27 Janar 2023, 11:01
Nga Meri Lika
Meri Lika
Gjyqtari Florjan Kalaja, deri dje, nuk më njihte mua dhe as nënën time, por edhe pse nuk na njihte, ai në familjen tonë është një njeri shumë i dashur.
Nuk është i dashur se jemi të entuziasmuar si militantët pas figurave politike, por është i dashur sepse pas 30 vjetësh ai i dha drejtësi nënës sime duke i kthyer pronat e babait të saj, prona të cilat filloi t’i kërkonte kur ishte 50 vjeçe dhe që falë korrektësisë së Florjanit, arriti t’i marrë kur mbushi 80.
Mbrëmë në prezantimin e librit të tij “Lirim me kusht”, e nderuar që isha ftuar, shkova bashkë me nënën time dhe kur e takuam që të firmosnim kopjen tonë të librit të tij, ai na pa me çudinë e të pasurit përballë dy njerëz krejt të panjohur.
- Ti, nuk na njeh – i thashë – por ti je një ndër njerezit më të dashur të familjes sonë.
Ai i habitur më pyeti:
- Përse?
-Sepse pas tridhjetë vjetësh i ktheve mamasë pronat e babait të saj.
-Kam bërë vetëm detyrën. – u përgjigj duke e trajtuar këtë gjë si gjënë më normale.
-E di – i thashë – por, të tjerët për tridhjetë vjetë nuk e bënë.
Gjatë ceremonisë së prezantimin tek dëgjoja kolegë e miq të Florjanit që tregonin cilësitë e tij, ndjeva dëshirën të dilja dhe të thoja se unë isha personi që e njihja më mirë se të gjithë ata.
Ata të gjithë e njihnin në një marrëdhënie shoqërore, pune etj të këtij lloji, kurse unë e njihja në marrëdhënien e një të panjohuri që kërkon drejtësi dhe që kërkon t’i respektohet e drejta, por nuk dola ta thoja këtë sepse nuk doja të “prishja skenarin” duke u futur në mes të tij, unë një njeri krejt i panjohur.
Atë që doja të thosha mbrëmë, vendosa ta shkruaj sot jo për të mburrur Florjanin sepse ai nuk ka aspak nevojë për këtë, por për të treguar se në sistemin tonë gjyqësor ka edhe njerëz të ndershëm, të cilët bëjnë detyrën pa u korruptuar.
Sot të bësh detyrën është virtyt, është virtyt i njerzëve që kanë pasion punën, që respektojnë tjetrin në të drejtën e tyre sepse kështu respektojnë veten dhe Florjani është një prej këtyre njerëzve.
Ai me modestinë e tij kërkoi që faktin e dhënies së të drejtës ta kalonte si bërje të detyrës, por në kohën e kalbëzimit të shoqërisë sonë, dhe sidomos në kohën e kalbëzimit të sistemit gjyqësor, të atij sistemi që duhet të na krijonte besim dhe shpresë, të bësh detyrën nuk është aq e thjeshtë.
Florjani ka zgjedhur të jetë ndryshe, jo ndryshe për t’u dukur, por të jetë ndryshe për të na treguar se në këtë vend nuk ka vdekur shpresa, se ka njerëz të cilët duan të vlerësohen profesionalisht, duan të punojnë me pasion dhe të respektojnë njeriun dhe detyrën.
Me këtë shkrim dua t’i them faleminderit që është i ndershëm dhe që bën detyrën, dhe faleminderit që e do ka shumë vendin e tij.
meri lika
Insights
26 Janar 2023, 21:40
Lindita Çela
Lindita Çela
Drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dolën sot në nj&e...
Insights
26 Janar 2023, 12:24
Agim Xhafka
Korça
Dëbora e parë si dashuria e parë. Ngazëllim, marrje fryme, rrahje zemre, ëndërrim, fluturim, bekim. Korça...
Insights
25 Janar 2023, 07:41
Ben Manaj
Nga Ben Manaj
Së fundmi, sërish isha në Janinë për herë të dytë, thjesht si një tepelenas i apasionuar pas figur...
Insights
22 Janar 2023, 21:40
Ola Xama
Ola Xama
Nga viti 2019 qeveria u kujtua se nuk kishte arritur të zhvillojë si duhet ekonominë shqiptare e se duhej një kompani në ...
Insights
20 Janar 2023, 18:08
Jess Phillips
Jacinda Arden
ZELANDË E RE- Jacinda Ardern nuk i ka mbetur më "gaz në rezervuar" për të vazhduar detyrën si kryeministre e Ze...
Insights
18 Janar 2023, 19:35
k.m.
Ledi Shamku dhe Skënder Gjiknushi
E mbani mend besoj Kryeakademizmën, kur rehat-rehat, faqe Qeverisë dhe Shkencës, citoi me afsh e me b...
Insights
17 Janar 2023, 07:27
Ola Xama
Ola Xama
Biznesi i ndërtimit. Ndërtimet pa kriter dhe nga kompani fantazmë kanë pushtuar vitet e fundit qytetin. Sot Tirana ka hyrë...
Insights
12 Janar 2023, 21:24
Flora Xhemani Baba
Flora Xhemani Baba
Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e v&eu...
Insights
11 Janar 2023, 15:14
k.m.
Luiz Ejlli
TIRANË- 2 ditë zgjat çudia më e madhe në këtë vend, por këto të fundit në vendin tonë j...
Insights
9 Janar 2023, 10:00
Esther Walker
Princi Harry
Nga Esther Walker
Unë e arrita disa kohë më parë mërzinë time sa i përket informacioneve rreth Harry dhe M...