6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË – Gati një e treta e të punësuarve në bizneset bujqësore ishin informalë në vitin 2020 sipas matjeve të INSTAT nëpërmjet Anketës së Forcës së Punës. Rezultati u publikua sot në një botim të posaçëm mbi zhvillimet në tregun e punës përgjatë vitit të kaluar.
INSTAT referoi se në vitin 2020, përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 29,1 %, duke pësuar një ulje me 0,9 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019.
Duke e analizuar tregun e punës në këndvështrimin gjinor, vihet se femrat kanë 1,4 herë më shumë gjasa sesa meshkujt për të qenë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Vlerësimet e marra nga AFP, tregojnë se 27,0 % e femrave të punësuara dhe 15,5 % e meshkujve të punësuar janë punëtorë pa pagesë të familjes.
Gjatë vitit 2020, numri i të punësuarve në Shqipëri është 1.243.345 persona. Krahasuar me vitin paraardhës, punësimi u ul me 1,8 %. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 69,1 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 15,9 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 60,6 %. Shkalla e punësimit për femrat është 53,6 % dhe për meshkujt 67,8 %. Hendeku gjinor në punësim për këtë grup-moshë është 14,2 pikë përqindje.
Analiza e punësimit sipas grup-profesioneve reflekton strukturën e punësimit sipas sektorëve. Në vitin 2020, punonjësit e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit përbëjnë 46.6 % të të punësuarve. Nëpunësit dhe punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve përbëjnë 19,3 % të të punësuarve.
Sipas vlerësimeve të anketës për vitin 2020, rezulton se 46,1 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë, 33,3 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 20,6 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Sektori i shërbimeve dhe sektori bujqësor kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 43,4 % dhe 36,1 % të të punësuarve gjithsej.
Forca e punës është 1.407.958 persona. Meshkujt përbëjnë 55,4 % të forcës së punës dhe femrat 44,6 %.
Të punësuar janë 1.243.345 persona, ku meshkujt përbëjnë 55,5 % të të punësuarve dhe femrat 44,5 %. Të papunë janë 164.613 persona, ndër të cilët 54,5 % janë meshkuj dhe 45,5 % janë femra.
Shkalla zyrtare e papunësisë për grup-moshën 15-74 vjeç është 11,7 %. Për meshkujt, shkalla e papunësisë është 0,4 pikë përqindje më e ulët sesa për femrat. Krahasuar me vitin 2019, punësimi është ulur me 1,8 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është rritur me 0,2 pikë përqindje.
60,6 % e popullsisë 15-64 vjeç është e punësuar, 8,4 % është e papunë dhe 30,9 % është ekonomikisht jo aktive (jashtë forcave të punës). 67,8 % e meshkujve 15-64 vjeç janë të punësuar, 9,3 % janë të papunë dhe 22,9 % janë jashtë forcave të punës. 53,6 % e femrave 15-64 vjeç janë të punësuara, 7,6 % janë të papuna dhe 38,8 % janë jashtë forcave të punës. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Bizneset që do të dalin në treg të lirë në 1 janar 2022 do të duhet ta blejnë vetë energjinë tek furnizuesit privatë ose nëse nuk arrijnë të...
TIRANË – Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, pas blerjes së Alpha Bank Albania nga OTP, pritet të rrisë konkurrencën në sektorin bankar. Guver...
SHQIPËRI – Strategjia Afatmesme Fiskale duhet të ketë në themel të saj zgjerimin e bazës tatimore dhe heqjen e përjashtimeve fiskale. Nëse programi a...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kaluar dhe kthyer për rishqyrtim disa ligje të paketës fiskale! Në njoftimet zyrtare, Meta fillimisht ka kthyer për r...
TIRANË– Konsolidimi i mëtejshëm i sektorit bankar, pas blerjes së Alpha Bank Albania nga OTP, pritet të rrisë konkurrencën në sektorin bankar. Guvern...
Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). ...
Prurjet në kaskadën e Drinit janë pakësuar ditëve të fundit si rezultat i ndalimit të reshjeve të shiut.Të dhënat zyrtare nga Korporata Elektronenergjetike Shqi...
Rënia e euros në kursin e këmbimit me lekun thellohet më shumë këtë javë dhe monedha europiane po i afrohet niveleve të fundit të vitit 2007.Sipas kursit zyrtar...
Sektori i farmaceutikës shënoi nivelet më të larta të shitjes me pakicë në tremujorin e tretë në krahasim me periudhën e para krizës në raport me sektorët e tje...
Shqipëria kishte të ardhurat më të ulëta për frymë edhe në vitin pandemik 2020, me vetëm 30% të mesatares së Bashkimit Europian dhe 39% të konsumit individual p...