LIVE UPDATES
Insights

“Nuk pranoi të më takonte”, Ben Blushi: Libri im do kishte edhe një personazh tjetër, nëse Tereza Marubi do pranonte të fliste me mua

Sa herë më pyesin se pse libri ka 41 Sekrete dhe jo 40 apo 42 unë them se 41 ishin të mjaftueshëm. Më shumë do ishin shumë dhe më pak do ishin pak. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë dhe arsyeja lidhet edhe me Shkodrën.

8 Maj 2023, 21:39 Nga Ben Blushi
“Nuk pranoi të më takonte”, Ben Blushi: Libri im do kishte
Postimi i Ben Blushit

DUKE SHKUAR NË SHKODËR

Në 10 maj, të mërkurën, pasdite ora 18.00 jam i ftuar nga qendra rinore ARKA, në Shkodër për të prezantuar librin 41 Sekrete. Kudo ku shkoj për të folur për 41 Sekretet, këtë libër që më ka sjellë shumë keqkuptime dhe mërira, në disa raste edhe urrejtje, njerëzit më pyesin nëse ka personazhe nga qytetet e tyre. Shqipëria është e vogël, por është shumë e madhe për ta futur në një libër kështuqë natyrisht ka plot qytete nga të cilat nuk kam gjetur dot një personazh, ose se nuk kam patur fat, ose se nuk kam patur kohë, ose se nuk kam patur aftësi, ose se nuk jam bindur.

Por nga Shkodra, kam disa personazhe me të cilët kam bërë biseda të mrekullueshme, disa herë të dhimbshme disa herë të thjeshta, disa herë të mbushura me shaka,me trillime, me ngacmime, me sajime, me apo fakte dhe ngjarje historike.

Një nga bisedat e para që kam shkruar për librin, 41 Sekrete, është historia e një amerikani i cili kishte ardhur në Shkodër për të vdekur. E takova rastësisht dhe ai ndaloi kur i thashë se dua ta fotografoj pasi kishte një mjekërr shumë të gjatë dhe një fytyrë shumë të qetë. Unë akoma sot nuk e di nëse ai ka vdekur, është nëse gjallë apo ka ikur nga Shkodra sepse ndoshta vdekja, e cila nuk ka ardhur akoma, ia ka shtyrë planet. Frederik Ndoci është një tjetër mik që është pjesë e 41 Sekreteve, bashkë me tekat e tij dhe bindjen se botën tonë e drejton një grup i fshehtë njerëzish të cilët quhen Deep State apo Iluminati. Po e rastësishme ishte biseda ime me Sonatën, një vajzë të mbuluar që takova rastësisht në xhaminë e madhe të Shkodrës dhe e cila mezi pranoi të fliste me mua për të më treguar se kishte ardhur të lutej aty. Shkodrani i fundit që kam përfshirë në 41 Sekrete, është muzikanti i njohur Robert Radoja, nga shtëpia e të cilit në Shkodër në nëntor të vitit 1944 ka ikur gjermani i fundit, me një bicikletë që ia kishte marrë pa leje të atit të atit të Robertit.

Sa herë më pyesin se pse libri ka 41 Sekrete dhe jo 40 apo 42 unë them se 41 ishin të mjaftueshëm. Më shumë do ishin shumë dhe më pak do ishin pak. Por kjo nuk është plotësisht e vërtetë dhe arsyeja lidhet edhe me Shkodrën. Nëse një zonjë shkodrane do kishte pranuar të fotografohej dhe të bisedonte me mua, ndoshta libri 41 Sekrete do kishte 42 Sekrete. Kjo ishte Terezë Marubi, pasardhësja e fundit e derës së Marubëve e cila me gjithë lutjet e mia të shpeshta nuk pranoi të takohej dhe as të më priste. Më vonë e kuptova se ajo nuk donte të fotografohej duke vuajtur dhe kishte të drejtë. U shua para disa kohësh, e mbyllur në muret e sëmundjes së vet që e mbajti të izoluar, derisa e mori përfundimisht.

Besoj se këto histori, por natyrisht dhe shumë të tjera, do ti tregoj për lexuesit gjatë prezantimit të librit, me shpresën se antarët e ARKËS, do mblidhen për të bërë pyetjet e tyre djegëse sic më kanë thënë se bëjnë zakonisht duke i vënë njerëzit që shkruajnë në vështirësi. Natyrisht bëjnë shumë mirë. Me këtë rast i ftoj të gjithë ata që kanë interes të vijnë te Arka, të mërkurën, 10 maj, në ora 18.00 dhe meqë në Shkodër kam bërë disa nga shkrepjet e mia të para, po postoj njërën prej tyre me katër gra të gëzuara, të cilat ishin takuar për caj apo ëmbëlsira në një kafene të bukur në qendër të qytetit, ditën kur i fotografova.

Ato qeshën dhe jo vetëm më lanë ti fotografoja pas xhamit ku rrinin por edhe më ftuan për një kafe. Si një fotograf i ri dhe deri diku timid, unë e refuzova atë ftesë sepse nuk jam mësuar të shkoj në kafe me më shumë se një grua. Duke shpresuar se ato nuk janë mërzitur po i ftoj në takimin e të mërkurës, megjithëse nuk i njoh dhe nuk ua di emrat.

Shënim: Shkrimi u mor nga profili i autorit në Facebook

ben blushi

Sondazh

Poll
Insights 6 Maj 2023, 21:25 Ola Xama

Një bie, njëqind ngrihen

Ola Xama Disa ditë më parë në një shkrim në portalin oligarika.al, i titulluar “Shumë të mëdhenj pë...

Insights 6 Maj 2023, 10:15 Ditmir Bushati

Midis vazhdimësisë dhe ndryshimit

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 në Turqi mund të konsiderohen si më të rëndësishmet në histo...

Insights 4 Maj 2023, 21:36 k.m.

Shumë të mëdhenj për të rënë

Shefqet Kastrati dhe Samir Mane “Too big to fail” është një teori ekonomike, e cila përshkruan situatën kur një k...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet