LIVE UPDATES
Insights

Kara Mahmudi i sotëm

Bota moderne pas mesjetare nis jo vetëm me shkëputjen e pushtetit politik me pushtetin religjioz në atë që quhet sekularizim, ndarja e pushteteve, çfarë ruhet me check and balance, por edhe me lirinë e shprehjes, kreativitetit, studimit dhe hulumtimit shkencor, akademik dhe mbi të gjitha autonomisë së artit dhe artistit krijues.

18 Shkurt 2025, 20:13 Nga Joni Shanaj
Kara Mahmudi i sotëm
Joni Shanaj

TIRANË - Individë qê për t'u pasuruar kanë shkatërruar me apo pa dashje artin dhe kulturên, ka pafund në histori. Ndonjëherë ata mbahen mend edhe vetëm për kaq. Individë në pozicione pushteti politik qê tentojnë të shndërrojnë artin dhe kulturën në mjet për qëllime të tjera, si mbulesë për aktivitete të tjera korruptive; politikanë të cilët veshin rolin e protektorit me imponim, kur këtë rol as kanë tagër e as ia ka kërkuar njeri ta luajnë në mënyrë private, vetëm për kaq janë në shkelje të pa llogaritshme të gjithçkaje të shenjtë në jetën politike dhe kulturore të një vendi dhe riskojmë shkatërrimin e tij.

Duhet kuptuar se muzika, letërsia, kinematografia, arti në tërësi janë asete, armët më të mira për orientimin shpirtëror dhe kulturor të një populli. Nuk janë thjesht argëtime çasti që "punë e madhe", argëtim qejfi.

E kanë edhe këtë funksion, por ashtu si muzika ka disa role në jetë, ka muzikë për dasma, për vajtim, për rituale religjioze kontakt me lutjen, transhendencën, ka muzikë për vallëzim ka për zbulim të hapësirave poetike, të papërshkrueshme nga ato që mund të zbulojë, rizbulojë e hapë muzika drejt dimensioneve të tjera të njohjes dhe emocioneve. Kjo vlen për të gjithë gjinitë e artit.

Bota moderne pas mesjetare nis jo vetëm me shkëputjen e pushtetit politik me pushtetin religjioz në atë që quhet sekularizim, ndarja e pushteteve, çfarë ruhet me check and balance, por edhe me lirinë e shprehjes, kreativitetit, studimit dhe hulumtimit shkencor, akademik dhe mbi të gjitha autonomisë së artit dhe artistit krijues.

Perëndimi, përveç institucioneve publike në ruajtje të vlerave të shenjta dhe të pacënueshme për shoqëritë moderne që janë ato të trashëgimisë kulturore, ka lehtësuar dhe lehtëson me të gjitha mundësitë, ligjore dhe ekonomike, sipërmarrjen private që të mbështesë dhe ruajë autonominë e artit, artistit dhe autorit krijues.

Shoqëri të cilat tentojnë të vendosin artin në fuknsion të politikës nuk janë shoqëri të lira. Që një ditë do të dilnin disa "kalamaj" politikë që do të tentonin të bluanin nên egot e tyre injorante plotésisht botën krijuese të njê qyteti apo vendi, kësaj as ia priste mendja njeriu në këtë vend.

Është e shëndetshme që në shekullin që jetojme gjithçka e lidhur me artin t'i lihej në transformim gradual iniciativës private, biznesit apo sipermarrjes, por ky kalim nga një shoqëri e kontrolluar plotësisht nga partia shtet tek iniciativa private kërkonte ekuilibrin e disa institucioneve normale bashkëkohore që jo vetëm e donin artin dhe njeriun por edhe e kuptonin rolin e artit për shoqëriné dhe imazhin e thellë të vendit jo vetëm për të tjerët por në rradhë të parë për veten.

Imazh për veten do të thotë se kur shoqëria ku ti jeton krijon dhe shfaq veten në art të mirë me kualitet estetik dhe përmbajtësor, i nisur nga vlera të brendshme humane, atëherë edhe njeriu më i thjeshtë ndikohet indirekt nga kjo për të rritur kërkesat ndaj vetes.

Të njëjtën gjë që Rama vuri në përdorim me ngjyrat dhe fasadat e qytetit dhe që është shpallur si një gjetje në botën e artit kontemporan si një nxitje për përmirësimin e jetës së qytetit, ngritjen e standardeve të njerêzve për arealin ku jetojné dhe për veten gjë që ka sjellë njëkohësisht dhe rritjen e vlerës së real estatit në Tiranë e Shqipëri, diçka të ngjashme duhet të bëjë shoqëria shqiptare tashmë jo vetëm për fasadat, por për ngritjen e brendshme të njeriut.

Këtë mund ta kryejë vetëm zhvillimi i artit krijues dhe i personalitetit té autorit që punon dhe jeton në Shqipëri. Cilësia dhe vitaliteti i produktit artistik edhe pse mund të shkaktojë event/ngjarje në momentin e prezantimit të saj në publik nuk është detyrimisht e lidhur me evente. Fokusi i kësaj qeverie në evente të gjithëfarsojshme e ka eklipsuar pothuaj plotësisht ngjarjen e shpërfaqjes së një vepre artistike në publik. Në hyrje të mandatit 4 të kêsaj mazhorance kjo problematikë duhet adresuar seriozisht.

Kalimi nga një "industri" propagande parti shtet, në një mjedis vital ku artisti krijues, forca avantgardë në inovacion dhe kreativitet e çdo shoqërie moderne bashkëkohore, drejt iniciativës së lirë personale, private, me fokus të brendshëm apo të jashtëm, shpirtëror, psikologjik apo social, nuk mund të pritej té ndodhte me dorën magjike të tregut të lirë në kohën kur tregu i lirë në vend ka deficitin tregtar që ka e që mbart.

Mungesën e kualifikimit kulturor dhe estetik të mbajtësve të kapitalit nuk mund ta kompensojë mbështetja e institicioneve ndërkombëtare për artistin krijues shqiptar, as në formë të pjesëshme, pasi në rastin e një njohje ndërkombëtare, artisti krijues në këto kushte do të largohej menjëherë nga vendi, si edhe ka ndodhur. Për shoqërinë, si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë kulturor është me rëndësi që të ketë artistë, krijues seriozë qê jetojnë në të e mes saj.

Kjo jo vetëm se artisti paguan taksa ku është rezident ai vetë, por dhe kompanitë që menaxhojnë apo tregtojnê veprën e tij paguajnë taksa atje ku janë, kudo qê të jenë. Një qytet, një fshat, një shtet, një territor që jetohet nga njerëz krijues, me inovacion, kreativitet dhe njohje publike lokale apo botërore, siç dihet shumë mirë kjo nga industria e real estateve, i rritet respektivisht jashtëzakonisht në progresion edhe vlera në treg. Besoj çdokush e ka parë dhe mësuar se edhe në qendra tregtare masive gjendet nje hapësirë për kinema.

Kjo jo vetëm se ligjet detyrojnë por edhe se biznesi e ka kuptuar vlerën imediate të tërehqjes që kryen për njerëzit vepra artistike. Problemi kryesor që nxori në pah goditja e SPAK ndaj Kryetarit aktual të bashkisë Tiranë, nuk është thjesht aludimi ndaj tij për korrupsion. Pavarësisht a del me apo pa faj për akuzat konkrete, problemi kryesor që del në pah është dhe do të mbetet politik: Cili ka qenë dhe cili është vizioni politik i këtij politikani të ri shqiptar?

Kemi të bëjmë këtu me një problem të thellë formimi, ndoshta që i përket edhe një brezi të tërë. Ndaj duhet adresuar!
Ne qytetarët e këtij qyteti dhe të këtij vendi që duke venë kokën né torbë u ngritëm kundër dikaturës më të egër terroriste komuniste në Europë, jemi ende gjallë.

Askush nuk mund të tallet si lolo me një memorie të jetuar njerëzish që kanë marrë përsipër e kanë venë në bixhoz politik jetët e veta dhe të fëmijëve të tyre përballë tytave të mitralozëve mbi godinat ku hyjnë e dalin tërë pordhë sot pushtetarë të krijuar në zyra projektesh dosjesh pa jetë.

Le të ngjajë so të dojë sot kjo fjalë, por pêr LIRINË e këtij qyteti dhe këtij vendi është sakrifikuar me gjithçka në Shqipëri e Tiranë. Nqs në vitet e tranzicionit në rrëmujën e përditshme lindi një brez cinik që mendoi se mund të përdorë gjithçka pêr disa ambicie imbeçile të papjekura prej axhamiu majë pushteti, kjo duhet adresuar dhe ndalur.

Ky personazh politik tentoi të verë në përdorim të tij gjithçka, përfshi artin dhe kulturën, vetëm në funksion të Kontrollit.
Kontroll dhe vetëm kontroll i cili nuk i shërben asnjë politike përveç konsolidimit dhe shtrirjes së pushtetit të tij personal dhe një grupimi individësh pa asnjê ide, pa asnjë filozofi përveç kontrollit dhe vetëm kontrollt dhe intimidimit.

Si erdhi kjo ditë? Duke mos patur asnjë idé. Lali Eri erdhi si një kopje 2.0 e updejtuar e Ramës kryetar bashkie. Me të njëjtën filozofi të gjetur gati dhe shtruar nga Rama, si ekzekutues i blueprintit të vizionit 'Edi Rama' për bashkinë Tiranë. Asgjë origjinale e tij. Kopje e një origjinali i cili në pozicionin e një kryetari bashkie mbeti epokal.

Si kryeminstër na mbetet ta shohim pasi nuk e ka përfunduar ende detyrën. Por natyrisht Edi Rama ka disa përgjegjësi. Përgjegjësia kryesore e tij është se e e ka lejuar Lali Erin të rreshtonte disa nga miqtë artistë të suksesshëm bashkëkohorë të ndihmuar jo pak nga Rama në karrierat e tyre të mblidheshin dhe të lejonin kryetarin e ri të bashkisë pas tij t'i përdorë si fasada për poshtërimin e gjithçkaje që lidhet me kreativitetin, krijimtarinë dhe autorësinë duke i përdorur këto si evente spektaklesh.

Këtë përdorim të artistit si gjithçka tjetër, Lali e ka kopjuar keq nga Rama. E ka kopjuar biles aq pa fantazi sa janë përdorur pothuaj po të njëjtët personazhe si ata që më parë janë përdorur nga Rama. Por ka njê ndryshim madhor mes të dyve. Nuk mund të krahasohet kopja e keqe me origjinalin.

Dhe Rama e ka tani shansin, në krye të mandatit të tij 3 të kuptojë seriozisht se një Shqipëri pa krijues, pa dinjitet real te brendshëm si ai që krijon njê epokë nën emrin e politikanëve të mëdhenj, nuk do të ketë më asnjë vlerë nqs partia e tij nuk do të distancohet nga ky model krijesash politike të cilat i kanë hyrë në borxh shumê shpirtit të këtij vendi.

Shqipëria ka njohur personazhe të panumërt errësire si puna e këtij Kara Mahmut Bushatit në imazhin poshtë i cili kur iu tek t'i shpallte luftë Aqif Kurt Pashës së Beratit u nis me atë rast të bëjë dhe ca plaçkë e i vuri zjarrin edhe Voskopojës bashkë me Akademinë e Re të saj, Bibliotekë dhe gjithë ç'farë kishte, bashkë me shtypshkronjën e dytë në Ballkan pas Stambollit e cila kishte bërë që Voskopoja të furnizonte jo vetem me lesh dhe bulmetra Europën, por edhe me libra.

Akademinë e Re të Voskopojës, ato vite. pikërisht pak para nisjes së Revolucionit Francez, e pat ndërtuar një Teodor Kavalioti me mbështetjen financiare të disa tregtarëve dhe fisnikëve të kamur nga këto troje dhe të vendosur asokohe në Vienë dhe kryesisht Venedik.

Akademia e Re u kthye në një nga shkollat më me emër në atë kohë prej atij burri, pra Teodor Kavaliotit, një idhtar i ilumizmit Volterian dhe njohës i imtë i Dekartit edhe pse i veshur vetë me rrobën e priftit dhe besimtar i vërtetë Kristian.
Dhe e dini çfarê? Aq i përulur ishte Kavalioti i krishterë në thjeshtësinë e tij sa sot, edhe pse ndërtues i një Akademie në një qytet ku bujarët e vet ndërtuan disa nga kishat më të bukura të Shqipërisë, nuk gjendet asnjë foto e asnjë portret i tij. Askund.

Çfarë gjendet nga ana tjetër janë disa portrete të Kara Mahmut Bushatit, shfarosësit dhe djegësit të Voskopojës. Biles edhe nga vetë Simon Rrota në këtë imazh që po vendos si ilustrim.

Mund të vendos gjithashtu bast publik se Kara Mahmuti ka qenë me siguri analfabet, pasi analfabetizmi përndoqi pothuaj të gjithë figurat e bejlerëve shqiptarë deri tek Esat Pashë Toptani i famshëm tradhëtar apo heroi më i madh real dhw i pa kredituar Bazi i Canes (Abaz Kupi), ky i fundit heroi me i madh por fatkeqêsisht i fundit analfabet i heronjve të shumtë të Shqipërisë.

Ndaj i takon tani Edi Ramës të ndajë mendjen dhe veten e të përcaktojë cilin model krijese politike do të lerë pas.
Një Kara Mahmut të sigurt të partisë tij, Bushatli ose jo, apo një Kavaliot me ndihmën e atyre që e duan shpiritn e Shqipërisë. Se cili nga këta të dy ngjason më shumë me Ramën vetë, besoj se e kupton tashmë çdo njeri.
Mjafton të vendosësh portretin e Edi Ramës përkrah atij të Lali Erit që sot, dhe besoj e kupton vetë secili cilat prerje janë për ç'punë në histori. Por i takon Edi Ramës të bëjë zgjedhjen e tij.

joni shanaj

Sondazh

Poll
Insights 10 Shkurt 2025, 16:05 Erion Delvina

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Arrestimi i Erion Veliajt TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapë...

Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Protestuesi Ramës: Mund të mbyllësh TikTokun por do marrësh Noc Rrokun

Mbyllja e TikTok/ I riu nga protesta: Shqipëria e sëmurë ka nevojë për një doktor dhe jo një artist

“Grekët i vunë flakën Athinës, serbët e shqyen Beogradin”/ Mehdi Malkaj: Po ne, dele jemi?

"Mu bë një padrejtësi në zyrat e NATO-s!" Romina:E kam nisur duke aspiruar për t'u bërë violiniste

"Je bërë edhe meme!" Muzhaqi për nisjen e karrierës në PS: Kur mora telefonatën u impresionova

Rama: Kush e do pasaportën e BE-së të na japë mandatin

Thirrja e Berishës: Asnjë votë për patericat e Ramës

Berisha: Dita e Verës i gjen shqiptarët më optimist se kurrë në ndryshimin e madh të 11 majit

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

"Vura dy verore, për Shqipërinë dhe BE-në", Marta Kos në Elbasan: Ende shumë punë dhe reforma

Largimi i Dashnor Sulës/ "Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun", Berisha: Bëri gabim

"Do ndërtojmë unazën periferike të Shqipërisë"/ Berisha: Do i rikthehemi infrastrukturës rurale

Berisha: Aksi Milot-Lezhë-Shkodër do jetë përparësi e të gjitha përparësive

Berisha: 12 miliardë euro janë dhënë nga Rama për infrastrukturën

Rama bie brenda me fjalët e veta: Nuk do ndodhte pa perspektivën e BE

Marta Kos nxjerr bllof Ramën: Të gjithë reformat do të vijojnë dhe pas zgjedhjeve

Marta Kos: Shqipëria ka ecur shumë mirë, BE do të japë 1 mld euro për reformat

"Marta ne duam lekët tona"/Rama: Ambicia jonë është që të marrim pasaportën e BE brenda kësaj dekade

Konferenca me Marta Kos/ Rama: Për ne s'ka alternativë tjetër, bashkimi në BE është e vetmja

Rama batuta me komisioneren evropiane: Donim të prisnim me diell, por dhe shiu është bereqet

"Pashë sa të shpejtë jeni kur bëri gol Bajrami", Kos i dhuron Ramës fanellën "Team Europa"

Gjiknuri: Kryeministri guxon dhe eksperimenton, mund të jetë e suksesshme

Rama: Ça të mire i doni Vlorës ju që shkoni me Leskon e ‘qirje’ Dulen

Futja e Alban Zenelit në listën e PS/ Rama: Ai e do PD-në, nuk do bufin dhe tribunën VIP të kënetës!

Rama: Neomalsorja është një shembull i listës tonë

Rama: U ndërtua me kujdes, listat e mbyllura i kemi shfrytëzuar për të hapur partinë

"I madhi Dash Sula u la në det të hapur si Gjuzi", Rama për listën e mbyllur të PD në Tiranë

"Ku ma pe mua këtë shishe 37 mijë euro?", Rama i përgjigjet komentuesit: Si ma provon ti

Rama: Sa të jem unë këtu, Rruga e Arbrit dhe tuneli i Murrizit nuk do të jenë me pagesë

Listat e PD, Rama: Jam mërzitur sot se Kujtim Gjuzin e lanë në det të hapur

"Tuneli i Murrizit e plasi syrin e keq", Rama: Më në fund hapet nesër, gjeologjia e tij ishte tmerr

Berisha: Risia më e madhe, bashkëpunimi i PD-së me kryemagjistarin e fitores, Chris LaCivita

Berisha: Koalicioni për "Shqipërinë Madhështore" paraqitet para shqiptarëve me listën më dinjitoze

Listat e kandidatëve për deputetë/ Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD!

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Mund të më këtë çuar mesazh, por…/Berisha: Sula është njeri i respektuar, nuk u përjashtua nga lista

Rama: Në 11 maj t'i prezantojmë opozitës një Noc Rrok madhështor

Rama ironizon koalicionin e opozitës:Kujtim Gjuzi është më simpatiku, përveç mustaqeve nuk ka tjetër

Rama takim me asambletë socialiste të Kavajës dhe Vorës: Nëse Shqipëria nuk voton PS në 11 maj

"Lëreni bufin me gjithë kënetë në fatin e vet", Rama: Në 11 maj fokusohuni te flamuri europian

Hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve socialistë, Rama: Partia në pushtet nuk jep llogari

"Në 12 vite 30 herë kam shkuar në restorant", Rama: Mund të rri pa ngrënë edhe dy ditë!

Rama: Në listën e mbyllur të PS do ketë njerëz që hyjnë për herë të parë në Parlament

"PD fitore në 11 maj", Rama replikon me komentuesin: Mos harroni që BE nuk i sheh fare me sy ca tipa

"Prandaj duroj lloj lloj kukumjaçkash dhe insektesh,Rama:Programi i PS është vetëm anëtarësimi në BE

Rama: Për herë të parë, në 11 maj vota ka peshë gjeopolitike

PE do të hapë zyrën e BP në Tiranë, Rama: Vlerësim i jashtëzakonshëm

Sot seanca në Apelin e GJKKO, Veliaj lë paraburgimin në Durrës, niset drejt kryeqytetit

Sherr mes nxënësve të shkollës "Sami Frashëri" në kryeqytet, të miturit godasin njëri-tjetrin