LIVE UPDATES
Insights

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e korrupsionit në prokurimet publike në Shqipëri duhet të variojë nga 20 në 40% e fondit limit. Nëse i lejojmë vetes të spekulojmë, mund të themi se diku mes 200 dhe 400 milionë euro në vit nga paratë e taksapaguesve përfundojnë në xhepat e zyrtarëve çdo vit.

4 Qershor 2023, 11:25 Nga Gjergj Erebara
Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?
Edi Rama

Tenderët për mbikëqyrje punimesh konsiderohen tenderë të vegjël. Ato kushtojnë pak mijëra euro dhe shërbejnë për të kontraktuar një kompani që mbikëqyr punimet e marra përsipër nga një kompani tjetër. Si një hallkë që shërben në rolin e gardianit dhe që duhet të garantojë cilësinë dhe sasinë e punimeve të kontraktuara, pavarësisht vlerës së vogël, këto kontraktime janë të rëndësishme. E megjithatë, këto janë tenderët që nuk tërheqin vëmendjen e medias dhe qytetarëve pothuajse kurrë, për shkak të vlerës së ulët.

Gjërat duket se ndryshuan këtë fundjavë, kur Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi se ka arrestuar dy punonjëse të qeverisë, njëra, sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe tjetra, punonjëse e një strukture të njohur me termin “bashkëqeverisja”, një strukturë kontroverse që ka bërë njësh Partinë Socialiste me shtetin shqiptar, duke mos lënë vijë ndarëse mes të dyjave.

Sipas SPAK, punonjësja e Bashkëqeverisjes i ka dhënë një shumë prej 330 mijë lekësh Sekretares së Përgjishme, me synimin që kjo të favorizojë një operator ekonomik në një tender. Tenderi në fjalë titullohet: “Lot 1 “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Agjencia e Prokurimit Publik e ka njoftuar hapjen e tenderit më datë 10 maj dhe mbylljen më datë 22 maj. Për këtë tender është shpallur fituesi, kompania DRICONS. Njoftimi i SPAK nuk bën të ditur se për favorizimin e cilit operator janë paguar paratë e ryshfetit, por ajo që vihet re është që tenderi në fjalë, për aq sa duket nga të dhënat e pjesëmarrjes, numri i ofertave dhe rezultati, duket shumë larg të qenit tender i dyshuar për manipulim. Rrjedhimisht, kundër kompanisë DRICONS nuk ka ndonjë të dhënë publike që të sugjerojë korrupsion, ndonëse shumë janë çuditur për faktin që SPAK ka arrestuar dy zyrtare të qeverisë se kanë marrë para për favorizimin “e një operatori” por nuk kanë arrestuar ndonjë operator. Dhe ky është një rast tjetër kur logjika e SPAK sfidon logjikën e gjithëpranuar.

Njoftimi i fituesit, thotë se për lotin 1 morën pjesë tetë kompani me oferta që variuan nga 638 mijë në 754 mijë lekë, ndërsa fondi limit ishte 806 mijë lekë. Oferta fituese ishte me vlerë 672 mijë lekë, ose 83% e fondit limit. Shkurt, duket si pa shumë sens që në një tender shumë normal, me vlerë të vogël, të paguhet një shumë kaq e madhe parash. Të 330 mijë lekët që u gjetën në zyrën e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, përbëjnë 41% të fondit limit dhe gati 50% të fondit të ofertës fituese.

Kjo na shpie në një pyetje tjetër: sa duhet të jetë norma e zakonshme e korrupsionit në tenderët e institucioneve publike shqiptare?

Një dosje tjetër e SPAK mund të na ndihmojë për këtë pyetje. Është fjala për çështjen e incineratorit të Elbasanit, për të cilën, ish-ministri Lefter Koka është në pritje të gjykimit për korrupsion, pastrim parash dhe abuzim me detyrën.

Incineratori i Elbasanit u dha me koncesion në vitin 2015 me një procedurë emergjente dhe pa garë. Vlera totale e kontratës ishte 21.6 milionë euro ndërsa SPAK ka identifikuar disa kompani fantazëm, të cilat u denoncuan fillimisht nga LSI, që besohet se janë përdorur nga biznesmenët e koncesionit për të paguar ryshfetin e Kokës.

Koka akuzohet se ka përfituar 3.1 milionë euro nga faturat fiktive të Albtek Energji me një numër kompanish fantazmë dhe afro 2 milionë të tjera nga ITS, kompania tjetër e koncesionit. Me pak fjalë, nga 21.6 milionë euro të kontratës së koncesionit të Elbasanit, 5.1 milionë ose 24% e totalit kanë përfunduar për ryshfet për ministrin, sipas aktakuzës. Investigimi i SPAK mbi problemin e incineratorëve është, në rastin më të mirë, jo shumë i qartë. Të tre çështjet, Elbasani, Fieri dhe Tirana, janë ndarë në tre dosje të veçanta pavarësisht se personazhet janë të njëjtë në të treja rastet. Kompanitë që supozohet se kanë faturuar punime të paqena dhe janë përdorur thjeshtë si mjet pagese të korrupsionit në Elbasan, kanë faturuar edhe koncesionin e incineratorit të Fierit dhe atë të Tiranës, kështu që nuk mund të thuhet se cilat ryshfete kanë pasur të bëjnë me incineratorin e Elbasanit dhe cilat, me atë të Fierit (sa për Tiranën, kreu i SPAK Altin Dumani këmbëngul se nuk është gjetur ende vepër penale).

Dhe për më shumë, natyrisht që dy tenderë, njëri me normë korrupsioni të dyshuar 24% dhe tjetri, me normë korrupsioni 50%, nuk përbëjnë kampion dhe nga këto dy shifra vështirë se mund të ekstrapolohet. Vetëm se fakti mbetet që dy vite e gjysmë pas krijimit, SPAK nuk ka krijuar ndonjë historik të bollshëm të hetimeve të ndjekjes së parave kështu që, për momentin, nuk kemi mundësi të zgjedhim. Ajo që dihet është se autoritetet e ndryshme publike në Shqipëri kryejnë çdo vit procedura prokurimi që variojnë nga 800 milionë në 1 miliardë euro. Dhe nëse këto janë normat e korrupsionit, atëhere një shumë minimalisht 200 milionë eurosh në vit, përfundon në xhepat e zyrtarëve. Dhe duke marrë parasysh se sa vend i varfër është Shqipëria, të 200 milionët në vit mjaftojnë për të shkatërruar çfarëdo lloj shansi për shtet ligjor dhe demokratik.

Marrë nga Reporter.al

gjergj erebara

Sondazh

Poll
Insights 3 Qershor 2023, 21:19 m.s

Ja pse leku po shpartallon euron

Lutfi Dervishi Nga: Lutfi Dervishi Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalshëm i lekut. Teorikisht forcimi monedhë...

Insights 3 Qershor 2023, 12:10 Klodian Tomorri

Neo hajdutët që po krijon Rilindja

Klodian Tomorri Në ditët e para të vitit, në një pallat tek Rruga e Kosovarëve, policia gjeti aksidentalisht mbi 500 mijë ...

Insights 25 Maj 2023, 16:09 Nga Shpëtim Doda

Fitorja humbëse e Edi Ramës

Shpëtim Doda Gjithkush mund të ndihet i habitur, ndërsa vëren qartazi dhe pa kurrfarë vështirësie, se Edi Rama po vijon ...

Insights 22 Maj 2023, 13:44 Adriatik Lapaj

Singapori dhe Shqipëria

Foto ilustruese Singapori e ka sipërfaqen 734.3 km2. Për ta bërë më të kuptueshme sipërfaqja e qarkut të Durrë...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet