LIVE UPDATES
Bota

A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?

16 Maj 2021, 19:32 Nga DOSJA
A duhet të vaksinohen fëmijët kundër COVID-19?

Vaksina Pfizer po u jepet fëmijëve amerikanë nga mosha 12 vjeçare pas miratimit të saj nga Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit, por shkencëtarët janë të ndarë nëse kjo është mënyra më e mirë për të ndalur pandeminë. Kjo sepse shumë njerëz në vende të varfëra ende po presin të marrin dozën e parë të vaksinës.

Rregullatori amerikan zgjeroi përdorimin e vaksinës Pfizer tek femijët e moshës 12 vjeçare, në një garë për t’i imunizuar ata para rikthimit në shkollë pas pushimeve verore. Vendi u prit me padurim prindërit, drejtues shkollash e zyrtarë të shëndetit publik.

Kompania farmaceutike thotë se vaksina u ofron të fëmijëve mbrojtje kundër virusit duke i ka kërkuar edhe Agjencisë evropiane të Barnave që ta miratojë përdorimin e saj tek adoleshentët.

Universiteti Stanford njoftoi fillimin e fazave testuese 2 dhe 3 për të rinj tashmë të regjistruar, për të përcaktuar nëse vaksina krijon imunitet dhe parandalon COVID-19 tek fëmijëst mes moshës pesë dhe 11 vjeçare.

“Kjo është e rëndësishme për disa arsye, sepse fëmijët infektohen, sëmuren dhe mund të vdesin. Kemi parë mbi 3.5 milionë fëmijë amerikanë që janë infektuar me COVID-19, mijëra prej të cilëve janë shtrirë në spital dhe rreth 600 kanë vdekur. Aktualisht COVID-19 është shkaktari kryesor i vdekjes së fëmijëve që nga fillimi i pandemisë. Edhe pse numrat tingëllojnë si të vegjël, prap ka numër të lartë vdekjesh në përgjithësi të fëmijëve nën 18 vjeç”, tha Yvonne Maldonado, profesore në Universitetin Stanford.

Ajo shton se fëmijët nën moshën 18 vjeçare përbëjnë 25 për qind të popullësisë amerikane ose 85 milionë banorë, prandaj thotë se është e rëndësishme që ata të përfshihen në luftimin e virusit vdekjeprurës.

Në Britani vaksina Pfizer është përdorur për të imunizuar të moshuarit, por shumica e popullsisë është vaksinuar me Astrazeneca. Ndonëse kompania ka njoftuar plane për të testuar dozat tek adoleshentët, qeveria thotë se nuk ka plane për vaksinimin e fëmijëve.

Edhe profesori Adam Finn, thotë se provat nuk nënkuptojnë përfshirjen e të rinjve në listat e tyre të shpërndarjes së vaksinës. Ai shton se përparësi në shpërdarje duhet të kenë komunitetet me rrezikshmëri të lartë në të gjithë botën, para grupmoshave të reja në vendet e pasura që kanë qasje më të madhe ndaj vaksinave.

“Kjo nuk është e njëjta gjë sikur të thuash se ne duhet të imunizojmë miliona fëmijë në Shtetet e Bashkuara, pothuajse asnjëri prej të cilëve nuk do të sëmuret edhe nëse është ekspozuar ndaj COVID dhe në të vërtetë pothuajse asnjë prej tyre nuk do të ekspozohet ndaj COVID nëse popullsia e rritur imunizohet në mënyrën e duhur”, tha profesori Finn.

Faza e tretë e testimit në Universitetin Stanford përfshin 344 fëmijë amerikanë të cilëve po u injektohet vaksina Pfizer. Profesori britanik Jonathan Ball thotë se vaksinimi i fëmijëve në shkolla është diçka e pashmangshme për mbarë botën.

“Në fund të fundit, kur të kemi rezultatet e provave të sigurisë dhe efektshmërisë së vaksinave tek fëmijët, ne do të fillojmë të shohim përdorimin e tyre tek fëmijët në shkolla, sepse ne e dimë se në veçanti tek shkollat e mesme, shohim shpërthime që ushqejnë përhapjen e koronavirusit në komunitete”, thotë zoti Ball.

Të dhënat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se ritmi i infeksioneve tek grupmosha nga 14 deri 17 vjeç është më i lartë krahasuar me pjesën tjetër të amerikanëve, ndërsa grupmosha gjashtë deri 13 vjeç po i afrohet mesatares kombëtare. Vaksinimi i fëmijëve shihet nga institucionet arsimore në ShBA si diçka e domosdoshme për kthimin në normalitet.

Marrë nga VOA

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota vaksina pfizer vaksinimi i femijeve vaksina pfizer vaksinimi i femijeve

Sondazh

Poll
Bota 16 Maj 2021, 18:48

Pse autostradat e Kosovës janë pa pagesë?

Autostradat në Kosovë vazhdojnë të jenë pa pagesë, kurse ato mirëmbahen nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Kosovës për vitin 2021, për mirëmbajtjen e rrugëve ...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale