"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Rama për takimet e Bashës: I shohim me frikë dhe keqardhje ato grumbullime të çartura me flamur e dy gishta, gjoja spontane
12 Prill 2021, 13:37Nga DOSJA
CËRRIK– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Cërriku se nuk do që asnjë shqiptar të humbë jetën për shkak të zgjedhjeve. Kjo deklaratë u tha në kuadër të grumbullimeve që Partia Demokratike po bën me fushatën elektorale.
“E kemi të pamundur të harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha dhe e kemi të pamundur të ndajmë luftën e përditshme, përnatshme dhe qëllimi ndaj kësaj lufte është kryesore, prandaj i shohim me frikë, keqardhje ato grumbullime të çartura me flamur, e dy gishta, gjoja spontane se kemi parë se çfarë ka ndodhur në vende fqinje, numrat janë rritur, largqoftë viktima. Nuk duam që asnjë shqiptar të humbasë jetën për shkak të zgjedhjeve, ne duam të fitojmë luftën me armikun e padukshëm, është një luftë që Shqipëria po i rikthen buzëqeshjen mijëra gjyshërve, po i heq ankthin e tmerrshëm dhe prej ku ne do dalim të fituar më të fortë dhe më shpejt se shumë të tjerë. Sigurisht që do flasim për c’ka kemi bërë dhe c’duam të bëjmë, por sado të numërojmë gjërat që duam të bëjmë, në themelin e kësaj zgjedhje ka një pyetje shumë të qartë, do vazhdojmë të ngjitemi drejt asaj maje ku duam të çojmë Shqipërinë apo do ndalemi dhe të kthehemi pas”, tha Rama.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me gra në njësinë administrative Dajt, në Tiranë. Gratë ngritën shqetësimin e munges...
TIRANË– Vojo Bregu, kandidati dhe koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vorë, ka reaguar për skandalin e nxjerrjes së të dhënave që nd...
TIRANË– Komisioni i Ligjeve dhe i Shëndetësisë, miratoi ditën e sotme pa asnjë debat aktet normative për furnizimin e Shqipërisë me vaksinën kineze.Zv/mini...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi iu është drejtuar me një mesazh grave shqiptare.Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’, ajo thekson se ës...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto nga afër të atleteve të cilat iu bënë dhuratë nga Philip Plein.Mirëpo, ai insiston se këto atlete janë dhur...
TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, Albana Vokshi denoncoi sërish Ogerta Manastirliun në SPAK për çështjen e legali...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku i kërkon të nisë he...
TIRANË- Publikimi i të dhënave personale të mbi 910 mijë qytetarëve të Tiranës, të cilët janë të skeduar për bindjet e tyre, përfshirë edhe të dhënat priva...
BELSH– Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Belshi se nëse qytetarët do të votojnë kundërshtarët e tyre në zgjedhje, do të marrin ‘Noc Rrokun’. Rama ka t...
TIRANË– Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen e radhës mesditën e sotme për të shqyrtuar gjashtë projektvendime.Në njoftimin e dërguar nga ...