LIVE UPDATES
Insights

Republika në terr, Kurti ua bën qytetarëve "6 me 2"

Kryeministri Albin Kurti, dimrin e kaluar, pati thënë se ose do të ketë reduktime, ose shtrenjtim të rrymës. Këtë dimër, pritet që në Kosovë të jenë të dyja. KEDS njoftoi se nga sot nisin reduktimet e rrymës elektrike në nivel të vendit.

15 Gusht 2022, 12:41 Nga k.m.
Republika në terr, Kurti ua bën qytetarëve "6 me 2"
Foto ilustruese

“Dimri i vështirë”, të cilin e kishte paralajmëruar ministrja Rizvanolli sivjet erdhi herët. Nga mesi i gushtit do të ketë reduktime të rrymës. Drunjtë e peleti tashmë janë shtrenjtuar. Fati është në duar të termocentraleve të plakura, të cilëve Kryeministri Kurti ua numëronte vitet.

Paralajmërimi se Kosova do të mbulohet me terr, mbylli temën e mbulimit të vajzave në shkolla. Hapja e çështjes së shamisë, nga shumëkush, shihet si tentim për të devijuar vëmendjen në kriza që do të vinte, simptomat e së cilës u shfaqën më herët.

Kryeministri Albin Kurti, dimrin e kaluar, pati thënë se ose do të ketë reduktime, ose shtrenjtim të rrymës. Këtë dimër, pritet që në Kosovë të jenë të dyja. KEDS njoftoi se nga sot nisin reduktimet e rrymës elektrike në nivel të vendit.

Sipas njoftimin të KEDS, konsumatorëve do t’u ndalet rryma, nga dy orë, çdo gjashtë orë, për shkak se nga sot (e hënë, 15 gusht) “vendi do të furnizohet vetëm me prodhim vendor”.

Tutje, kompania ka renditur humbjet që i ka pasur nga blerja e energjisë elektrike me çmime të larta.

Dimër i vështirë, opozita fajëson Qeverinë

Kreu i LDK’së Lumir Abdixhiku i cili akuzoi qeverinë se po fle i kërkoi Kurtit që qysh tash të nisë të blejë rrymë në mënyrë që qytetarët të mos heqin keq. Këshillën Kurtit ia dha duke alarmuar se reduktimet e energjisë dhe faturat e shtrenjta do ta godasin secilën familje kosovare e secilin biznes.  “Dimri i këtij viti do të jetë më i rëndi që Kosova ka përjetuar ndonjëherë” paralajmëroi Abdixhiku.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se tema si ajo e shamisë po hapen për t’u mbuluar keqmenaxhimi.

“Fatkeqësisht, me reduktimet e energjisë po kthehet situata e viteve të para pas luftës çlirimtare 1998-1999. Ndërkaq, për ta mbuluar këtë keqmenaxhim po e hapin temën e shamive në shkolla, duke kthyer debatin e viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore”.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, reduktimin e nisur sot e sheh si paralajmërim për një dimër të rënduar.

“6-2 orari i reduktimeve në mes të Gushtit, kur niveli i konsumit është i ultë. Mund ta marrim me mend se si do të jetë dimri në Kosovë këtë vit”, ka shkruar Çitaku sot në Facebook.

Besnik Tahiri, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, paralajmërimin për ndalje të rrymës, e quan “fushatë psikologjike të Qeverisë Kurti”.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, me këtë dy orëshin po matet durimi, që në dimër reduktimet të jenë më të thella.

Refuzimi i mundësive për të pasur rrymë

Llogaritet se Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavatë në orë, kurse nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë. Diferenca, zakonisht importohet nga jashtë.

Ministrja Rizvanolli thoshte se po bëhen përpjekjet që ndërhyrjet në Termocentralet Kosova A dhe B të përfundojnë para dimrit.

Dhe, tani që KEDS njoftoi se do të shërbejë vetëm me prodhim vendor, shpresat mbesin te “performanca” e termocentraleve të vjetërsuara.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, në reagimin e saj për reduktime, riktheu në vëmëndje refuzimin e projekteve që do të ndihmonin pavarësimin e Kosovës nga energjia jashtë.

“Dikush duhet me dhanë përgjegjësi për sabotimet e njëpasnjëshme të secilit projekt i cili do të rriste pavarsinë energjetike të Kosovës”, thuhej një një postim të Çitakut.

Opinionisti Agon Maliqi ka shkruar sot rreth historisë së refuzimit të burimeve energjetike, që prej pavarësimit të Kosovës. Ai thotë se ishin refuzuar ndërtime të termocentraleve nga investitorë amerikanë e gjermanë. Arsyet, atëherë, sipas Maliqit, ishin të paqëndrueshme.

“Argumentet që dëgjoheshin në Kosovë në kundërshtim të projektit? Kosova duhet t‘i ketë prioritet burimet alternative të energjisë, që asokohe (për dallim prej sot) akoma nuk ishin ekonomikisht të arsyetueshme. Madje thuhej se kjo do të na pengonte integrimin në BE. Flitej edhe për cilësinë e ajrit, edhepse termocentralet e reja me teknologji të kohës do të ndotnin shumëfish më pak se dinosaurët e vjetër. Flitej për kapitalizmin e pashpirtë që do me na i vjedh burimet. Pra termocentralet ishin “e keqja e madhe.”

Përveç refuzimit të ndërtimit të termocentraleve të reja, Maliqi përmend edhe refuzimin e projektit amerikan për ndërtimin e gazsjellësit.

Vetëm pak ditë më parë, ministra e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëroi vështirësitë që mund të vijnë në dimër.

”Dimri në të cilin po hyjmë, është dimër i jashtëzakonshëm. Sivjet çmimet që kemi parë në tregun e vitit të kaluar, veçse kanë ardhë në verë. Mund të gjendemi shumë lehtë në një situatë, kur Rusia e ndalon komplet qarkullimin e gazit, dhe mund të vie tek situata ku në tregun europian s’mund të ketë energji, pavarësisht prej çmimit”.

Çmimi i peletit dhe drurëve, që përdorën për ngrohje gjatë dimrit, veçse ka nisur të rritet. Ministrja Rizvanolli ka përmendur se do të merret me këto çmime.

Duhet të kursejmë energji, sa i përket masave që po marrim si qeveri. Çmimi i peletit është çështje që preokupon qytetarët por na preokupon edhe neve si qeveri. Do të shohim edhe nga ana e rregullimit të çmimeve, është duke u përgatitur një rregullore për çmimet e produkteve esenciale”, tha Rizvanolli më 10 gusht.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, shkroi sot se “dimri mesjetar po na vjen”. Ai thotë se ndër të tjera, pritet dyfishimi i çmimit të rrymës.

Dimër mesjetar po na vjen. Qeveria rrudhë krahët… as frigoriferi i famshëm s’do të ju ketë rrymë. Reduktimet e rrymës 6-2 në mes të gushtit. E në dimër? Dhe peleti mbi 400 euro. Dhe drunjtë drejt 100 euro. E kur s’punon KEK-u s’do të ketë as ngrohje qendrore. Çmimi i rrymës pritet të dyfishohet”, ka shkruar Mustafa./GazetaEkspress

albin kurti kosove dritat ne kosove

Sondazh

Poll
Insights 14 Gusht 2022, 15:29 Ben Blushi

Soni dhe Salman Ruzhdi, nga India në Paris

Soni SONI DHE SALMAN RUZHDI, NGA INDIA NË PARISPërpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Pa...

Insights 9 Gusht 2022, 16:41 k.m.

Pse vdesim?

Foto ilustruese Disa kandil deti dhe të afërmit e tyre ofrojnë të dhëna tërheqëse nëse pavdekësia ësht&eu...

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër