LIVE UPDATES
Insights

Shqipëria nën Hijen e një Diktature Hibride: Kur Ankthi dhe Depresioni bëhen Klima Kombëtare

Nën petkun e një demokracie formale, vendi po qeveriset nga një regjim hibride, ku fasada pluraliste mbulon një realitet gjithnjë e më autoritar. Këtu vota është përçudnuar, drejtësia është një dekor, institucionet janë shërbëtore të pushtetit, dhe liria po ngulfatet çdo ditë, ngadalë, por me saktësinë e një helmi të përditshëm.

7 Gusht 2025, 19:47 Nga Jola Hysaj
Shqipëria nën Hijen e një Diktature Hibride: Kur Ankthi dhe
Jola Hysaj

Në Shqipëri nuk po jetojmë thjesht një krizë ekonomike. As vetëm një krizë politike. Ne jemi të zhytur në një krizë psiko-sociale, e cila ka filluar të përthithë çdo sferë të jetës së qytetarëve, si një re e zezë që rëndon mbi mendjen dhe shpirtin e një kombi të tërë.

Nën petkun e një demokracie formale, vendi po qeveriset nga një regjim hibride, ku fasada pluraliste mbulon një realitet gjithnjë e më autoritar. Këtu vota është përçudnuar, drejtësia është një dekor, institucionet janë shërbëtore të pushtetit, dhe liria po ngulfatet çdo ditë, ngadalë, por me saktësinë e një helmi të përditshëm.

Ankthi ekonomik: Jeta mes mbijetesës dhe emigrimit

Në rrugët e qyteteve shqiptare, ankthi ekonomik është bërë tingulli i përditshëm i mijëra familjeve. Çmimet rriten, pagat qëndrojnë, dhe e vetmja gjë që ecën përpara është propaganda. Emigrimi është kthyer në strategji shtetërore për të ulur papunësinë dhe për të mbajtur shpresën jashtë kufirit. Por Shqipëria nuk mund të ndërtohet me kartolina nga emigrantët. As me remesa.

Të rinjtë nuk e shohin më veten këtu. Jo sepse nuk duan ta duan vendin e tyre, por sepse vendi i tyre nuk po i do ata. Një ekonomi që favorizon vetëm klientët e pushtetit, që e sheh të zakonshmin si barrë, jo si qytetar, e ka vrarë motivimin e mijëra të rinjve për të ndërtuar jetën e tyre këtu.

Depresioni social: Kur shpresa kthehet në lodhje kolektive

Depresioni që përfshin Shqipërinë nuk është individual. Është depresion shoqëror, një ndjenjë lodhjeje kolektive, një pafuqizim moral dhe emocional që ka bërë të heshtin edhe më të guximshmit.

Kur njerëzit nuk besojnë më as në protestë, as në opozitë, as në fjalë, as në ndryshim ,atëherë kemi të bëjmë me një shoqëri të nënshtruar emocionalisht, një shoqëri që nuk pret më drejtësi, por vetëm të mos e godasin më fort se dje. Kjo është fitorja më e madhe e një diktature hibride: jo kur të burgos, por kur të bind se burgosja është e pashmangshme.

Shkatërrimi i shtresës së mesme: Fundi i baraspeshës sociale

Diktaturat hibride mbijetojnë duke shuar shtresën e mesme, të vetmen që prodhon ide, kërkon llogari dhe krijon zhvillim. Sot në Shqipëri, të pasurit janë gjithnjë e më të paktë dhe më të fuqishëm të lidhur me pushtetin. Të varfrit, gjithnjë e më shumë të harruar. Klasa e mesme është zhdukur ose është në arrati.

Nuk ka stabilitet pa një klasë të mesme të shëndetshme. Nuk ka demokraci pa një popull të fuqizuar ekonomikisht. Dhe nuk ka shpresë pa një jetë të jetueshme.

Diktaturë hibride: Demokraci vetëm në letër

Qeverisja në Shqipëri është bërë një mashtrim i institucionalizuar. Të gjitha duken demokratike : zgjedhjet, parlamenti, drejtësia por në thelb janë thjesht mjet për të riprodhuar pushtetin. Nuk ka kontroll, nuk ka transparencë, nuk ka ndëshkim.

Shtypja nuk vjen më me dhunë fizike, por me frikë ekonomike, me përjashtim nga mundësitë, me ndëshkim të heshtur të guximit dhe shpërblim të servilizmit. Kjo është fytyra e diktaturës hibride në vitin 2025: një sistem që nuk të ndalon të flasësh, por të bën të besosh se nuk ia vlen të flasësh.

Sot, më shumë se kurrë, Shqipërisë i duhet një Rizgjim i ri– jo ai i emëruar prej propagandës, por ai i lindur nga brenda njerëzve që ende nuk kanë pranuar të pajtohen me ankthin si normalitet dhe me depresionin si mënyrë jetese.

E ardhmja nuk vjen vetë. Duhet kërkuar, ndërtuar dhe mbrojtur edhe kur duket e pamundur. Sidomos atëherë.

Sondazh

Poll
Insights 22 Korrik 2025, 07:38 Ben Blushi

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Foto ilustruese TIRANA- Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes t&...

Insights 16 Korrik 2025, 11:15 Elona Caslli

Vetmia e fjalëve të duhura

Dom Vlash Palaj TIRANË- Në jetë ka disa lloj vetmish. Një prej tyre është edhe vetmia e fjalëve të duhura. Në ...

Insights 8 Korrik 2025, 16:13 Meri Lika

The Truman Show

meri lika TIRANË- Për të gjitha ata që ndoshta nuk e dinë, “The Truman Show” është një film i vitit 199...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet