LIVE UPDATES
Aktualitet

ISKK thirrje Ulsi Manjës: Distancohuni nga deklaratat me mllef dhe helm të Brahos, kërcënon Tufën

6 Prill 2019, 10:30 Nga DOSJA
ISKK thirrje Ulsi Manjës: Distancohuni nga deklaratat me mllef dhe helm

Tiranë- Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho pak javë më parë kërkoi shkarkimin e Agron Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit. Kërkesa për shkarkimin e Tufës është bërë ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve, pasi sipas Brahos ky institucion është shndërruar në Institucion të Ballit Kombëtar. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Tufa, duke thënë se kjo ishte një dhuratë nga ish-sigurimi i shtetit. (lexo këtu)

Pas debatit në distancë ka reaguar edhe institucioni ISKK, ku në një dekalaratë shprehet se “deputeti Spartak Braho shfrytëzoi sallën e Kuvendit në senacën e Komisiont të Ligjeve, për të bërë akuzat e tij pa fakte, pa baza, pa referenca ndaj institutit dhe Tufës për “mllef dhe helm”, për “nxirje të luftës, të heronjve dhe të dëshmorëve”.

“Sipas deklarimeve të papërgjegjshme të Brahos, sipas të cilave Raporti i ISKK përmban një gjuhë urrejtjeje, theksojmë, se jo vetëm Raporti, por edhe gjithë puna e veprimtaria e ISKK nuk kanë asnjë gjurmë urrejtjeje ndaj kurrkujt. Në të vërtetë, gjuha e urrejtjes dhe e mllefit gjendet te deklaratat e Spartak Brahos. Deputeti Braho ndjek mendësinë e urrejtjes klasore kundër atyre luftëtarëve antifashistë, por që nuk ishin pjesë e partisë komuniste. Ai siç duket qartë nuk ka lexuar asnjë nga botimet e Institutit tonë dhe të kolegëve të tjerë dhe shpreh veçse urrejtje për ballistët, legalistët, veprimtarët e pavarur jokomunistë që kanë luftuar dhe janë vrarë për Shqipërinë. “, thuhet nga ISKK-ja

Ky insotucion i bën thirrje  Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të Parlamentit shqiptar që të distancohen nga këto prirje të rrezikshme e raciste të deputetit Spartak Braho.

“Ato ne i konsiderojmë thirrje të mirëfillta recidiviste, që synojnë ta kredhin edhe njëherë shoqërinë tonë në një horizont politik e social totalitar, si në pikun e izolimit komunist, në një kohë kur shoqëria jonë mëton të bëhet pjesë e familjes së Bashkimit Europian.”, thuhet në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK), Bordi Drejtues dhe Këshilli Shkencor i tij, është i shqetësuar nga deklaratat që deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho i bëri me 1 prill 2019 Institutit tonë dhe drejtorit ekzekutiv z. Agron Tufa. Deputeti Spartak Braho shfrytëzoi sallën e Kuvendit në senacën e Komisiont të Ligjeve, për të bërë akuzat e tij pa fakte, pa baza, pa referenca ndaj institutit dhe zotit Tufa për “mllef dhe helm”, për “nxirje të luftës, të heronjve dhe të dëshmorëve”. Sipas deklarimeve të papërgjegjshme të Brahos, sipas të cilave Raporti i ISKK përmban një gjuhë urrejtjeje, theksojmë, se jo vetëm Raporti, por edhe gjithë puna e veprimtaria e ISKK nuk kanë asnjë gjurmë urrejtjeje ndaj kurrkujt. Në të vërtetë, gjuha e urrejtjes dhe e mllefit gjendet te deklaratat e Spartak Brahos.
Instituti ynë gëzon statusin e institucionit qëndror e të pavarur, siç e përcakton ligji nr 10242, i hartuar nga Kuvendi. Detyrat ligjore dhe ato që na ngarkon Rezoluta e Kuvendit, janë detyrat kryesore të punës studimore dhe dëshmuese të ISKK-së.
Qysh nga krijimi i tij më 2010, ISKK ka botuar mbi 100 libra dhe studime. Vetëm gjatë vitit 2017-2018 janë botuar 34 tituj veprash (studime, albume, memuare, fjalorë enciklopedikë, filma dokumentarë, muze virtuale 3D, konferenca e tubime shkencore etj.), pjesa më e madhe e tyre e bazuar mbi dokumente arkivore dhe mbi një analizë shkencore, pa asnjë anësi politike apo lidhje me partitë politike, siç pretendon deputeti Braho.
Në studimet dhe botimet e ISKK kanë zënë vend ngjarje dhe figura patriotike, si ato të luftës së dytë botërore, ashtu dhe të periudhës së regjimit komunist, të trajtuara me vërtetësi historike. Janë bërë vlerësime historike mbi protagonistë të Luftës Nacional-Çlirimtare si Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Shefqet Beja, Gjergj Kokoshi, Riza Dani etj., por edhe për figurat nacionaliste si Muharrem Bajraktari, Gani Kryeziu e Abaz Kupi, që kanë luftuar edhe kundër italianëve edhe kundër gjermanëve, sikundër edhe figurat antifashiste si Hysni Lepenica, që u vra nga italianët bashkë me 36 komandantë nacionalistë, Skënder Muço, Yzeir Ismaili dhe Zako Mezini, që u pushkatua nga nazistët gjermanë, por dhe për dhjetëra të tjerë, për të cilët janë bërë studime nga Instituti ynë.
Deputeti Braho ndjek mendësinë e urrejtjes klasore kundër atyre luftëtarëve antifashistë, por që nuk ishin pjesë e partisë komuniste. Ai siç duket qartë nuk ka lexuar asnjë nga botimet e Institutit tonë dhe të kolegëve të tjerë dhe shpreh veçse urrejtje për ballistët, legalistët, veprimtarët e pavarur jokomunistë që kanë luftuar dhe janë vrarë për Shqipërinë.
Braho e konsideron ISKK si një “seksion i partisë së Ballit Kombëtar” ngaqë zbardhim të vërtetat historike për viktimat më të pafajshme të regjimit komunist, si shkencëtarja e parë shqiptare Sabiha Kasimati, shkrimtarja e parë shqiptare Musine Kokalari, partizania e re dhe publicistja e talentuar, Ramize Gjebrea, etj. Po mijëra e mijëra viktima të pushkatuara pa gjyq, të dërguara pa gjyq në kampet e përqendrimit dhe internimit, edhe ata i quan ballistë Spartak Braho?
Gjatë akuzave nga selia e Kuvendit dhe në daljet mediatike më 2 prill 2019, deputeti Braho ka njollosur dhe ka fyer një pjesë të madhe të shoqërisë shqiptare. Akuzat e Brahos janë veçanërisht të rënda dhe minojnë paqen e brishtë të shoqërisë sonë, duke cënuar unitetin kombëtar, sepse:
Së pari, deputeti Spartak Braho i paraqet gjithë ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë, si “humbës të luftës” dhe, pavarësisht se kjo nuk është aspak e vërtetë, me këtë ai justifikon plotësisht dënimin, izolimin, terrorin e pandërprerë komunist ndaj tyre dhe familjeve, burgjet dhe internimet, luftën e klasave dhe biografinë përndjekëse ndaj kësaj klase të shumëvuajtur, që dëshmoi fisnikëri e dinjitet, pa kërkuar “larje hesapesh” me persekutorët e tyre të tipit Braho me shokë. Sipas Brahos, tërë egërsia dhe arsenali i terrorit të ushtruar mbi këtë klasë është një gjë e drejtë dhe krejt e merituar për ta.
Së dyti: deputeti Spartak Braho hedh akuzën fyese e poshtëruese, që e gjithë klasa e të Përndjekurve Politikë, gjithë ish-të Përndjekurit, kanë qenë “spiunë të njëri-tjetrit”. Shprehimisht Braho thotë se: “…në praktikën e Sigurimit të Shtetit, spiunët rekrutoheshin nga familjet e klasës së Agron Tufës”. Po e lëmë mënjanë faktin, se i ati i zotit Tufa është dënuar pikërisht për mospranim rekrutimi, saktësisht për “moskallëzim të bisedave armiqësore dhe pengim të organeve hetuese”. Përqendrohemi në rrezikshmërinë e kësaj akuze denigruese, përmes së cilës, Spartak Braho, një ish-gjykatës gjatë regjimit komunist, i cili ka dhënë dënime të rënda me burg për minorenë e njerëz të pafajshëm, siç rezulton nga dokumentet e botuara publikisht nga drejtori i ISKK, Agron Tufa. Braho përpiqet të instalojë përmes shtypit një imazh përkeqësues në publik për ish-të përndjekurit politikë të Shqipërisë, duke cënuar rëndë qëndresën e kundërshtimit të diktaturës komuniste në vendin tonë.
Së treti: deputeti Braho bën thirrje, që kjo luftë duhet vazhduar nën shembullin e tij, kur shprehet, se: “Paraardhësit e mi i kanë larë hesapet me ballistët këtu e 75 vjet më parë. Por edhe unë i kam larë hesapet me pinjojtë e ballistëve njëherë e mirë”. Sipas Brahos, baballarët e ish të dënuarve politikë ishin humbës përballë baballarëve “tanë” dhe “unë gjithmonë kam qenë fitues përballë fëmijëve të tyre dhe do të jem gjithmonë”. Por në gjykimin e sotëm kolektiv, brenda e jashtë vendit, të Përndjekurit Politikë, antikomunistët, nuk e humbën as luftën antifashiste, as moralin e kësaj lufte. Humbësit e vërtetë të luftës, siç u pa bindshëm, janë komunistët dhe fronti ideologjik komunist, ku shërbeu si gjykatës i zellshëm edhe Spartak Braho. Gjykoni pasojat e atij rrënimi 45-vjeçar.
Parlamenti i parë pluralist shqiptar u ka kërkuar ndjesë të persekutuarve politikë për pushkatimet, dënimet dhe internimet e tyre të pamerituara, për persekutimin absurd 45-vjeçar, dhe qeveritë demokratike shqiptare të pas vitit 1991 ua kanë njohur atyre pafajësinë, u kanë kërkuar ndjesë në emër të shtetit. Përndryshe pse kompensohen dhe dëmshpërblehen? Sipas deputetit Braho, bijtë e nipat e ish-komunistëve duhet të vazhdojnë ta thellojnë hendekun armiqësor të kundërvënies dhe persekutimit kundrejt bijve dhe nipave të ish-kundërshtarëve, “armiqve të klasës”, të pushkatuarve, të burgosurve dhe të internuarve politikë nga regjimi komunist. Çfarë quhet tjetër kjo, në mos përçarje shoqërore?
Konkulzion: Me këtë provokim prej nostalgjiku të diktaturës, deputeti Braho rikthen gjuhën e urrejtjes ndaj klasës së të përndjekurve politikë (që përbën mbi 30% të popullatës tonë), dhe mundohet të paraqesë në publik një imazh të përgjithshëm të ish të persekutuarve politikë, si njerëz që nuk meritojnë asnjë fije dinjitet, nderim e përvujtni.
Spartak Braho kërcënon publikisht me arrogancë dhe egërsi pushtetari drejtorin e Institutit, zotin Agron Tufa, krejt në frymën famëkqe të Pleniumeve të KQ të PPSH, ku demaskoheshin dhe priteshin koka. Ai e kërcënon z. Tufa me “shkarkim, deri sa t’i thërrasë mendjes dhe të jetë i ekuilibruar në veprimtarinë e tij”. ISKK ka punuar e punon me përkushtim e profesionalizëm për zbardhjen e krimeve të komunizmit në zbatim të ligjit, të Rezolutave të Këshillit të Europës dhe Rezolutave të Paralamentit shqiptar, duke i sjellë vlera me punën e tij dhe të stafit, shoqërisë shqiptare, dekomunistizimit të vendit, historisë dhe rishikimit të saj nën dritën e fakteve dhe përvojave konkrete.
Bordi Drejtues dhe Këshilli Shkencor i ISKK i bëjnë thirrje Komisionit të Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryetarit të Parlamentit shqiptar të distancohen nga këto prirje të rrezikshme e raciste të deputetit Spartak Braho. Ato ne i konsiderojmë thirrje të mirëfillta recidiviste, që synojnë ta kredhin edhe njëherë shoqërinë tonë në një horizont politik e social totalitar, si në pikun e izolimit komunist, në një kohë kur shoqëria jonë mëton të bëhet pjesë e familjes së Bashkimit Europian.
I bëjmë thirrje, gjithashtu, shtypit dhe medias shqiptare të reagojë ndaj sulmit dashakeq që deputeti Braho i bën ISKK dhe personit që e drejton këtë institut të pavarur.
ISKK kërkon vëmendjen e vëzhguesve të organizatave e institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, të shoqërisë civile dhe shoqatave për të drejtat e njeriut, të trupës së akredituar diplomatike në vendin tonë, për t’i paraprirë në të ardhmen, të gjithë së bashku, fermentimit të gjendjeve të rrezikshme emocionale nga segmentet e grupimet nostalgjike të diktaturës komuniste.

J.V/Dosja.al  

 

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa dosjet e ish-sigurimsave krimet e komunizimit spartak braho agron tufa dosjet e ish-sigurimsave krimet e komunizimit spartak braho

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më