LIVE UPDATES
Bota

Jo vetëm në Mali të Zi, këto janë shtetet ku Kosova llogarit se ka prona

24 Qershor 2021, 17:44 Nga DOSJA
Jo vetëm në Mali të Zi, këto janë shtetet ku Kosova

Një padi e Kosovës ndaj Malit të Zi, përmes së cilës po kërkohet kthimi i pronësisë së 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”, ka kthyer vëmendjen te pronat e tjera që Kosova thuhet se i ka jashtë vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Kosova ka 163 prona nëpër shtete tjera. Por, çfarë pronash janë dhe në cilat shtete gjenden?

Hotele, toka, ndërtesa administrative, lokale, depo, zyra e fabrikë, janë vetëm disa prej aseteve që Kosova i ka në listën e pronave të saj jashtë vendit. Këto prona gjenden në qytete të ndryshme të shteteve që ishin pjesë e Jugollavisë.

Për numrin total të pronave që ka vendi nëpër shtetet tjera, llojin e tyre dhe qytetet ku ndodhen kanë folur nga Agjencia Kosovare e Privatizimit.

Nga Zyra për Media e AKP’së i kanë thënë Gazetës Express se ata kanë në evidencë 163 prona të Kosovës jashtë vendit, shumica e të cilave janë lokale dhe zyra.

Numri më i madh i tyre gjenden në Serbi dhe Mal të Zi. Shtete tjera ku ndodhen prona të tilla janë edhe Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Sllovenia.

“Sipas të dhënave që ka Agjencia Kosovare e Privatizimit, në bazë të deklarimeve të ish-menaxhmenteve të ndërmarrjeve shoqërore dhe në bazë të dokumentacionit të siguruar, AKP i ka në evidencën e saj 163 prona shoqërore që ju përkasin Ndërmarrjeve Shoqërore të ndryshme nëpër shtete të dala nga ish Jugosllavia. Prej 163 pronave shoqërore jashtë vendit shumica janë lokale dhe zyra”, kanë dekruar nga AKP’ja.

Nga ky institucion thonë se në vazhdimësi zhvillojnë procedura administrative dhe gjyqësore në këto shtete për këto prona. I vetmi vend ku pamundësohen procedurat e tilla është Serbia, meqenëse AKP’ja pengohet që të ketë qasje ligjore në dokumentacion.

Me përjashtim të Republikës së Serbisë, shtet në të cilin AKP pengohet të ketë qasje ligjore në dokumentacionin administrativ dhe procedura tjera ligjore, në shtetet tjera AKP zhvillon në vazhdimësi procedura administrative dhe gjyqësore në emër të Ndërmarrjeve Shoqërore, për posedim ligjor të këtyre pronave.

Procesi i posedimit faktit dhe juridik i pronave në fjalë, mbetet sfidë jo e lehtë për AKP dhe Ndërmarrjet Shoqërore, duke marrë parasysh rrethanat shumëvjeçare të zhvillimeve politike dhe kornizës ligjore të shteteve përkatëse”, thuhet në përgjigjen e AKP’së drejtuar Gazetës Express.

Ndryshe, mediat malazeze kanë raportuar së fundi se Ministria e Drejtësisë në Kosovë, ka ngritur padi ndaj Komunës së Budvës, përmes së cilës ka kërkuar kthimin e të drejtës së pronësisë për  4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren “Rafailoviq”.

Informacione se si kanë rrjedhur procedurat qysh prej deponimit të padisë e deri më tani për këtë rast ka dhënë Avokati i Shtetit, Sami Istrefi.

“Në vitin 2018, ne e kemi pranuar nga një palë paditëse, një qytetar malazez. Në mesin e dhjetë personave që i ka paditur, është edhe Ministria e Drejtësisë së Kosovës, me të cilën ai ka pretenduar se një pjesë e pronës tonë është e tij. Ne në bazë të dokumentacionit që posedojmë, e kemi siguru atje, jemi pronarë faktikë dhe juridikë për atë zonë. Aty janë pushimoret, kjo Rafailoviq është në territor të tyre”, ka thënë Istrefi.

“Ne kemi ushtruar të gjitha parashtresat e nevojshme, tash jemi në proces gjyqësor me “Rafailoviqin”. Janë mbajtur 3-4 seanca gjyqësore, kam qenë vetë prezent. Kam dashur t’i ndjek nga afër. Në momentin kur i kemi siguruar të gjitha provat e nevojshme, ne menjëherë kemi ushtruar padi, e kemi ushtruar të drejtën tonë, në bazë të legjislacionit të Republikës së Malit të Zi. Këtu kemi të bëjmë me komunën e Tuzit, më konkretisht është kjo pjesa e Beqiqit”, ka shtuar ai.

Istrefi ka thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me raportet e Kosovës me Malin e Zi, pasi kjo është një procedurë civile dhe nuk goditet asnjë vendim politik.

“Nuk kemi të bëjmë këtu me raportet politike ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, kjo është një procedurë civile, nuk jemi në procedurë që po goditet ndonjë vendim politik, apo i institucioneve, këtë fakt duhet ta kemi parasysh. Nuk kemi askund raporte juridikëe me ta”, ka deklaruar Istrefi.

Avokati i Shtetit deklaroi për Express se Kosova po e kërkon një të drejtë ligjore pasi është pronare faktike dhe juridike për disa parcela në Mal të Zi.

“Ne vetëm jemi duke e kërkuar të drejtën tonë ligjore pasi jemi pronarë faktikë dhe juridikë për disa parcela në Mal të Zi, gjegjësisht për disa pushimore atje. Aty është numër i madh i pronave të cilat i posedon Republika e Kosovës, e shpërndarë në disa ndërmarrje publike që kanë qenë. Kjo pjesa ku jemi ne, ka qenë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ne si Avokaturë e Shtetit e mbrojmë Shtetin në gjykata dhe arbitrazh ndërkombëtar. Kudo që AKP-ja ka qenë pronare, dhe pjesë e një procedure atje, ne nuk e kemi përfaqësuar”, ka deklaruar Istrefi.

Ai tregoi se është caktuar një gjeodet i cili do ta precizojë qartë për sa metra katrorë bëhet fjalë, ku gjendet parcela dhe të gjitha detajet tjera.

“Në sallë gjyqësore është kërkuar të caktohet një gjeodet,  i cili do ta precizonte qartë, kërkesat tona se për sa metër katrorë bëhet fjalë, ku gjendet dhe të gjitha këto do t’i përcaktojë një gjeodet i licensuar nga gjykata atje”, ka deklaruar Istrefi.

Sipas tij, në bazë të provave që i ka siguruar nga arkivat e institucioneve në Mal të Zi, Republika e Kosovës është pronare e asaj parcele.

“Në bazë të provave që i kemi, që i kemi siguruar te institucionet e Malit të Zi, në arkivat e tyre, komplet provat dhe faktet janë se Republika e Kosovës është pronare e asaj parcele, ne kemi ushtru padi dhe iu kemi përgjigjur padisë së palës paditëse, ky “Rafailoviqi” që na ka paditur”, ka deklaruar Istrefi./Gazeta Express

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosove mali i zi prona kosove mali i zi prona

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale