"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
30 Mars 2020, 13:15Nga DOSJA
KINË– Pas uljeve të rasteve dhe ngadalësimit të përhapjes së virusit në Kinë, shumë vende nuk po kuptonin sesi Kina arriti t’i bënte ballë kësaj lufte vetëm me 3295 viktima, kur në botë numri total ka arritur mbi 33 mijë të vdekur.
Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se disa qytetarë vendas në Ëuhan, qyteti ku shpëtheu virusi, pretendojnë se kanë vdekur më shumë se 3 mijë njerëz.
Në bazë të deklaratës së tyre mësohet se në vend kanë vdekur rreth 42 mijë persona.
Ata që jetojnë në Wuhan thonë që e dinë se më shumë njerëz kanë vdekur krahasuarme shifrat që ka raportuar qeveria kinese duke ngjallur frikën tek shtetet e tjetra.
Ndërkohë pas djegies së trupave të pajetë hiri i 3.500 personave është shpërndarë çdo 24 orë.
Ato angjenci funerale që janë marrë me të gjitha procedurat pas vdekjes u kishin premtuar të afërmëve të viktimave se do ta merrnin hirin përpara datës 5 prill kur mbahet festivali Qing Ming, ku kinezët e kanë si traditë të vizitojnë varrezat e të afërmëve të tyre. Rjedhimisht në periudhën 12 ditore mund të shpërndaheshin 42,000 urna.
Ndëkohë ditët e fundit Kina ka thënë se rastet kanë qenë vetëm në ulje, dhe me histori udhëtimi nga vendet e tjera e jo brenda Kinës.
Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.
GREQI- Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis ka bërë me dije sot masat e reja ekonomike për përballimin e krisës së COVID-19. Në një deklaratë, Mitsotakis ...
ANGLI– Britania e Madhe në ditët e fundit pa një rritje të shifrave të të sëmurëve dhe viktimave, por sipas një eksperti mësohet se shpërthimi i COVID-19 në Br...
UELLS – Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit, pas diagnostikimit të tij për koronavirusin. Princi Charles, 71 vjeçar, kaloi shtatë ditë në izolim ...
KINË– Kina mesa duket po shkon drejt rihapjes pas bollikimit total si shkak i koronavirusit, por një raport i fundit i disa mjekëve në Wuhan ka ngjallur së...
BRITANI– Një mësuese e shkollës së mesme me diabet të tipit 1 ka përshkruar se si e mundi virusin, pasi ajo e hoqi mendjen nga Covid-19 dhe u përpoq të ruante q...
KOSOVË– Në të gjithë territorin e Kosovës numërohen rreth 94 persona të infektuar nga koronavirusi, por mes tyre 37 janë shtruar dhe po marrin kujdes...
BJELLORUSI– Aleksander Lukashenko, Presidenti i Bjellorusisë ka shkuar që të zhvillojë një ndehsjej hokeji, pa e prishur terezinë për pandeminë që ka gjunjëzuar...
SHBA– Kryetari i New York-ut prej vitit 2014, Bill De Blasio thotë se të gjithë qytetarët e New York-ut duhet të jenë ‘gati’ që qyteti të qëndrojë i mbyllur ...