LIVE UPDATES
Aktualitet

Agron Tufa i përgjigjet Spartak Brahos: Ndihem i kërcënuar, ke një të kaluar me shumë kufoma

2 Prill 2019, 16:47 Nga DOSJA
Agron Tufa i përgjigjet Spartak Brahos: Ndihem i kërcënuar, ke

Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho ka kërkuar shkarkimin e Agron Tufës nga posti i Drejtorit të Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Kërkesa për shkarkimin e Tufës është bërë ditën e djeshme në Komisionin e Ligjeve, pasi sipas Brahos ky institucion është shndërruar në Institucion të Ballit Kombëtar. Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë Tufa, duke thënë se kjo ishte një dhuratë nga ish-sigurimi i shtetit.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar edhe Drejtori i Institutit për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, i cili gjatë një interviste ekskluzive për Televizionin Fax News u shpreh se kjo bëhet për shkak të frikës ë ish-sigurimsat që sot kanë pozita të rëndësishme në institucionet shtetërore nga e kaluara.

“Unë ndihem i kërcënuar, Braho trembet nga dokumentet e publikuara së fundmi. Ai është një njeri që është mësuar me mashtrime dhe gënjeshtra. Njeri që nuk ka shfletuar asgjë. Kam marrë lavdërime të shumta për institutin dhe punën që kemi bërë përmes publikimit të dokumenteve, filmave dhe dokumentarëve”, deklaroi Tufa.

Sipas tij mënyra se si ka artikuluar Braho është e turpshme, duke argumentuar se ai është I formuar me normat e sistemit komunist, duke shtuar se kjo është diçka që I dallon rrënjësisht me njëri-tjetrin.

“Për turpin më etik, është një skandal, unë jam formuar në një kohë krejt tjetër me Spartak Brahon. Fjalori banal i tij është tipik i atij lloj fjalori që përdorte komunizmi, unë nuk bëj pjesë në atë lloj niveli debate që krijon Braho. Kjo vjen për shkak të punës time, ndaj institucioneve të varura apo të pavarura të cilave ju kam kërkuar të di se sa ish-sigurimsa punojnë në pozitat shtetërore sot. Të cilët nuk e kanë vendin në institucionet tona demokratike. Braho natyrisht është ndjerë i kërcënuar për shkak të hapjes së dosjeve të së kaluarës së tij. Braho i përket epokës së diktaturës, unë jam krejt botë tjetër”, tha Tufa.

Agron Tufa shtoi: “Rasti i Edmond Sajës i cili është bërë publik e tremb Brahon, pastaj ka raste plot të tjera ku ish-sigurimsa kanë pozicione. I kemi nëpër këmbë dhe ju kemi dhënë pushtet të pakufijshëm të cilët arrijnë që në vitin 2019 të shantazhojnë, të kërcënojnë nga foltorja e Kuvendit. Ky është paradoksi, shoqëria jonë e kapur nuk ka nxjerrë si përfaqësues të vendit njerëz që e meritojnë. Ka vetëm një përkeqësim dhe degradim të të përzgjedhurve”.

Akuzat e Tufës bëhen më të rënd kur thotë se sfondi i të kaluarës së Spartak Brahos të çon sipas tij tek shumë kufoma, duke argumentuar se kur e shqipton diçka të tillë, ai nuk është vetëm por është edhe sfondi i ish-sigurimit të shtetit që sot sipas Tufës ka poste të rëndësishme në institucionet shtetërore.

“Sfondi i Brahos të çon tek një e kaluar ku ka shumë kufoma. Kur ia shqipton këtë Spartak Brahos, ai nuk është më vetëm Spartak Braho por është sfondi dhe begraundi ish-Sigurimit të Shtetit, që sot ka poste të rëndësishme sot në institucionet shtetërore. Kush nuk do të reagonte nëse nuk do të kishte një prapavijë të tillë…”

Tufa e përsëriti disa herë se ndihet i kërcënuar, por paralajmëroi se çfarëdo që mund ti ndodhë familjes së tij, Spartak Braho dhe eskorta e ish-sigurimit të shtetit do ta paguajnë në çdo mënyrë.

“Çfarë do gjëje që mund ti ndodhë familjes sime dijeni se do ti përgjigjemi  Spartak Brahos dhe gjithë eskortës së ish-sigurimit qoftë me ligj dhe nëse nuk funksionin ligji nuk jemi njerëz të vetëm. Këmi njerëz, të afërm, kushërinj dhe do ti përgjigjemi në mënyrën tradicionale. Mua nuk me demotivon kjo, do vijoj ta bëj misionin tim, madje kjo më motivon më shumë, deklaratat e tij ishin edhe një urim motivues për mua për ditëlindje që bashkë me stafin tim t’ju shkojmë gjërave deri në fund për zbulimin dhe trajtimin e krimeve të komunizmit”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan fuga krimet e komunizmit ligji i lustracionit spartak braho artan fuga krimet e komunizmit ligji i lustracionit spartak braho

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj