“Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë”/ Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
Atentati në Sarandë/ Kush është Thimjo Rubati i plagosuri i cili rezulton me precedent të shumtë kriminal 17...
Raporti i KE: Ndikimi politik në media mbetet problem në Shqipëri 17 Korrik, 19:45 “Vijon ndë...
Pushteti krijon nje kornizë mendore e cila nuk lejon krijimin e lidhjeve të forta, për këtë arsye miqtë të gjithë do t'u përkasin kohëve të tjera edhe udhëheqësi i katandisur në një qënie të vetmuar cinizimin e ka të pashmangshëm.
TIRANË- Kjo ditë homazhesh për "mikun e kohëve të tjera" të Kryeministrit, me risolli në memorje shënimin e tij, që shumë media e quajtën “Homazhi i Kryeministrit për Maks Velon”, i cili ishte një duel pa kundërshtar.
Sipas mikut të tij Kryeministër: "Figurat e Maksit ishin një gjymtim sëkëlldisës, ngjyrat e tij një pengim lodhës, poezitë e tij një ngërç sfilitës apo opinionet e tij një ton çjerrës“
Ndërsa shkruesi shprehej i bindur se kushdo që do të ndeshet me pikturën e tij mund të pyesë “ kush është ky Maks Velo?", bashkohës të tjerë mendojnë se emri i tij do të jetë i skalitur në piedestalin e intelektualëve te lirë, pa interesa okulte dhe pa dëshirë të dëshpëruar për pushtet.
I zhdërvjellet, i sinqertë për ato çka mendonte për një “mik” i cili ka qenë edhe kundershtar i tij publik, shkrimi i Kryeministrit në fakt çirrej ndaj vet shkruesit duke i ulëritur “Vuan nga sindorma Hubris”, një koktej i rrezikshëm i vetbesimit, arrogancës dhe krenarisë që ushqehet nga pushteti dhe predispozicioni yt personal autoritar.
Mik i një kohë tjetër ishte edhe Zheji. Edhe kështu do të jenë të gjithë. Në pushtet njeriu autoritar nuk i duron dot njerëzit me ide të ndryshme dhe është alergjik ndaj debateve të ashpra. Pushteti krijon nje kornizë mendore e cila nuk lejon krijimin e lidhjeve të forta, për këtë arsye miqtë të gjithë do t'u përkasin kohëve të tjera edhe udhëheqësi i katandisur në një qënie të vetmuar cinizimin e ka të pashmangshëm.
E njoha pak Maksin, po aq pak edhe Zhejin, udhëheqësin e njoh çdo ditë edhe më pak .
Por "dashuria e Maksit me vetveten", apo "mungesa e paqes shpirtërore tek Zheji ", nuk mund të ishin kurrë aq shkatërruese ,gërryese sesa trasformimi rrënjësor i cili kompromenton mendjen, emocionet, rrjedhimisht dhe mënyrën sesi njeriu në pushtet shikon dhe vlerëson gjithçka për rreth.
Në portat e Shën Pietrit "llogaritë" i bën vetëm me Zotin, me askënd nga ato që le pas. Të gjallëve, qofshin mbretër a skllevër, miq apo armiq, u mbetet ose të shprehin respektin, nderimin, mirënjohjen, admirimin, vlersimin, lavdërimin ose te heshtin! Megjithëse është provuar se të heshtësh duhet më shumë kurajo se sa të flasësh.
Miqtë e kohës tjetër, qoftë "Maksi i dashuruar me lirinë" apo "Zheji me mungesën e tij të paqes" i kujtojnë mikut te gjallë e në pushtet se liria e paqja në vargonjtë e pushtetit mungojnë me tepri . Por me shumë se mungesa e tyre sot, tmerron frika se këto të dyja i gjalli në pushtet nuk do ti gjejë as përtej portave të Shën Pjetrit.
Qoftë e largët ajo ditë për të, por deri atëherë, edhe pse i gjallë edhe pse sy hapur ai do të vdesë nga pak nga pamundësia për t'u bëre homazh siç miqve të çdo kohe u takon, apo nga mungesa e kurajës për të heshtur për ish miqtë e vdekur.
erion dasho TIRANË- Dua të ndalem pak më gjatë tek statistikat e FAO-s, të cilat sot në mëngjes i quajta “Tabelat ...
SPAK Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Sepse Komisioni i Posacëm i Verifikimit të Posac&e...
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, do të prodhojë k&...
Gjenerali Ahmetaj TIRANË- Fundjavën që lamë, përveç temperaturave në rritje, Shqiptarët u përballën nga...
Irena Beqiraj TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale n&e...
Sulmi i paprecedent me polici dhe ushtri në televizionin News24 dhe bastisja që iu bë redaksisë, ku u aksesuan kompjuterët, mjetet pe...
erl murati TIRANË- Imagjinoni për një çast një situatë hipotetike: një media e madhe ndërkombëtare, fjala vj...
Jola Hysaj Në Shqipëri nuk po jetojmë thjesht një krizë ekonomike. As vetëm një krizë politike. Ne jemi të zh...
Lutfi Dervishi Në Korçë është zbuluar një qenie e rrallë: një protestues. Jo me pankarta. Jo me peticione. Por m...
Jeta Toçila Dedja TIRANA- Brenda mureve të shtëpive të tua kam parë gjithmonë një pastërti që s’k...