Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
‘Jam i bindur që vëzhgon nga lart…’/ Ulsi Manja nuk i mban dot lotët, kujton Bashkim Finon në Komision, heq syzet dhe
12 Prill 2021, 15:32Nga DOSJA
TIRANË– Deputeti socialist Bashkim Fino është kujtuar sot, në mbledhjen e Komisionit i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë. Kolegët e tij i kishin përgatitur një video-mesazh me momentet e tij më të spikatura në Kuvend, ndërkohë që nuk munguan as fjalët e tyre për të.
Kryetari i Komisionit, Ulsi Manja, u shpreh se puna duhet që të vijonte edhe pa kolegun e tyre, ndërsa në fund nuk i ka përmbajtur dot as lotët. Teksa fshinte sytë, i ka bërë me shenjë dikujt që të vijonte.
“Të nderuar kolegë sot në këtë mbledhje mungon njëri prej nesh. Një njeri i pazëvëndësueshëm. Mungon Bashkim Fino! Fino në radhë të parë u mungon familjarëve, miqëve dhe kolegëve. Jam i bindur që është bashkë me ne, mbase na vëzhgon nga lart dhe na kritikon që të ecim më shpejt por jam i bindur që do t’ja dalim edhe për Bashkimin. Në kujtim dhe nderim, kemi përgatitur një video-galeri nga veprimtaria parlamentare e tij. I paharruar qoftë kujtimi i mikut tonë. Duhet të vazhdojmë me rendin e ditës, e di që është e vështirë. Por puna duhet që të vazhdojë,”-tha Manja në fjalën e tij.
Bashkim Fino mbylli sytë më 29 mars, në orën 04:00 të mëngjesit. Ai ishte infektuar me Covid-19 që nga 13 marsi, virus të cilin nuk e mposhti dot. Pas vdekjes, politika PD e PS u bë bashkë dhe të gjithë ngushëlluan familjen për humbjen e Finos.
(k.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
CËRRIK– Kryeministri Edi Rama duket se e ka ndjerë pakënaqësinë e qytetarëve gjatë turit të tij nëpër Shqipëri në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 p...
CËRRIK– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë e Elbasanit, nga ku ka sulmuar programet e kundërshtarëve të tij politikë. Në fjalën e tij, g...
TIRANË-Drejtuesi Politik i PD-së në qarkun e Elbasan, Gazment Bardhi ka denoncuar sot 43 persona që sipas tij, kanë ngritur një rrjet kriminal për blerjen ...
CËRRIK– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave se ka përdorur të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Nga Cë...
TIRANË– Ajola Xoxa, gruaja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj rezulton e pasigurtë për votën e saj në regjistrin e Partisë Socialiste. Edhe pse i sh...
TIRANË– Zyra e ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduart Shalsi, i cili tashmë kandidon në Tiranë për deputet ka nisur punën për grumbulli...
CËRRIK– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Cërriku se nuk do që asnjë shqiptar të humbë jetën për shkak të zgjedhjeve. Kjo deklaratë u tha në kuad...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë. Gratë ngritën shqetësimin e munges...
TIRANË– Vojo Bregu, kandidati dhe koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, ka reaguar për skandalin e nxjerrjes së të dhënave që nd...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve dhe i Shëndetësisë, miratoi ditën e sotme pa asnjë debat aktet normative për furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze.Zv/mini...