LIVE UPDATES
Insights

BKH ngelet pa kryetar, kriza brenda SPAK mund të lejë pa mandat derisa të iki Dumani

Sepse Komisioni i Posacëm i Verifikimit të Posacëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve që do të thotë ende nuk jane përcjellë shkresat drejt shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të japin përgjigjje për figurën e garuesve.

21 Gusht 2025, 19:59 Nga Anila Hoxha
BKH ngelet pa kryetar, kriza brenda SPAK mund të lejë pa mandat derisa
SPAK

Shanset për ta zgjedhur drejtorin e ri të BKH brenda 31 gushtit janë zero. Sepse Komisioni i Posacëm i Verifikimit të Posacëm të Figurës dhe Pasurisë nuk ka nisur ende kontrollin e shtatë kandidatëve që do të thotë ende nuk jane përcjellë shkresat drejt shërbimit sekret dhe institucioneve të tjera të ngarkuara me ligj, që do të japin përgjigjje për figurën e garuesve.

Dhe për të kontrolluar pasuritë e tyre bazuar mbi deklaratat që pretendentët Gledis Nano, Gentian Ndoj, Elton Kërluku,Andi Pogace,Gentian Shehu, Artur Beu, Joni Keta i kanë dorëzuar pranë ILDKPI. Nga pëfundimi i testeve ( datë 28 korrik) me një komision të posacëm të përzgjedhjes ( tre prokurorë që udhëhoqën këtë gare) , tashmë komisioni i dytë duhet të kryejë vlerësimet e mëtejshme. Në përmbajtje të tij jane një gjyqtar antikorrupsion, dy prokurorë të SPAK, dhe dy hetues të BKH , njëri sic përmend ligji vjen nga seksioni financiar dhe ai ishte Z.Elton Kërluku. Por hetuesi rezulton të ketë dhënë dorëheqjen nga komisioni i kontrollit , mbasi si një aspirant për drejtimin e BKH nuk mund të kontrolloje veten dhe 6 konkurrentët e tjerë.

Megjithatë nuk ishte kjo arsyeja se përse BKH do ta ketë shefin e ri me vonesë. I gjithë ingranazhi reagoi përgjumësh për të treguar ( mbase) se edhe nëse ngrihen institucione të reja sic u pagëzua BKH si FBI shqiptare, është e vështirë të kultivosh një mendësi të re me rregulla që nuk e tejkalojnë ligjin Ishte reagimi i vonuar i KLP në ngërcin Hajnaj dhe beteja që ajo pati prej muajit dhjetor 2024 në një letërkëmbim të gjatë që ekspozoi krizën e komunikimit brenda strukturës së posacme.

Po ashtu gara u cel me vonesë, por edhe kur u mbyll zyrtarisht afati për dorëzimin e dokumentave të të interesuarve, u shty me kohë shtesë të pajustifikuar dhe përtej protokollit. Sikur të mos mjaftonte kjo , u tha se për shkaqe preferenciale ndaj ndonjë garuesi, një debat mes tre prokurorëve të SPAK (pjesë e komisionit të parë) ishte mbyllur me përplasje dyersh. Komisioni i dytë i kryesuar nga z.Eneid Nakuci përpara se të largohej me pushime mundi të mbajë vetëm një mbledhje në fund të korrikut , gjatë kohës kur shkresat nuk ishin ende gati.
Ndaj u dha kohë tjetër shtesë

Për drejtorin e ri që qartësisht do vonohet, dhe kjo nuk është një vonesë pesë minutëshe autobuzi, në datë 6 gusht SPAK më dha këtë përgjigje: "Procesi i përzgjedhjes së Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është në fazën e verifikimit të figurës dhe deklarimit të pasurisë, në përputhje me nenin 6 të ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Pas këtij procesi, Komisioni i Përzgjedhjes përcakton kandidatin më të mirë, i cili do t’i nënshtrohet një programi trajnimi. Pas përfundimit të tij, emri kandidatit të përzgjedhur i dërgohet për miratim Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP)."

Pra kur komisioni i dytë të përfundojë kontrollin, do ja kaloje komisionit të parë të përzgjedhjes ( 3 prokurorëve Altin Dumani, Arben Kraja dhe Behar Dibra) që pa i paragjykuar do gjejnë më të mirin. Kohë do i duhet dhe KLP të mendohet kur ti kalpheg ky emër , por jo gjatë nëse të preferuarit mbeten të preferuar Sidoqoftë. Derisa kjo të ndodhë, zgjidhjet se nga kush do te drejtohet BKH do të jenë sipas inercisë së ligjit. E dyta , KLP e presin dy mbledhje, asnjëra për të shpallur drejtorin e ri të BKH

Njëra do jetë me rend dite : përfundimin e mandatit pesë vjecar të znj Hajnaj që me gjasë duhet të ndodhë brenda datës 1 shtator. Dhe mbledhja tjetër, në datë 15 shtator për celjen e garës për drejtuesin e ri të SPAK, duke qenë se z. Altin Dumani i përfundon mandati i kryeprokurorit të posacëm në muajin dhjetor.
Në mes të këtyre procedurave që po ndodhin paralelisht , nuk është cudi që me ikjen e Dumanit i cili nga dhjetori kthehet në prokuror të thjeshtë në SPAK, të lërë pas një drejtor BKH që ose do ketë fatin e gruas së parë në krye të FBI shqiptare duke u anashkaluar nga SPAK. Që do të thotë edhe drejtori i ri i BKH do jetë në luftë me drejtuesin e ri të SPAK. Ose do jetë po aq i fuqishëm.

Sondazh

Poll
Insights 13 Gusht 2025, 16:06 Irena Beqiraj

Kur regjimi sundon me anë te ligjit!

Irena Beqiraj TIRANË- Nje debat interesant është zhvilluar pak kohë me parë mbi faktin a kemi një diktaturë liberale n&e...

Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet