LIVE UPDATES
Art&Argëtim

‘Ju dëgjoj çdo ditë, Pipero më është bërë më i dashur se babai’/ Hervin Çuli i kërkon publikisht fonde Ramës: Po

2 Prill 2020, 13:48 Nga DOSJA
‘Ju dëgjoj çdo ditë, Pipero më është

TIRANË– Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama duke i kërkuar fonde dhe mbështetje për një projekt të ri për të cilin bashkë më aktorët e tjerë e kanë menduar gjatë karantinës.

Çuli e nis letrën e tij duke theksuar se i ka ndjekur të gjitha këshillat e Ramës, duke nisur që nga larja e duarve deri tek karantinimi, por dëshiron që aktorët të vijojnë me punën.

“Ju dëgjoj çdo ditë JU, Z. Kryeministër, dëgjoj Ministren e Shëndetësisë, e para se të fle dëgjoj doktor Piperon e madh, që me thënë të drejtën këto kohë më është bërë më i dashur se babai. Me aktorët e Teatrit Kombëtar kemi disa ditë që punojmë deri natën vonë. Po punojmë për të ofruar krijimtarinë tonë virtualisht. Bllokimi total i veprimeve financiare po na merr frymën. Nuk po them për prokurimet, por për disa zëra artistike, që të kemi mundësi të kontraktojmë disa profesionistë që nuk i kemi në institucionet tona të na ndihmojnë në kohë dhe cilësi në këtë udhëtim ndryshe. Z. Kryeministër, shkurt fjala, nga ju kërkoj një paketë mbështetje kulturore, se për mua, nuk mjafton që laj duart,”-shkruan ndër të tjera në letrën e tij drejtori i Teatrit.

Letra e plotë

I nderuar z. Kryeministër! Jam mbyllur në shtëpi si gjithë të tjerët. Dëgjoj çdo këshillë mjeku, ndonjëherë edhe të shumë tipave që bëjnë mjekun. Ju dëgjoj çdo ditë JU, Z. Kryeministër, dëgjoj Ministren e Shëndetësisë, e para se të fle dëgjoj doktor Piperon e madh, që me thënë të drejtën këto kohë më është bërë më i dashur se babai. Rri në shtëpi dhe vuaj peshën e pafuqisë përballë kësaj të keqeje. E di tashmë që duhen larë duart edhe pse s’kam prekur gjë tjetër veç pultit, që duhet mbajtur distanca edhe kur jam vetëm në shtëpi, që nuk duhet dal pa arsye bindëse jashtë, di madje që do ishte mirë të mos i dëgjoja më shumë seç duhet mediat. Jam i sigurtë që këto nuk të lënë të sëmuresh nga virusi, por di edhe që nuk mjaftojnë për të qenë i shëndetshëm. Por, Z. Kryeministër, një popull në karantinë është diçka e paparë. Një popull i burgosur brenda frikës së sëmundjes që e ka rrethuar, është i sëmurë sidoqoftë. Të dëgjoj dhe të kuptoj që shërimi i trupit do të vijë nga mjekët. Që ai i ekonomisë do të vijë nga qeveria, biznesi dhe puna, bankat, tregjet. Të gjitha janë sakatuar nga ky virus i mallkuar, por të gjitha do ta kenë patjetër kurën e tyre. Por, Z. Kryeministër, asnjë sakatim nuk ngjason me thyerjen e shpirtit. Mjeku i vetëm i shpirtit është arti dhe kultura. Me këtë yshtje në vete kam nxitur koleget e mi artistë që të kapërcejmë rolin e tellalit sado të dashur dixhital, të kapërcejmë detyrën e nderuar qytetare për tu bërë thirrje njerëzve që të rrinë në shtëpi. Ne, Z. Kryeministër, duhet të japim maksimumin në këtë situatë. Ne duhet jo thjeshtë të pushtojmë hapësirën publike me thirrje edukative, por të rigjejmë forma të reja artistike për të ushqyer dhe edukuar shpirtrat e ndrydhur në ngujim. Me aktorët e Teatrit Kombëtar kemi disa ditë që punojmë deri natën vonë. Po punojmë për të ofruar krijimtarinë tonë virtualisht. “The shoë must go on” do të jetë një spektakël 25-30 minuta nga e enjtja në të djelë në rrjetet sociale. Si fillim, në Prillin e Leximit me poezi, tregime, novela, intervista. Kemi ditë që punojmë. Shoh me admirim dhe me shumë emocion gadishmërinë e kolegeve që në mungesë të skenës po përshtatin kuzhinën, korridorin, dhomën e gjumit, ndonjëherë edhe ballkonin si ambiente pune dhe prodhimi artistik. E gjitha nga dashuria për artin dhe sidomos nga dashuria për njerëzit. E gjitha është zell, është pasion, është mision. Por, vetëm kjo nuk mjafton. Nuk mjafton, Z. Kryeministër, sepse artistët veç telefonit dhe karikuesit (ndonjëri edhe laptop) nuk kanë asnjë mjet tjetër. Ne shfaqjen (programin on-line) do ta bëjmë sidoqoftë, por do jetë shumë dëshpëruese që cilësia të vihet në dyshim sepse nuk kemi asnjë mbështetje për produksione të tilla. Teatri Kombëtar, ndryshe nga çdo teatër serioz në Europë, nuk ka asnjë mundësi teknike për të lehtësuar produksionin. Ne na mungojnë studiot e post-produksionit që merren me montimin me cilësi të lartë artistike të imazhit, muzikës, titrimit, e të tjera e të tjera. Artistët edhe internetin e kanë të dobët, e nuk kanë mundësi të paguajnë operatorët për një internet më të fuqishëm që do na siguronte provat në grup. Dhe ndoshta muajin tjetër nuk do kenë para të paguajnë as atë që kanë. Për momentin, me një sforco të madhe që na harxhon një kohe të gjatë të perpunimit të produktit artistik, po e përballojmë vetë, apo me ndihmën e miqve të teatrit. Por, Z. Kryeministër, mendoj që edhe qeveria i ka mundësitë të mbështesë këtë iniciativë të Teatrit Kombëtar, të mbështesë edhe institucionet e tjera publike të artit në iniciativa të ngjashme. Nuk behët fjalë thjeshtë për zhbllokimin e disa fondeve, bëhet fjalë për vullnet, për vizion. Qytetarët e ngujuar në shtëpi, do të mund të gjejnë programe edukative në lartësinë e krijimtarisë artistike të institucioneve tona, e do mund të shkëputeshin nga banaliteti i produkteve vulgare që shoqërojnë rëndom rrjetet sociale këto kohë. Kryeministër, ne punën tonë gjithsesi do ta bëjmë edhe me ato mundësi që kemi. Por do mund të bëhej më shumë nëse do mbështesni konkretisht këtë iniciativë të artistëve të TK. Ka shumë kapacitete krijuese që “dremisin” në karantinë. Vetë qeveria duhet t’u kërkontë të prodhonin, ndaj mbështetja kur artistët e marrin vetë iniciativën është më e pakta. Si ne, mund te ndihmohet dhe opera, orkestra e RTSH-së, Cirku, Teatri i Fëmijëve për të krijuar një linjë cilësore të prodhimit artistik on-line. Të gjithë modestisht janë përpjekur t’i bëjnë, por do t’i bënin më mirë nëse do kishin mbështetjen tuaj. Ndaj mendoj, jo thjeshtë për t’i dhënë një dorë artistëve, por si një nevojë për spektatorin tonë, duhet një program mbështetjeje konkret. Një program që të nxjerrë nga dremitja çdo institucion të kulturës. Dhe nuk bëhet fjalë për shumë salltanete. Na zhbllokoni disa fonde nga zërat e projekteve artistike. Bllokimi total i veprimeve financiare po na merr frymën. Nuk po them për prokurimet, por për disa zëra artistike, që të kemi mundësi të kontraktojmë disa profesionistë që nuk i kemi në institucionet tona të na ndihmojnë në kohë dhe cilësi në këtë udhëtim ndryshe. Na ndihmoni me internet të fortë për aktorët e teatrit, që të kemi mundësi të lidhemi më mirë dhe të punojmë më shumë. Ndoshta tingëllon si luks i madh kjo thirrje e hapur per JU. Por unë kështu jam. Duke qenë krenar për ata mjekët që shkuan në Itali, kam dëshirën, së bashku me stafin e TK, të jemi sa më të vlefshëm, e nuk kemi pse të mos shpresojmë… Kryeministër, shkurt fjala, nga ju kërkoj një paketë mbështetje kulturore, se për mua, nuk mjafton që laj duart. Me respekt, Hervin Çuli, Drejtor i Teatrit Kombëtar.

Hervin Çuli regjisor dhe aktor i njohur shqiptar. Ai ka qënë pjesë e strukturës së TK-së, deri në vitin 2007, ndërsa në janar të 2014 u zgjodh drejtor i Teatrit Kombëtar. Ndërkohë në vend janë anuluar të gjitha shfaqjet dhe aktivitetet e tjera deri në një periudhë të pacaktuar me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Deri më tani janë shënuar 277 të infektuar dhe 15 viktima. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture edi rama hervin culi koronavirusi ne shqiperi edi rama hervin culi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 2 Prill 2020, 10:47

KALIFORNI– Modelja shqiptare, Angela Martini ka dhuruar disa poza seksi nga karantina e saj, në vilën luksoze në Los Angelos. Një ditë më parë ajo postoi foton ...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta