LIVE UPDATES
Insights

Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita

Deri më dje, argumenti kryesor i Partisë Demokratike për kapjen e SPAK-ut ishte paprekshmëria e Erion Veliajt. SPAK-u sot dha shenjën që Erion Veliaj është i kapshëm për të. Dikush, në radhët e Opozitës, me të drejtë mund të ketë menduar se kjo thikë ka dy tehe: Po sikur radha të jetë e shkruar për të tjerë opozitarë të rëndësishëm?

10 Shkurt 2025, 16:05 Nga Erion Delvina
Lal Veliaj, La Vita dhe La Sivita
Arrestimi i Erion Veliajt

TIRANË - Në ekran pashë një 45-vjeçar, në kulmin moshor për të bërë kapërcimet më të mëdha të karrierës së tij politike, nën akuza të rënda. Atë e vunë pas dyerve të drejtësisë, nuk është i pari. Deri më dje, argumenti kryesor i Partisë Demokratike për kapjen e SPAK-ut ishte paprekshmëria e Erion Veliajt. SPAK-u sot dha shenjën që Erion Veliaj është i kapshëm për të. Dikush, në radhët e Opozitës, me të drejtë mund të ketë menduar se kjo thikë ka dy tehe: Po sikur radha të jetë e shkruar për të tjerë opozitarë të rëndësishëm?

Erion Veliaj karamboloi sot keqaz karrierën e tij politike përplot arritje, mbase duke dalë prej skenës kryesore, në një moshë në të cilën Sali Berisha hyri në jetën politike shqiptare në vitin 1991. Edi Rama humbi një nga njohësit më të mirë shqiptarë të skuadrës së tij fituese, mediatike dhe politike, të komunikimit dhe të organizimit. Nëse Endri Fuga ishte strategu i skuadrës Rama, Erion Veliaj ishte kryeoperatori, zbërthyesi i strategjive në taktika të prekshme.

Në të njëjtën ditë, Partia Demokratike e Sali Berishës zyrtarizoi bashkëshortin dhe bashkëdrejtuesin e skuadrës drejtuese të fushatës Trump 2024, Kris La Sivitën. Ai njihet si mjeshtri i fushatave negative. Në vitin 2004 në fjalorin e komunikimit politik, fushata anti-Xhon Kerri, e drejtuar prej tij, futi termin e "swiftboating", që nënkupton një strategji të fushatës negative, e cila kombinon dezinformimin intensiv dhe çmontimin e asaj që kundërshtari ka paraqitur si pikën e vetë më të fortë të profilit politik. Xhon Kerri në vitin 2004 kishte udheheqësinë ushtarake si kollonë morale.

Për të ngjallur dyshime dhe për të nxitur një klimë mosbesimi në publik ndaj ish-kandidatit për president, saktësisht ndaj kollonës së tij më të fortë, nën kujdesin e La Sivitës u themelua "Swift Boat Veterans for Truth", që sulmoi kredencialet ushtarake të Kerrit dhe krijoi një segment amerikanësh që arrinin deri aty sa e vinin në dyshim apo nuk e besonin shërbimin e tij në Luftën e Vietnamit.

Në vijim duhet patur kujdes se me çfarë statusi vjen La Sivita:

1. Nëse është konsulent, në 4 muaj ai mund të kurojë e sugjerojë detaje dhe mbase mund të jetë, jashtë kameras, kryesisht lobisti i Berishës në Uashington– më shumë i dyti se sa i pari, ndonjë deklaratë të fortë këtej e punë underground andej. Kjo do të ishte shumë mirë në plan personal dhe politik për Berishën.

2. Nëse vjen si drejtues fushate,– çfarë do t'i leverdiste më shumë PD-së– ky është një 3-pikësh për PD-në i pallogaritur nga kundërshtarët. Do të ishte shumë mirë për PD-në të ishte drejtuesi i fushatës. Raportimet duken të paqarta: diku si drejtues, diku si konsulent. Ndaj, duhet shtruar pyetja: a ka ardhur La Sivita për të mirën e Berishës, apo të PD-së? Akoma nuk e kam parë një kontratë shërbimi të nënshkruar. La Sivita kushton si dreqi!

Nuhatja më thotë se, nëse ka ardhur si drejtues fushate, ai do të punojë me kujdes të veçantë mbi tre daljet televizive të Arben Ahmetajt në Syri TV dhe do të ripozicionojë secilën nga indiciet e ish numrit dy të Edi Ramës, në mediat përkatëse, të cilat e kanë zhvlerësuar e injoruar sistematikisht. Po ashtu, me gjasë ai do të udhëheqë një fushatë anti-reformimit të drejtësisë së re, "swiftboating", duke zhveshur pikën më të fortë të qeverisjes Rama.

Nuk do të çuditesha ta intervistonte e ta takonte vetë Arben Ahmetajn. Nuk do të çuditesha ta nxiste aktivisht, në vetë të parë, të përfshihej në fushatën e 11 majit, duke i dhënë garancitë e FP1-it, superkompanisë për të cilën punon si partner për komunikimin, median dhe konsulencën politike.

Si konsulent, mendoj që do të jetë vetëm maskim lobues i zgjidhjes së hallit më të madh që Berisha ka në Uashington: dy-tre këshilla të përgjithshme, që PD do t'i përkthejë në shqipen e të përhershmëve e më së shumti do të kujdeset të japë një dorë për heqjen e "non grata-s".

Madje, ndryshe nga sa mendohet, në stilin e La Sivitës duket më e mundshme të ndodhë kështu: më shumë se sa të "zbardhë" Berishën, ai mund të "nxijë po njësoj" Edi Ramën dhe të krijojë një klimë të qartë problematike mes super fuqisë dhe qeverisë Rama.

Kjo fushatë ka nisur të bëhet vërtetë interesante!

erion veliaj spak

Sondazh

Poll
Insights 3 Shkurt 2025, 16:18 Dosja.al

Shembulli serb që nuk e ndjekim dot

protesta ne serbi TIRANË- A live jemi? Serbi, Serbi, je shembull për t’u ndjekur! Në nëntor, një tragjedi tronditi Novi Sad...

Insights 2 Shkurt 2025, 11:02 Dardan Malaj

Beteja për Tiranën

foto ilustruese TIRANË- Në 11 Maj, Qarku i Tiranës do të zgjedhë 37 deputetë, një më shumë se në zgjedhje...

Insights 27 Janar 2025, 10:08 Ermal Mulosmani

Marshimi i Vdekjes – 17 Janar 1945!

foto ilustruese “Më kujtohet fare mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime. "Elizer, o biri im, eja këtu! Dua t&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet