LIVE UPDATES
Insights

Pse Trump e ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, vendin që po humb luftën me korrupsionin

Trump ngatërroi Shqipërinë me Armeninë kur, gabimisht, në një intervistë me Mark Levin javën e kaluar, pohoi se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, kur në fakt donte të thoshte Azerbajxhanit dhe Armenisë.

1 Shtator 2025, 14:33 Nga Peter Lucas
Pse Trump e ngatërroi Armeninë me Shqipërinë, vendin që
Donald Trump dhe Jared Kushner

Është e kuptueshme pse presidenti Donald Trump ka Shqipërinë në mendje. Kjo sepse vajza e tij, Ivanka, dhe dhëndri, Jared Kushner, janë në prag të një fitimi të madh me një resort luksoz prej miliarda dollarësh në Ishullin e Sazanit, ngjitur me bregdetin shqiptar.

Trump ngatërroi Shqipërinë me Armeninë kur, gabimisht, në një intervistë me Mark Levin javën e kaluar, pohoi se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë, kur në fakt donte të thoshte Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Armenia është një shtet pa dalje në det në rajonin e Kaukazit Jugor të Euroazisë, që kufizohet me Turqinë. Shqipëria, një vend socialist, ndodhet në Ballkan, kufizohet me Greqinë dhe ka një vijë të gjatë bregdetare përgjatë Detit Adriatik përballë Italisë.

Duke folur për sukseset e tij të ndërmjetësimit nëpër botë, Trump tha: E patë Azerbajxhanin. Ishte një çështje e madhe që zgjaste për tridhjetë, tridhjetë e pesë vjet me, uh, Shqipërinë. Mendoni pak për këtë. Dua të them, që zgjaste për vite me radhë, dhe unë njoha udhëheqësit, i njoha ata përmes tregtisë. Po merresha pak me ta, dhe thashë, ‘Pse po luftoni ju djema?’ Pastaj thashë, ‘Nuk do të bëj një marrëveshje tregtare nëse ju do të luftoni. Është marrëzi,’.

“Dy djemtë” ishin presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe kryeministri armen Nikol Pashinyan. Është e kuptueshme nëse Trump nuk guxoi të rrezikonte të kujtonte, dhe të përmendte dhe ngatërrohej me emrat e tyre. Por ai do ta kishte kujtuar emrin e kryeministrit socialist shqiptar Edi Rama, me të cilin Ivanka dhe Jared Kushner janë miqësuar, dhe i cili i hapi rrugën investimit Kushner/Trump.

Është një investim i ndërlikuar prej më shumë se 1.4 miliardë dollarësh. Ndërsa Shqipëria nuk ka qenë kurrë në luftë me Azerbajxhanin, ajo ka qenë në luftë me korrupsionin e brendshëm politik. Dhe po e humb. Ndërsa turizmi për përfitime të shpejta po lulëzon përgjatë bregdetit, Tirana, kryeqyteti, është bërë një parajsë për pastrimin e parave të drogës.

Një ish-president i Shqipërisë, Ilir Meta, është në burg për akuza korrupsioni, ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq politik për korrupsion dhe Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe trashëgimtari i pritshëm i Ramës, është në burg duke pritur gjyqin për akuza pastrimi parash.

Vetëm dy vite më parë Charles McGonigal, një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së, u dënua me më shumë se dy vite burg për fshehjen e rreth 225 mijë dollarëve para të pastruara që kishte marrë nga një ish-oficer i shërbimit sekret shqiptar, i cili dikur punonte për Ramën.

McGonigal raportohet se paralajmëroi Ramën kundër dhënies së një kontrate të majme për shpime nafte një kompanie ruse fasadë, në të cilën oficeri i shërbimit sekret kishte interes financiar. Si shenjë mirënjohjeje, McGonigal i dhuroi Ramës një kapele të FBI-së.

Nuk ka prova që Ivanka dhe Jared Kushner i kanë dhënë Ramës diçka gjatë takimeve të tyre, përveç urimeve të mira nga Trump, që mund të kenë mjaftuar për të fituar miratimin e Ramës për projektin. Rama, i cili dikur e quajti Trump një turp, tani e lavdëron, duke thënë, pas rikthimit të Trump në Shtëpinë e Bardhë: Ndoshta Zoti e shpëtoi Donald Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe, por për ta zgjuar edhe Europën.

Kushner, së bashku me partnerë nga Arabia Saudite, planifikon të ndërtojë një seri vilash luksoze në Ishullin e Sazanit, një ishull i pabanuar në Gjirin e Vlorës që ka pamje mbi Adriatik dhe Jon. Pamjet janë spektakolare.

Ishulli, të cilin vendasit tani e quajnë “Ishulli Trump,” ka qenë i ndaluar për publikun për vite me radhë. Dikur shërbente si bazë ushtarake italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë u pushtua nga rusët gjatë Luftës së Ftohtë. Ka ndërtesa ushtarake të rrënuara gjithandej në ishull, si edhe pajisje të vjetra ushtarake të shpërndara.

Projekti u nxit më tej nga përfundimi i një aeroporti të ri vetëm pak milje larg, në Vlorë. Kjo do të thotë që të pasurit mund të fluturojnë brenda e jashtë në ishullin e tyre ekskluziv në Shqipëri pa takuar asnjë shqiptar, përveç pastrueses. Është socializmi shqiptar. Nëse gjërat nuk funksionojnë, ata gjithmonë mund ta kthejnë ishullin në Alkatrazin e Shqipërisë. Edhe kjo do t’i pëlqente Trumpit./Boston Herald

peter lucas donald trump jared kushner

Sondazh

Poll
Insights 13 Gusht 2025, 16:06 Irena Beqiraj

Kur regjimi sundon me anë te ligjit!

Irena Beqiraj TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale n&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet