LIVE UPDATES
Politike

‘Ekonomia spikat si objektivi numër’/ Basha me gratë në Tiranë: Paga minimale në fund të 4-vjeçarit 400 euro

12 Prill 2021, 13:29 Nga DOSJA
‘Ekonomia spikat si objektivi numër’/ Basha me gratë

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë. Gratë ngritën shqetësimin e mungesës të mbështetjes nga shteti dhe për diskriminimin që u bëhet në punë vetëm se kërkojnë të drejtat e tyre.

Sa i përket fasonëve, Basha tha se qeveria për 8 vite nuk ka investuar asnjë lekë, as në kohën e pandemisë, për të ndihmuar këtë sektor në mënyrë që t’u përmirësohej puna grave që punojnë aty. Për këtë kreu i opozitës tha se me programin e qeverisë së dal nga vota e 25 prillit që ka në kthimin e taksës së sheshtë 9% dhe me rritjen e pagës minimale në 360 mijë lekë të vjetra në muaj, janë dy ka masat e para që do u vij në ndihmë grave që punojnë në këtë sektor.


Goditja e parë ka qenë rritja e çmimit të naftës dhe rritja e çmimit të energjisë. Kjo ka rritur koston e prodhimit dhe kur rritet kosto e prodhimit do të thotë që investitori, pronari ka më pak për të investuar, ka më pak për të bërë politika të nxitjes së punësimit apo rritjes së pagave. Këto para shteti ia ka marrë por nuk ia ka kthyer. Nuk ia ka kthyer fjala bie në investime, prapë fasonët njësoj si sipërmarrësit e tjerë duhet të investojnë vetë në gjeneratorë sepse u ndërprehet energjia elektrike, në shkarkimin e ujërave të zeza sepse në të gjithë zonën e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe një pjesë e madhe e fasonerive për 8 vite ma radhë nuk është investuar një lekë për kanalizimet e ujërave të zeza. Pastaj erdhi pandemia dhe ne e dinim fare mirë, i kërkuam shtetit të paguante një pagë për çdo punonjës të fasonerisë prej 260 mijë lekësh dhe të mbylleshin fasoneritë sepse po ktheheshin në një bombë. Nuk na dëgjuan derisa plasi në Krujë dhe Fushë Krujë e mbani mend. Ka edhe probleme të tjera sepse fasoneria është industri që e çon prodhimin në eksport. Ndryshimi i kursit i euros me lekun po kështu e dëmton shumë industrinë e fasonerisë. Edhe këtu ne kemi dhënë një zgjidhje duke bërë një fond garancish nga qeveria e cila do mund të kompensojë dëmin që mund të shkaktohet industrisë së fasonerisë nga kursi i shkëmbimit. Me uljen e taksave, me taksën e sheshtë 9% që sot e kanë 15, me sigurimet shoqërore 18%, me uljen e çmimit të naftës, me uljen e çmimit të energjisë, me këto mase ne kemi për qëllim si kundër garantimin e një ambienti miqësorë, mos t’i mbysim me inspektor, me gjoba, kemi për qëllim të ndihmojmë jo vetëm fasonerinë por të gjithë sipërmarrjen shqiptare në veçanti sipërmarrjen që punëson gratë shqiptare që të ngrenë kokën, që të kenë më shumë të ardhura dhe këto të ardhura pasta ti destinojnë për investime kapitale, për të hapur më shumë vende pune dhe për të rritur pagat. Dhe ju e dini që ne kemi vënë pagën minimale prej 300 Eurosh pra 360 mijë lekë të vjetra këtë objektiv i cili do të realizohet, por nuk mund të realizohet siç e bën ky. Ky e ka parë programin tonë dhe pas 8 vjetësh që nuk ka rritur as pagat e as pensionet, si një kopjac i keq që është thotë do rrisë pagën, pasi ka lexuar dhe pasi ka dëgjuar zotimet e mija. Por zotimi për të rritur pagën nuk bëhet realitet me një firmë kryeministri , kërkon një sërë masash që të rritet ekonomia. Po nuk u rrit ekonomia atëhere rritja e pagës nuk bënë gjë tjetër veçse sjell edhe më shumë evazion se pronarët do të deklarojnë gjoja se po e japin pagën por nuk do ta japin dhe sjell më shumë falimentime. Me rritjen e pagës do të rritet edhe kontributi shoqëror. Pra, do të rritet fatura, mënyra se si i përqasemi ne kësaj, tregon faktikisht dhe ndryshimin më të madh që kemi me njëri-tjetrin. Ne vijmë me një plan dhe i cili do të sjelli në tërësinë e tij rritje ekonomike, kjo sjell rritjen e pagës. Në këtë moment i themi sipërmarrësit prit, unë të ula taksat, unë të ula çmimin e karburantit, unë të ula çmimin e energjisë, unë të hoqa gjithë atë stres, gjobat, ryshfetet dhe kjo do të thotë që do të kesh më shumë fitime, tani unë kërkojë që një pjesë të fitimit t’ia japësh punonjësve dhe në këtë moment jemi në marrëdhënie të sinqerta dhe të drejta në trekëndëshin, pronarë apo punëdhënës, punëmarrës, qeveri, sepse në këtë moment qeveria e ka ballin lartë dhe gojën e hapur ti thotë punëdhënësit një pjesë të këtyre fitimeve dua ta përcjellësh tek punëmarrësi dhe padiskutim që shumica dërmuese e punëdhënësve janë të interesuar vetë t’ju stimulojnë, t’ju kenë të motivuar që ta bëni punën me dëshirë, ndërkohë që vetë zinxhiri ekonomik përfiton, se çfarë do bëjë një familje që ka një pagë më të lartë se sot, do konsumoj më shumë. Pra do ritet konsumi, ato dyqane që i pamë bosh në Qesarak dhe kudo anembanë Shqipërisë. Janë bosh sepse ka rënë konsumi, sepse shqiptarët nuk kanë më para për të harxhuar. Siç ma tha dikush para disa ditësh, më përpara vinin blinin një kile, tani blejnë dy kokrra sa për të bërë një gjellë të varfër të ditës për të mbajtur fëmijët me diçka. Pra, cikli ku jemi është një sërë dështimesh 8 vjeçare. Pagat do të rriten sepse me masat tona ne do të do të mundësojmë pikërisht që ato qindra miliona euro, miliarda euro që shteti sot ua merr punëdhënësve si taksa, ju a merr dhe ju dhe nuk i kthen kurrë tek ju, por i përvetëson. Ato ne ti kthejmë në taksa të ulëta, ti kthejmë çmimet e ulët të energjisë dhe të naftës të cilat në vetvete do të sjellin punësim dhe pastaj përmes përfitimeve të ekonomisë dhe të sipërmarrjes do të rrisim edhe pagat në nivelin për të cilin jemi zotuar dhe niveli për të cilin jemi zotuar është që në Shqipëri nuk do të ketë pagë minimale poshtë 300 euro, në muaj dhe në fund të katër vjeçarit tonë, 400 euro në muaj paga minimale për të gjithë” – tha Basha.

Ndërsa Basha theksoi se me plani i qeverisë së ardhshme që ka të bëj me mbështetjen e familjeve të reja dhe fëmijëve të tyre që nga lindja e deri në fazën e punësimit, janë tregues se si e konsideron Partia Demokratike ndihmën për gruan shqiptare.

“Ju prekët një sërë çështjesh të cilat të gjitha faktikisht lidhen me fatin e gruas dhe për mua do të duhej një kohë e gjatë për t’i cekur të gjitha por shkurtimisht po ju them, që politikat tona për fuqizimin e familjes duke nisur me subvencionimin e interesave të kredive për banesa, me bonusin për fëmijët e porsalindur 30 mijë lekë të vjetra në muaj derisa të bëhen 5 vjeç, tekstet falas që përmendët për gjithë sistemin parauniversitar. Sistemi arsimor dhe reforma në sistemin arsimor do t’ju ndihmojë edhe në një drejtim tjetër. Duke nisur nga zonat rurale dhe duke u shtrirë në të gjithë vendin ne do të zgjasim orarin deri në orën 4 pasdite, që është ora e daljes nga puna të prindërve. Sigurisht do të jetë opsionale, por për ata që dëshirojnë ta përdorin këtë opsion, shkollat shqiptare do të pajisen me arsimtarë shtesë, në veçanti në fushat e kompjuterit, teknologjisë së informacionit, të gjuhëve të huaja, të sportit, të artit, do të pajisen me ambiente shtesë për të mundësuar bërjen e detyrave të shtëpisë dhe siç e thashë duke nisur nga zonat rurale ku hendeku me zonat urbane është edhe më i madh tek cilësia e mësimdhënies, siç më përmendët shkollën e fshatit Ferraj. Ne do të bëjmë të mundur që fëmijët shqiptarë të përfitojnë një drekë të paguar nga buxheti i shtetit që në fakt është buxheti juaj se janë taksat tuaja. Ndaj më 25 Prill që më pak se dy javë na ndajnë kujtohuni se nuk po votoni vetëm për veten tuaj, po votoni për fëmijët tuaj, po votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. A do të vazhdojnë fëmijët, vogëlushët, këto vajzat dhe këto djemtë që më pritën dhe që disa prej tyre janë të veshur me veshje tradicionale të zonës, të kenë një sistem shkollor të rrënuar që është i paaftë ti përgatisë për universitet dhe pastaj ti përgatisë për një profesion në jetë. Apo do të kenë kushte krejtësisht ndryshe nga ato që janë sot sepse qeveria e ardhshme paratë e taksave të shqiptarëve nuk do ti çojë tek miqtë e kryeministrit, tek oligarkët por do t’i çoj të përmirësimi i infrastrukturës shtetërore, do ti çoj për rritjen e pagave për arsimtarët. Se ka qenë një kohë kur arsimtari shqiptarë më i mirë paguari në rajon kur ne dyfishuam rrogat, sot është më i keq paguari. Se koha lëviz por pagat dhe pensionet mbeten në vend numëro, 8 vite me Edi Ramën si gjithçka tjetër. Pra, zgjedhjet e 25 prillit janë për ju. Për të mbyllur pagën e emigracionit që mos të largohen masivisht që në moshë të re por të kenë mundësi të gjejnë punë me pagë të mirë, themelojnë familjet e tyre dhe të jetojnë pranë prindërve të tyre, në vend që të hapin gropa në zemrat e nënave tona siç po hap emigracioni pasiv i të rinjve sot. Ndaj dhe ftesa ime për të gjitha ju, për të gjitha grat, për të gjitha nënat, për të gjitha vajzat, e kësaj zone kaq të bukur, të këtij ballkoni të kryeqytetit dhe për të gjitha gratë e kryeqytetit dhe për të gjitha gratë shqiptare është që në 25 prill të votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni numrin 9” – tha Basha.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje