All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Insights

Kur regjimi sundon me anë te ligjit!

Në diktaturat e heshtura asgjë nuk duket e gabuar apo jo normale në sipërfaqe. Ama, nën sipërfaqjen tërësisht normale, diktatura në emër të sundimit të ligjit, instalon sundimin me ligj.

13 Gusht 2025, 16:06 Nga Irena Beqiraj
Kur regjimi sundon me anë te ligjit!
Irena Beqiraj
All - Paragraf - 1

TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale në Shqipëri ?! Une do ta quaja, "diktaturë të heshtur". Në diktaturat e heshtura nuk ka luftë, as grusht shteti ,as revolucion. Ka zgjedhje, ka parti, ka gjykata, ka media, për çfarëdo ndodh në përditshmërinë e vendit ka debat në media e rrjete sociale , ka edhe mendime ndryshe.

Në diktaturat e heshtura asgjë nuk duket e gabuar apo jo normale në sipërfaqe. Ama, nën sipërfaqjen tërësisht normale, diktatura në emër të sundimit të ligjit, instalon sundimin me ligj. A kemi kërkuar gjithmonë sundimin e ligjit? Atëherë ligji po përdoret për për e na sunduar! Nëpërmjet kësaj strategjie, regjimi konsolidon pushtetin e tij edhe pretendon para zgjedhësve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë se ndryshimet ligjore janë te nevojshme për demokracinë edhe zhvillimin edhe u janë nënshtruar proçeseve të duhura të konsultimit publik edhe transparencës. Fuqia për të përqëndruar burimet si përdorimi i tokës apo të drejtave të tjera në pak duar, bëhet me ligj . Me ligjet e investimeve strategjike, qerave 1 euro, apo ligjeve me emra të veçantë u vra liria e tregut edhe konkurenca, kështu në vend të tregut lirë u formëzua oligarkia civile.

Ndaj në ekonominë që kemi sot nga një anë kemi një grusht investitorësh strategjikë që ofrojnë resortet, universitetet, shërbimin financiar, tregetinë hidrokarbure, transportin ndërkombëtar kullat e larta edhe nga ana tjetër qindra mijëra dyqanxhinj që ofrojnë shërbime me produktivitet të ulët te cilët për sigurimin e mbijetesës shkelin ligjin duke zënë me tavolina e tenda hapësirat publike.

Po me ligje preferenciale edhe mbi favoret ekonomike të marra nga pushteti lulëzuan "mediat e lira", të cilat të zëna ngushtë në grackën ekonomike të pushtetit bëhen pa turp pro regjimit. Pra me ligj ngushtohet hapësirat e lirisë së fjalës edhe lirisë ekonomike në atë mënyrë që vetëm grupet pro-qeveritare ose ato me synime të lidhura me qeverinë të jenë të vetmet që mund të lulëzojnë.

Me ligj taksohet më shumë shtresa e mesme edhe po me ligj falen detyrimet e prapambetura te bizneseve të medha, me ligj profesori paguan taksa me shumë se oligarku qe ka universitetin , me ligj bankat falin borxhet e kqija të oligarkeve po me ligj shet kreditë e hallexhinjeve tek kompanitë e mbedhjes me force të borxheve. Me ligj edhe po në emër të ligjit lirohen trotuaret nga tavolinat e bizneseve të vogla , edhe po me ligj na kufizohet fryma ne qytetet betonit.

Dikur në emër të popullit , sot me ligj edhe në emër të ligjit është vendosur të ketë pak ose aspak liri edhe mundësi për njerëzit e thjeshtë, të cilët shfrytezojnë te vetmen liri që u ka mbetur atë të braktisjes së vendin. E fatkeqësisht as BE-ja, e cila na serviret si testi I fundit I sundimit të ligjit edhe demokracisë nuk është imune nga pandemia e sundimit me anë të ligjit.

Pikërisht mu brenda BE-se ndodhen përkatësisht Polonia edhe Hungaria te cilat listohen në diktaturat më të heshtura në botë. Pa një sy të kujdesshëm, sundimi me anë të ligjit duket si demokraci , por është pikërisht loja me ligjin e cila konsolidon ne mënyrë të plotë regjimin edhe pasi regjimi konsolidohet ateherë është shumë e vështirë për t'u thyer, aq më pak me zgjedhje.Diktaturë liberale apo e heshtur pak rëndësi ka emri! Pyetja që shtrohet është : A është përshembull edhe Kodi i Ri Penal një rast tjetër sesi me ligj kufizohet liria e fjalës, liria e zotërimin te pronës ne mënyrë që regjimi të konsolidojë sundimin tij?!

Nëse përgjigja për shumë nga ne është: PO! fatkeqësisht as BE e as opozita nuk janë siguresa të mjaftueshme për konsolidimin përfundimtar të regjimit. Në këto kushte a do ta quajmë diktaturë liberale apo e heshtur pak rëndësi ka! Nëse me ligj ne privohemi nga liria, edhe nuk kujdesemi ne kohë që kjo të mos ndodhë, thjesht nuk e meritojmë lirinë!

irena beqiraj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Insights 16 Korrik 2025, 11:15 Elona Caslli

Vetmia e fjalëve të duhura

Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet