LIVE UPDATES
Ekonomi

Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale në Shqipëri

16 Dhjetor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Vodafone Albania financon STEM, programin e gjeneratës së re digjitale

Vodafone Albania dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkruan sot marrëveshjen e financimit të programit STEM ( Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Matematikë). Ky program i gjeneratës së re që financohet nga Fondacioni Vodafone Group, si pjesë e agjendës strategjike për aftësimin digjital në Evropë (duke investuar 40 milionë euro në tregjet evropiane), do të financohet edhe nga Fondacioni Vodafone Albania, me misionin për të hedhur bazat e edukimit digjital për 3 vitet e ardhshme, edhe në Shqipëri.

Marrëveshja e financimit u nënshkrua nga Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, znj. Katia Stathaki dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Evis Kushi. Në fjalën e saj të rastit, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania tha se: “STEM është një komponent i rëndësishëm i teknologjisë dhe edukimit digjital. Vodafone Albania i ka të gjitha kapacitetet dhe vizionin për të bashkëpunuar me BE-në dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, që ky program të bëhet faktor i rëndësishëm edhe në kurrikulat e arsimit publik në Shqipëri. Next Generation Albania, përmes kurrikulës së STEM, është një mundësi unike arsimimi në fushën digjitale, që fuqizon studentët dhe mësuesit, duke I bërë më të aftë për të ardhmen.”

Më tej znj. Stathaki theksoi se ky program, i krijuar për moshat 12-18 vjeç, që do të zbatohet fillimisht në 12 shkolla, për t’u zgjeruar më tej edhe në shkolla të tjera publike në Shqipëri, do t’u mësojë të rinjve gjuhët e kodimit Arduin dhe App Inventor e do t’u krijojë mundësi që, në fund të trajnimit, të jenë të aftë t’i japin zgjidhje digjitale çdo problemi që mund të identifikojnë në komunitetet ku jetojnë.

Ministrja Kushi theksoi se: “Ne shqiptarët kemi një shprehje: ‘Miq të mirë në ditë të vështirë’; dhe në fakt Vodafone Albania është nga ata miq që në periudhën e vështirë të pandemisë tregoi një nivel të lartë solidariteti dhe përgjegjësie sociale. Zhvillimi I aftësive digjitale nëpërmjet STEM-it dhe nëpërmjet kontributit të këtij projekti, pa dyshim do të rrisë edhe aftësitë e komunikimit tek nxënësit, kreativitetin, besimin, këmbënguljen dhe zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme që mund të hasin nxënësit në jetën e përditshme.”

Aftësimi digjital është pjesë e objektivave të Vodafone. Një nga kontributet më të mëdha që Vodafone Albania bëri gjatë kohës së Pandemisë ishte dhurimi i 15.000 pajisjeve dhe dhënia e aksesit në internet për të gjithë fëmijët në nevojë, të cilët nuk mund të frekuentonin shkollën online gjatë 2020-ës. Kohët po ndryshojnë, studentët po ndryshojnë dhe është thelbësore që sektori i arsimit të ecë në një hap me revolucionin e katërt industrial që po vjen, pra revolucionin teknologjik. Bashkimi Evropian po jep 3 miliardë euro fonde, pra 3 miliard euro nga 9 në total të paketës së destinuar për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor. Vodafone Albania është e para kompani private së cilës i lejohet të aprovojë një kurrikul në sistemin e arsimit publik në Shqipëri.

Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sociale sociale evis kushi katia stathaki vodafone albania evis kushi katia stathaki vodafone albania

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet