LIVE UPDATES
Bota

Kanë katër modele! Shtëpi të prodhuara në Kosovë drejt tregut amerikan

16 Maj 2021, 19:47 Nga DOSJA
Kanë katër modele! Shtëpi të prodhuara në Kosovë

Pas futjes në tregun gjerman, austriak dhe atë të Suedisë, një fabrikë nga Kosova që prodhon shtëpi me parafabrikate dhe miqësore për mjedisin synon tregun amerikan. Muajin e ardhshëm “Instabuild” do të marrë pjesë në një panair në shtetin e Teksasit, ku do të prezantohen disa modele shtëpish. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, pronari i fabrikës, Mentor Pllana, thotë se këto lloj shtëpish janë të favorshme për planetin Tokë.

 

Katër modele shtëpish modulare dhe ekologjike të prodhuara në fabrikën “Instabuild” në Kosovë, nga mesi i qershorit do të ekspozohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes panairit në Austin të Teksasit kompania me përvojë në ndërtimtarinë e Kosovës, pret që të zgjerojë aktivitetin përtej oqeanit.

“Është e lehtë që prej Evropës ose Amerikës të vish në Kosovë por është e vështirë prej Kosovës të shkosh në Amerikë dhe Evropë me produkte dhe shërbime. Unë mendoj se ajo që ndodhi në Kosovë si liria, pavarësia dhe demokracia ishin të mjaftueshme për familjen tonë të mendojmë dhe të vijmë me diçka si kjo. Pra pas 20 vitesh me sukes të realizimit të projekteve dhe ndërtimit të komuniteteve në Kosovë, tani me fabrikën mundësohet që atë që krijuam për kaq vite në Kosovë ta sjellim si përvojë, si mënyrë e zgjedhjes së problemeve nga Kosova për botë”, tha Mentor Pllana, pronar i kompanisë së ndërtimit BP Home dhe fabrikës Instabuild.

“Instabuild” do të prezantojë në ShBA dy modele të shtëpive të stilit amerikan dhe dy plane tjera të shtëpive minimaliste. Pronari i fabrikës thotë se është i kënaqur nga kërkesat në Gjermani, Austri dhe Suedi, ku shtëpitë e tij tashmë kanë hyrë në treg.

“Për momentin mund të them se kemi me dhjetëra porosi në procedurë, që nënkupton se brenda vitit 2021 besoj që do të arrijmë vetëm në Evropë shifrën deri te 100-110 shtëpi. Ndërsa tek pjesa e Amerikës kemi kërkesa për 650 shtëpi në pjesën e e Dallasit”, thotë ai.

Kërkesat për shtëpi miqësore me mjedisin kanë filluar të shtohen.

“Ndikimi global i këtij ndërtimi është në zvogëlimin e dioksidit të karbonit në atmosferë, deacidifikimin e oqeaneve… pjesa e ozonit në atmosferë”.

Zoti Pllana shton se një e veçantë e këtyre shtëpive është koha e shkurtër e prodhimit të tyre.

“Me 126 punëtorë për katër orë prodhohet një shtëpi. Duke mos llogaritur pjesën e transportit në vend të ngjarjes, ndërtimi kryhet për nëntë orë. Tetë ose nëntë orë e përfundojmë ndërtimin e vrazhdë. Ndërsa në mënyrë që ajo të jetë e banueshme siç po mundohemi të bëjmë në Amerikë me panairin, nëntë ose dhjetë ditë është e banueshme”.

Por këto shtëpi ende nuk gjejnë zbatim të madh në botë për shkak të mungesës së fleksibilitetit. Plani i ndërtimit të një shtëpie të tillë varet nga fabrika prodhuese duke pamundësuar përshtatjen e saj sipas kërkesave të konsumatorëve. Zoti Pllana thotë se depërtimi i produkteve të tij në ShBA krijon mundësi edhe për biznese tjera vendore dhe ndihmon zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Nëse mund ta ilustroj me një shembull, nëse ne e ndërtojmë një shtëpi në Evropë ose Amerikë aty do të na duhen tetë dyer, nëntë dritare, pesë dhoma gjumi, e një kuzhinë. Pra ky do të jetë efekti anësor për zhvillim ekonomik dhe teknologjik të Kosovës”.

Tani që ka përfunduar të gjitha procedurat teknike dhe licencimin, sipërmarrrësi shpreson që të futet në tregun amerikan, vendin që ai thotë se e frymëzoi në ndërtimin e shumë lagjeve të njohura në Kosovë.

“Amerika është shembulli i ndërtimit të komuniteteve të standardizuara me rrugë, gjelbërim dhe aty lindi ideja që të ndërtojmë komunitete që t’u ngjasojmë komuniteteve perëndimore dhe të rregulluara”, thotë ai për Zërin e Amerikës. Ai beson se në të ardhmen e afërt edhe Kosova do të përqafojë gjithnjë e më shumë ndërtimet ekologjike.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni kosove shtepite nga kosova kosove shtepite nga kosova

Sondazh

Poll
Bota 16 Maj 2021, 18:48

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve ...

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!