"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
“Jemi në rrugën e duhur!” Lombardia epiqedra e shpërthimit të Covid-19, Fontana: Nuk ka rritje të rasteve të reja, por
30 Mars 2020, 14:31Nga DOSJA
ITALI– Lombardia është një prej rajoneve më të goditura në Itali nga koronavirusi, por ditën e sotme Presidenti i këtij rajoni Attilio Fontana, është shprehur se të dhënat janë të mira.
Ai ka thënë se akoma nuk ka të dhënat e kësaj situate, por sipas tij faket tregojnë se vendi është në rrugën e duhur, pasi ai shton se pavarësisht që nuk ka pasur rënie, e rëndësishme është që nuk ka rritje të shifrave.
“Po vazhdojmë në rrugën e duhur. Nuk i kam të dhënat akoma, por treguesit që vijnë janë se jemi në rrugën e duhur. Nuk është se kemi nisur rënien, por nuk kemi më rritje.”- tha ai.
Ndër të tjera Fontana është shprehur se pavarësisht situatës nuk do të ketë lehtësim në masat e marra dhe nuk do të ulet gadishmëria e gjitha autoriteteve që po punojnë për luftimin e COVID -19.
Kujtojmë se Italia me një bilanc prej më shumë se 10 mijë personash të vdekur ka shokuar botën, por fatmirësisht numri i rasteve të reja nuk është rritur ditët e fundit.
Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.
SHBA– Presidenti i SHBA, Donald Trump ditën e sotme ka deklaruar se rikthimi i jetës normale në Amerikë nuk do të ndodhë më 12 prill siç edhe ishte paral...
TIRANË– Koronavirusi ka “mbërthyer” botën mbarë dhe po vret me mijëra njerëz minutë pas minute.Që prej shpëthimit në fund të dhjetorit të 2019 bota s’ka gj...
IZRAEL– Mossad, është agjencia kombëtare e inteligjencës në Izrael, ka siguruar 10 milionë maska kirurgjikale në mbrojtjen e njerëzve nga virusi.Nga mediat e h...
VATIKAN– Italia është vendi i parë në botë më i goditur nga koronavirusi ku numri i viktmave ka kaluar mbi 10 mijë ndërsa numri i të infektuarëve rritet me ritm...
GREQI– Ditën e sotme ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare ish-deputeti grek, Manolis Glezos si shkak i një ataku kardiak.Sipas mediave të huaja Glezos ...
GREQI– Ish-deputeti grek Manolis Glezos ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije mediat lokale, teksa shkruajnë se ish-...
Bota30 Mars 2020, 13:15
KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i bënte ballë kësaj lufte vet...
GREQI- Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë me dije sot masat e reja ekonomike për përballimin e krisës së COVID-19. Në një deklaratë, Mitsotakis ...
ANGLI– Britania e Madhe në ditët e fundit pa një rritje të shifrave të të sëmurëve dhe viktimave, por sipas një eksperti mësohet se shpërthimi i COVID-19 në Br...