"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Art&Argëtim
Xhaxhai i përdori emrin për mashtrim, REAGON Greta Koçi: S’mbaj përgjegjësi për veprimet e të tjerëve, lidhjet familja
2 Prill 2020, 12:13Nga DOSJA
TIRANË- Greta Koçi ka reaguar për herë të parë, pasi emri i saj u lakua ditën e djeshme në media, ku xhaxhai i saj kishte përdorur emrin e këngëtares si pjesë e një mashtrimi. Me një letër publike, Greta Koçi ka sqaruar se nuk ka asnjë dijeni në lidhje me këtë çeshtje, dhe i është njollosur emri pa të drejtë.
Këngëtarja thekson se nuk është e përfshirë dhe nuk ka as njohurinë më të vogël rreth këtij mashtrimi. Ajo ka thënë se nuk ka shkelur kurrë asnjë rregull dhe mban përgjegjësi për veprimet e veta, por jo ato të të tjerëve, duke nënkuptuar në këtë rast, xhaxhait të saj, Shkëlqim Koçi.
Reagimi i plotë:
“Të nderuar miq,
Ditën e djeshme është publikuar një artikull në disa nga portalet vendase, i cili mban emrin tim. Dua të bëj publike se ky artikull është totalisht i PAVËRTETË dhe nuk ka asnjë lloj lidhjeje me mua!
E kuptoj që portalet përdorin emrat e artistëve për të gjeneruar klikime dhe para, POR kjo nuk do të thotë që kanë të drejtë të shpifin e të njollosin emrin tim apo të kujtdo tjetër. Këtë emër, e kam ngritur me shumë punë, mundim dhe me mbështetjen e një publiku fantastik. Nuk ka të drejtë ASKUSH, ASKUSH të shkelë mbi të.
Aq sa dini ju për këtë “artikull”, aq di dhe unë. Në të përmendet se një nga anëtarët e fisit tim (xhaxhai), është i përfshirë në një proçes gjyqësor. Për këtë unë nuk jam as e përfshirë dhe as nuk kam njohurinë më të vogël.
Të dashur miq që më keni mbështetur gjatë gjithë karrierës sime, në çdo segment jetësor unë përfaqësoj vetveten. Asnjë njeri tjetër nuk më përfaqëson mua, qoftë juridikisht apo moralisht. Askush nuk ka të drejtë të thirret në emrin tim sikurse as unë në emrin e tjetrit. Veprimet e secilit janë personale dhe është e padrejtë të referohen mbi mua, vetëm pse unë njihem në publik.
Nuk kam shkelur dhe nuk do shkel kurrë asnjë rregull. Veprimet, qoftë të bukura apo të dëmshme të njerëzve të tjerë, për mua janë të huaja dhe nuk pranoj asnjëherë të ndërlidhem me ASNJË prej tyre. Sidoqoftë, lidhjet familjare nuk i diktojmë ne, ato janë të diktuara para se ne të shkelim në këtë botë. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veprimet e mia dhe të asnjë njeriu tjetër, kushdo qoftë ai apo ajo.
Shënim: Kjo letër është e lejueshme të merret nga të gjithë mediat, në mënyrë që të mbyllet një herë e mirë ky fallcitet!
Ditën e djeshme gazetari Elton Qyno raportoi se Shkëlqim Koçi, xhaxhai i këngëtares së njohur Greta Koçi, është dënuar me 7 vite burg pasi ka përdorur emrin e sajpër të mashtruar qytetarë se do t’u siguronte viza kanadeze apo dhe amerikane. Gazetari Elton Qyno raporton se xhaxhai i Greta Koçit, kërkonte nga “klientët” e tij 10 mijë dollarë, duke i premtuar se do të shkonin në Amerikë apo Kanada si pjesë të stafit të këngëtares.
R.L/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Këngëtarja Era Rusi në një lidhje direke me Bieta Sulon, në emisionin “Ftesë në 5”, ka rrëfyer një episode të pazakontë që i ka ndodhur gjatë periu...
TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi në një lidhje direkte me emisionin “Rreze Dielli” ka treguar se ka bërë disa ndryshime për...
Art&Argëtim 2 Prill 2020, 10:47
KALIFORNI– Modelja shqiptare, Angela Martini ka dhuruar disa poza seksi nga karantina e saj, në vilën luksoze në Los Angelos. Një ditë më parë ajo postoi foton ...
MAQEDONI– Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri ka rrëfyer se ka humbur një mik të ngushtë përr shkak të koronavirusit. Në një lidhje me Skype, në emisionin ...
TIRANË– Modelja Oriola Marashi, duket se është revoltuar shumë, pas një fotoje të shpërndarë në median sociale, ku të varfrit bëjnë me dije se ndihma...
TIRANË– Këngëtarja Era Rusi i është bashkuar nismës së bamirësisë, për të ndihmuar një gjyshe në nevojë. Ajo ka postuar një video, kur shkon në derën...
TIRANË– Këngëtarja, Irma Libohova po respekton me përpikmëri rregullat e karantinës, por një mik i saj e vuri në dyshime. Me një postim në rrjete sociale, ...
FRANCË- “Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të enjten e 26 shkurtit 1931, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me një manifestim madhës...