj edhe kur ju kërkojnë ndihmë e ju thonë se ju, ju personalisht, jeni ndryshe. Ju e ndërruat Tiranën, e bëtë të humbasë veten e vet, i kthyet njerëzit në qenie edhe më të padinjitet se ata që prodhoi diktatura.

***

Tirana ndërroi, o plakat e mira të Tiranës së hershme. Dhe mirë bëri që ndërroi, porse është bërë lëmsh! Ju s’do merrnit dot frymë në të. Ene Sahatin e modh do jua mçefin mas i dekikuKa hy m’ujtit Sahati, do thoshit ju ironike, o plakat e mençme të Tironës! Është mirë që preheni nën dhe, ashtu si edhe Tirona juj e qetë, meraklie e me karar, ku shpirti i qytetit dhe forma e tij e bënin tiranasin denbabaden apo edhe të sapoardhurin të ndihej në vendin e vet dhe të jepte e merrte me të pa frikë, pa turp, pa stres. Ka ndodhur e kundërta: skyline i Tiranës është i huaj tashmë për tiranasin; qyteti ka ndërprerë thuajse çdo lidhje me të shkuarën, dhe njerëzit nuk mund të jetojnë më vazhdimësinë e truallit ku u ka rarë koka – aq e nevojshme për identitetin dhe psikologjinë e qytetarit vendas; qyteti ka krijuar përreth xhepa më të rëndë se vetja lumpen-fshatarësie që në pamundësi të bëhet pjesë e qytetit apo të emigrojë, i kthehet krimit dhe një të përditshmeje jonjerëzore; qendra është bërë modeli i pushtetarit të etur e të korruptuar dhe e biznesit kriminal bazuar në drogë dhe paligjshmëri – ka fytyrën e tyre në dukje moderne e shkëlqyese pa mirësi e moral – një manierizëm klasik prej bote të tretë, pa lidhje me njeriun e qytetit dhe pa lejën e tij, e fragmentarizuar dhe e ekzagjeruar, e veshur me tone arkitekture arrogante e boshe, e ngritur për të larë para dhe përqendruar pushtet, planimetri dhe arkitekturë që shtyp e shkatërron të shkuarën, vlerën historike, shtëpinë tiranase, gjelbërimin, ajrin, hapësirën, artizanatin, që vret Dajtin ashtu siç vret teatrin, një qendër Tirane që zgjeron sistematikisht hendekun prej qytetarit të zakonshëm.

Njerëzit e shkruajnë qiellin e vet sipas mençurisë dhe etikës së elitave që kanë prodhuar e zgjedhur t’i udhëheqin. Veç në shoqëri utopike dhe të tjera relativisht më afër ideales, qielli shkruhet nga arkitektë të aftë dhe udhëheqës me zemër që rreh si ajo e qytetit. Nuk them dot se kemi qenë historikisht fort të mençur, por më shumë se tash, po. Është ndoshta varfëria jonë e gjatë që i garantoi Tiranës një skyline ku përvijohej qartë babazoti Dajt mbi gjithçka, pastaj linja gjeometrike me rrumbullakësi të ëmbël e kodrave që ndanin materien njerëzore qytetase nga eteri qiellor. Ishte e varfër dhe me ndërtesa gri Tirana e socializmit tonë dëshpërues, ashtu si edhe jeta jonë. Parqe të varfër, rrugë të mjera ku zvarriteshin njerëz të mjerë, delirantë apo të trembur. Nuk e doja. Por ishte më afër qytetarit, dhe sidomos më shumë e tija sesa kjo e sotmja. Askush nuk e do qytetin e vet të mos ndryshojë! Besoj se edhe fakirët që gënjejnë veten se Tirana e socializmit ishte e bukur, e dinë se ka një çikë vetëmashtrim në atë teori. Tiranës sonë të mjerë i kish ardhur e kaluar dita të ndryshonte. Ajo ditë ka ardhur e ikur disa herë, por sa herë u ndryshua, nuk u bë në përshtatje me historinë dhe përkatësinë e qytetit dhe qytetarëve. Masakrimi i parë masiv ndodhi me prishjen e Pazarit të Vjetër, por çuditërisht ai rezulton si masakrimi më i kujdesshëm. Socializmi për shkak të varfërisë së vet ekstreme dhe llogaridhënies përqendruar tek një njeri i vetëm, sado të ngurta i pati parimet estetike, e dëmtoi më pak Tiranën se parelinjtë dhe guçistët e pushteteve demokratike të pas 90-ës. Dhe kjo nuk është thjesht çështje syri. Kur shoh si rritet qendra e Tiranës së sotme, nuk është se dua atë të vjetrën; të paktën jo unë. Por dua Tiranën e njerëzve në të përditshmen dhe të parëndësishmen: dua që nga pika ku rruga e Kavajës dhe ajo e Durrësit dalin në shesh, njerëzit të vazhdojnë të shohin Dajtin, Sahatin dhe Pallatin e Kacelëve. Në ndryshim nga të tjerë përpara tij, ministrat dhe kryetari i Bashkisë së kryeministrit Rama, i fshijnë nga rrënjët peizazhet e ndërtuara historikisht (madje edhe ato natyrore) që u bëhen pengesë, dhe vënë mbi ta një pllakë aq të rëndë dhe aq të madhe betoni, sa të mund ta luajë vetëm dita e rrëmetit. Tirana prishet pa kthim.

Skyline-i i Tiranës sot është simbol i pafuqisë së tiranasit (venali apo jo) që ka ulur kokën dhe, ose është mbrehur në parmendën e mbijetesës, ose gëzohet që, pasiv, rri diku tek kafeneja e qoshes së rrugës me kafen, gotën e rakisë apo një meze përpara, duke shtyrë ditën; ose pastaj ka marrë botën dhe s’e gjen më atë që la dikur.

Ja, kjo ishte historia që doja të kallëzoja para se 2019 të mbaronte e Tirana të hynte në 10-vjeçarin tjetër. Askush nuk e do qytetin e vet të mos ndryshojë! Besoj se edhe fakirët që gënjejnë veten se Tirana e socializmit ishte e bukur, e dinë se ka një çikë vetëmashtrim në atë teori. Tiranës sonë të mjerë i kish ardhur e kaluar dita të ndryshonte. Ajo ditë ka ardhur e ikur disa herë, por sa herë u ndryshua, nuk u bë në përshtatje me historinë dhe përkatësinë e qytetit dhe qytetarëve.  Sahatë që kanë mbijetuar shekuj, por jo lukuninë e kapitalizmit të egër partiak shqiptar, një histori me pallate që zhduken pa kuptuar, me teatro që lihen të shkërmoqen, me njerëz që s’dinë nga vijnë e ku shkojnë. Historia e një Sahati, e një shtëpie të vetme, ashtu si e një qyteti të pushtuar, pa vlerë, pa të ardhme, pa zë e pa qytetarë duhet të bëhet historia jonë.

Marrë nga Peisazhe 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog eda derhemi ndryshimi i tiranes tirana eda derhemi ndryshimi i tiranes tirana

Sondazh

Poll
Insights 2 Janar 2020, 16:47

Endri Shabani: Prindër, na gënjyet!

Kur ishim të vegjel, në fillim të viteve 1990, ju na thatë “meso se pa shkollë do mbetesh gjithë jetën pa pune”. Por po shohim Noizin, me 4 klasë shkollë që pro...

Insights 2 Janar 2020, 07:54

TIRANË- Dosja.al raportoi dje ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megji...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë