LIVE UPDATES
Insights

Lejet e ndërtimit jepen për pastrim parash, të dhënat që rrëzojnë propagandën e Bashkisë së Tiranës

Dy të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave rrëzojnë propagandën që po bën së fundi bashkia duke thënë se lejet po jepen në propocion me rritjen e popullsisë së kryeqytetit. Në fakt nuk është kështu.

17 Janar 2023, 07:27 Nga Ola Xama
Lejet e ndërtimit jepen për pastrim parash, të dhënat
Ola Xama

Biznesi i ndërtimit. Ndërtimet pa kriter dhe nga kompani fantazmë kanë pushtuar vitet e fundit qytetin. Sot Tirana ka hyrë në gropën e madhe të betonit dhe duket se më shumë sesa qytetarëve, po u shërben disa lobeve që ndahen në ca që duan të bëjnë para shpejt dhe në ca të tjerë që nuk kanë interes të fitojnë, por të pastrojnë atë që kanë fituar me biznese të jashtëligjshme.

Dy të dhëna zyrtare të Institutit të Statistikave rrëzojnë propagandën që po bën së fundi bashkia duke thënë se lejet po jepen në propocion me rritjen e popullsisë së kryeqytetit. Në fakt nuk është kështu. Sipas INSTAT-it, numri i lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për vitet 2017-2021 është 1671 për një total prej 5.7 milion metra katrorë sipërfaqe. Nga këto, më shumë se gjysma (53%), janë dhënë për ndërtesa rezidenciale. Pra, janë dhënë leje për t’u ndërtuar 3 milion metra katorë pallate dhe vila. Nëse e pjestojmë këtë shifër me 100 metra katorë që është hapësira mesatare që jeton një familje, i bie që të jenë ndërtuar 30 mijë apartamente.

Nga ana tjetër progresioni i rritjes së popullsisë së Tiranës sipas të dhënave zyrtare në këto vite është 43 mijë banorë, e cila nëse pjestohet me 3 që është numri mesatar i antarëve të një familje, rezulton se kërkesa për apartamente sikur të gjithë të ardhurit të jenë të interesuar për shtëpi, nuk është më shumë se 15 mijë apartamente. Atëherë përse po na dalin gjysmat e banesave tepër, madje dhe me çmime shumë të larta?

Përgjigjja logjike është se një pjesë e ndërtuesve nuk ka interes t’i shesë këto shtëpi, por të ndërtojë dhe të mbajë çmime të larta, pasi sa më i lartë fitimi i deklaruar, aq më e lartë dhe vlera e parave që pastron. Dy të dhëna të tjera jo-zyrtare rrëzojnë po ashtu deformimin që po i bën kësaj çështje propaganda e bashkisë: ndërtimet e kateve pa leje të kullave dhe pallatet e papërfunduara. Po të llogaritim edhe sipërfaqet e ndërtuara pa leje, atëherë sa del numri i apartamenteve të ndërtuara në Tiranë në raport me popullsinë? 30 mijë banesa sa raportohet nga të dhënat e INSTAT apo 40 mijë? Po disa kulla përse janë lënë përgjysëm? Nëse paska kërkesë kaq të lartë, përse në zonat më të mira po mbeten pallatet papërfunduar? Përse nuk paguajnë blerësit apo të financojnë bankat?

E vërteta është se stoku i kredisë për ndërtimin në fund të vitit 2021 ishte 483 milion euro, me një rritje nga viti 2017 prej vetëm 147 milion euro. Nga ana tjetër vlera e lejeve të ndërtimit për rezidenca banimi në këto vite është 900 milion euro. Cili është burimi i 753 milion eurove? Ka ardhur koha që si në të gjithë vendet e zhvilluara, edhe Shqipëria të ketë një ligj me kritere të forta për dhënien e lejeve. Duhet që leja e ndërtimit të kushtëzohet me patjen e 30 deri në 50% të financimit, në varësi të madhësisë së projektit (ky rregull nuk vlen për banesat individuale).

Kjo do të mbrojë qytetarët që porositin shtëpitë që t’iu mbarojnë në kohë, do të mbrojë ekonominë nga paratë e pista që hyjnë në këtë sektor, pasi në momentin që do të jetë vlera në bankë apo projektin do e financojë banka me kredi, nuk do të ketë hapësira për depërtimin e tyre, do të sjellë në treg firma serioze që kanë qëllim cilësinë dhe jo biznes tjetër, do të frenojë valën e betonit dhe stabilizojë çmimet e këtij tregu.

ola xama ndertimet ne shqiperi

Sondazh

Poll
Insights 12 Janar 2023, 21:24 Flora Xhemani Baba

Vdekja e ngadaltë e qytetit

Flora Xhemani Baba Shpeshherë përballemi në përditshmëri me faktin e trishtë të braktisjes së fshatrave. Por e v&eu...

Insights 7 Janar 2023, 14:11 Agim Xhafka

Endacaku...

Agim Xhafka Sot në mëngjes në rrugët e qytetit tim vdiq një njeri. Quhej Arben, i sëmurë epileptik, ishte 38 vjeç...

Insights 6 Janar 2023, 11:05 Kristi Pinderi

Si t’ja themi profesorit

Kristi Pinderi Përgjigje Artan FugësKa një problem interesant te dilema nëse duhet t’i përgjigjesh Artan Fugës për...

Insights 6 Janar 2023, 11:02 Artan Fuga

Prindi 1; prindi 2, dhe lojërat pa shije!

Artan Fuga Kam dëgjuar se në disa institucione arsimore parashkollore kanë bërë fillime eksperimentesh sociale me zarar, për ...

Insights 29 Dhjetor 2022, 13:11 Ledi Shamku

Njeriu ka përmasat e gjuhës që flet

Foto ilustruese Po e nis duke thënë se vjeshta e këtij viti qe një vjeshtë përkimesh (koincidencash), dhe se Epikyri na thot&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet