LIVE UPDATES
Ekonomi

FMN:Qeveria zbatoi pjesërisht rekomandimet për strategjinë afatmesme të të ardhurave

17 Dhjetor 2021, 06:57 Nga DOSJA
FMN:Qeveria zbatoi pjesërisht rekomandimet për strategjinë

SHQIPËRI – Strategjia Afatmesme Fiskale duhet të ketë në themel të saj zgjerimin e bazës tatimore dhe heqjen e përjashtimeve fiskale. Nëse programi afatmesëm fiskal i qeverisë ka parasysh këto parime dhe zbaton rekomandimet që ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të ardhurat buxhetore mund të rriten me 2.4 pikë për qind të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB) në katër vitet në vijim, vuri në dukje FMN në raportin e fundit për rishikimin e ecurisë së ekonomisë shqiptare. Por, me masat që parashikon të marrë qeveria shqiptare, të ardhurat do të rriten më pak se 1 pikë përqind e PBB-së.

Fondi vuri në dukje se Paketa Fiskale e propozuar në 2022 përfshin disa masa që u rekomanduan nga FMN 2019. Heqja e disa përjashtimeve (karburanti i ofruar për jahtet), indeksimi i akcizave me inflacionin, heqja e skemës së kompensimit për fermerët, rritja e kufirit për heqjen e përjashtimit nga TVSH për makineri e pajisje nga 50 në 500 milionë lekë, unifikimi i akcizës së gazit (nga 1 korriku 2022) janë hapa në drejtimet e duhura. Përjashtimi nga akciza për fermerët u shty në vitin 2024.

Megjithatë, disa masa, të tilla si futja e një norme të dytë të reduktuar të TVSH-së në sektorin e turizmit dhe struktura e propozuar e Tatimit mbi pagat ka të ngjarë të dëmtojë më tej qëndrueshmërinë e sistemi tatimor.

Fondi sugjeroi se për të formuluar një politike fiskale të qëndrueshme dhe gjithë përfshirëse për palët e interesuara, Ministria e Financave duhet të forcojë kapacitetet e departamentit të politikave fiskale, i cili mund të orientojë qeverinë në politikat të duhura dhe të qëndrueshme.

Misioni i FMN-së gjatë takimit të fundit konfirmoi edhe njëherë qëndrimin kundër amnistisë, përjashtimeve dhe stimujve, të cilat janë kundër strategjisë afatgjatë të qeverisë për rritjen e të ardhurave.

Në vitin 2019, dy misione të FMN-së, mbi politikën tatimore dhe administrimin e të ardhurave asistuan qeverinë shqiptare për zhvillimin e opsioneve të të ardhurave, të cilat do të ishin baza mbi të cilën do të ndërtohej strategjia afatmesme e Politikes së të ardhurave.

Por fillimisht tërmeti dhe pas pandemia vonuan përfundimin e strategjisë, teksa në vitin 2021, Ministria e Financave kërkoi ndihmën e FMN-së për rishikimin dhe finalizimin e draftit të strategjisë.

“Disa masa të marra që nga viti 2019 për të zbutur ndikimin e goditjeve janë të justifikuara, por të tjera masa rrisin shtrembërimet dhe minojnë qëndrueshmërinë e sistemit tatimor” thuhet në raportin e FMN-së.

Pas pandemisë, Shqipëria miratoi shtyrje tatimore që ofruan lehtësira të përkohshme për bizneset më të prekura. Megjithatë, masa të tilla si rritja e tatimit mbi të ardhurat e patatueshme të korporatave, pragu për të përjashtuar bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë dhe tatimi i mbajtur në burim nga dividendi, krijoi një shteg për individët me të ardhura të larta që tani mund të shmangin taksat përmes regjistrimit si biznese, duke dobësuar ndjeshëm sistemin e tatimit mbi të ardhurat personale (TAP), vuri në dukje Fondi. Shkalla më e lartë tatimore, diferenca midis bizneseve nën dhe mbi pragun e thellon nxitjen për të nën-raportuar ose për të copëtuar biznesin, çka redukton bazën tatimore të bizneseve.

Shqipëria duhet vendosë një regjim tatimor të përshtatshëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME). FMN këshilloi se, në për ndërmarrjet e vogla dhe mesme duhet të vendoset pragu i regjistrimit për TVSH-në dhe tatimin mbi të ardhurat, të përcaktuara si ato me qarkullim nën këtë prag, pavarësisht strukturës së tyre të biznesit.

FMN sugjeroi se strategjia afatmesme fiskale duhet të hartohet dhe të shihet si plani i reformave tatimore të Shqipërisë në afat të mesëm.

Kjo strategji duhet të zëvendësojë ndryshimet e copëzuara dhe të shpeshta të ligjeve tatimore.

Përtej rezultateve në të ardhura, politika tatimore afatmesme do t’i bëjë me të lehta parashikimet e sistemit tatimor dhe administrimin e të ardhurave.

Fondi këshilloi se duhet të eliminohen mospërputhjet ndërmjet ndryshimeve vjetore në ligjet fiskale dhe asaj që është rënë dakord në politikën afatmesme.

Fondi sugjeroi se gjatë vitit 2022 politika fiskale duhet të ketë një objektiv të qartë për rritjen e të ardhurave. Secila prej masave të reformës së politikës tatimore në Strategjinë Afatmesme duhet të tregojë qartë objektivin e saj, argumentet, kohën e zbatimit dhe ndikimin e pritshëm në të ardhura. Fondi këshilloi që strategjia duhet të shoqërohet nga një Plan Veprimi dhe të tregojë hapat vijues që çojnë në arritjen e objektivave te të ardhurave.

FMN vlerësoi se strategjia e re fiskale, kur ishte në formën e një drafti në vjeshtë të këtij viti, la të hapur hendekun për të përmbushur kufirin e poshtëm të objektivit për rritjen e të ardhurave me 1 pikë përqind të PBB-së nga reformat e reja të politikës tatimore. FMN sugjeroi se ky hendek ka nevojë të plotësohet dhe për këtë duhen masa fiskale shtesë që synojnë rritjen e të ardhurave.

Rekomandimet e FMN për Strategjinë Afatmesme Fiskale

Vendosni një objektiv të vetëm të të ardhurave të përgjithshme për periudhën afatmesme. Përcaktoni objektivat vjetore të të ardhurave, duke treguar shpërndarjen e barrës tatimore dhe qëllim gjatë të gjithë periudhës së strategjisë.

Vlerësoni ndikimin në të ardhura të secilës prej reformave të politikës tatimore dhe përfshijini në strategjinë afatmesme.

Të sigurohet që të gjitha masat e lidhura me taksat në Paketën Fiskale 2022 të jenë në Strategjinë Afatmesme Fiskale. Në vazhdim, sigurohuni që të mos ketë mospërputhje ndërmjet Strategjisë Afatmesme ndryshimeve vjetore të politikës tatimore.

Përfshini aspiratat e reformave tatimore në Strategjinë afatmesme së bashku me projektet dhe ndikimin e tyre në ardhura.

Të vendoset një prag i vetëm regjistrimi për TVSH-në dhe tatimi mbi të ardhurat në bizneset e vogla dhe mesme dhe të përkufizohen si ato me qarkullim nën këtë prag, pavarësisht nga struktura e tyre e biznesit.

Hartoni një regjim të thjeshtuar tatimor për të trajtuar në mënyrë të barabartë tatimpaguesit.

Rishqyrtoni hartimin e grupeve të tatimit mbi të ardhurat personale ( e përfshire ne paktën fiskale 2022)

Mbyllni hendekun ndërmjet qëllimit të deklaruar të të ardhurave në Strategjinë Fiskale, duke aplikuar reforma shtesë për rritjen e të ardhurave. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi fmn shqiperia fmn shqiperia

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë