Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
KAKAVIJË– Situata e vështirë e krijuar në Kakavijë prej katër ditë me rradhë është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare. TheGuardian dhe media franceze, Lefigaro kanë shkruar për këtë ngjarje ku mijëra makina kanë krijuar radhët që tashmë kanë shkuar në 25 km.
Të gjitha pamjet e publikuara gjatë këtyre ditëve ku shqiptarët janë bllokuar në pikën kufitare të Kakavijës, kanë bërë jehonë edhe në mediat e huaja.
Prestigjozia “The Guardian” shkruan se rreth 4000 makina janë bllokuar në një linjë prej 20 kilometrash.
“Mijëra shqiptarë krijuan një radhë të madhe makinash në kufirin Grek sot ndërsa ata nxituan të rihyen në vend për të punuar, përpara rregullave të reja të virusit, tha policia. Rreth 4,000 makina u bllokuan në një linjë 20 km (12 milje) në vendkalimin kufitar të Kakavijës në Shqipërinë e Jugut, në një varg makinash që po rritet duke qenë se Greqia njoftoi kërkesa më të ashpra në fillim të javës për të përmirësuar një rritje në infeksione.”- shkruan The Guardian.
Gjithashtu edhe e përditshmja franceze, Lefigaro ka raportuar se mijëra shqiptarë që punojnë në Greqi u bllokuan në kufirin midis dy vendeve, duke u përpjekur të kalonin para se të hynte në fuqi ligji për karantinën e detyrueshme në vendin ku ato punojnë dhe jetojnë.
“Radha e rreth 4,000 makinave, mbi 20 kilometra, është formuar në pikën kufitare të Kakavijës në jug të Shqipërisë që nga njoftimi për masat e reja Greke.”– shkruan në artikullin për Shqipërinë Lefigaro.
Nga 16 gusht, do të lejohen të hyjnë në Greqi maksimumi 750 persona në ditë nga Shqipëria. Të gjithë këta persona duhet të kenë me vete testin negativ të Covid-19, të realizuar në 72 e fundit, dhe gjithashtu të qëndrojnë në karantinë për shtatë ditë. Këto rregulla të reja u dekretuan nga Greqia pas shtimit të rasteve të reja me Covid-19.
Kaosi në pikat kufitare vijon prej 4 ditësh, ndërsa shteti shqiptar ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. Qytetarët, me gra e fëmijë, janë torturuar në diell e temperaturë të larta. Disa persona kanë shfaqur edhe probleme shëndetësore dhe janë dërguar me urgjencë në spital.Dje, MEPJ bëri me dije se pas bisedimeve me palën greke dhe do të shtohet numri i testimeve në orë dhe kapacitetet. Ata u shprehën se ishin në bisedime me palën greke për zgjatjen e orarit të punës, por bisedimet dështuan. Vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se kush nuk e ka me ngut udhëtimin në Greqi, të kthehet.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve që të mos dynden në pikën kufitare të Kakavijës. Uniformat blu këshillojnë qytetarët që të shtrytëzojnë ...
KAKAVIJË- Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Kakavijë. Sipas informacioneve të deritanishme, mësohet se një ambulancë e cila po transportonte qytetar...
TIRANË- Mjeku anestezit-reanimator në spitalin “Shefqet Ndroqi”, Alban Hatibi, ka fituar betejën me COVID-19. Ka qenë shefja e Reanimacionit në këtë spital...
TIRANË- Gjatë orëve të fundit, Policia e Tiranës ka arrestuar 13 persona për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve janë edhe 2 të rinj, F. XH., 19 ...
TIRANË- Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bashkë me kreun e Emergjencave Civile, Haki Çako, shkuan dje në Kakavijë, ku panë nga afër situatë...
DURRËS- Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar 37-vjeçarin me iniciale A.K nga Kosova, pasi ky i fundit tentoi të kalonte ilegalisht kufirin.Sipas...
TIRANË– Kryeministri, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kreu i radhës i OSBE, Edi Rama, ka më shumë se një javë që është ‘zhdukur’. Prej disa di...
SHQIPËRI– Ditën e sotme, Mal i Zi hapi kufirin me Shqipërinë, por me kushtin që çdo udhëtar të posedojë një test negativ PCR ose një test sereologj...
GJIROKASTËR- Vijon kaosi në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se radha e makinave ka shkuar në mbi 25 km dhe udhëtarët kanë kaluar natën e katërt në rru...
KAPSHTICË- Puna në pikën kufitarë të Kapshticës vijon me ritme të ngadalta. Dosja.al mëson se në këtë doganë nuk punohet me kapacitet të plotë ndaj dhe jan...