LIVE UPDATES
Insights

Strategjia e re e karteleve të drogës do ta “përmbytë” Evropën me tonelata kokainë

Por në thelb strategjia nuk ndryshon. Trafikantët kryesorë të drogës në Evropë, kanë njësitë e tyre sekrete të magazinimit në të gjithë kontinentin, dhe ndoshta në Afrikë, ku mbahen tonelata kokainë. Prandaj ata duhet të marrin parasysh situatat, kur mund të ndodhë një konfiskim me shumë ton drogë.

22 Dhjetor 2023, 09:45 Nga a.d
Strategjia e re e karteleve të drogës do ta
Foto ilustrues

Nga Cormac O’Keeffe “Irish Examiner”

Modeli i ‘biznesit’ që zbatojnë kartelet e drogës është të “vazhdojnë ta përmbytin” Evropën me kokainë. Kartelet kanë ndërtuar një sistem ku një humbje financiare, si rezultat i konfiskimit të drogës nga autoritetet, merret parasysh gjatë operacioneve të trafikut.

Por në thelb strategjia nuk ndryshon. Trafikantët kryesorë të drogës në Evropë, kanë njësitë e tyre sekrete të magazinimit në të gjithë kontinentin, dhe ndoshta në Afrikë, ku mbahen tonelata kokainë. Prandaj ata duhet të marrin parasysh situatat, kur mund të ndodhë një konfiskim me shumë ton drogë.

Kokaina del nga magazinat vetëm atëherë kur trafikantët sigurohen se nuk do të ketë një ndikim tek oferta. Çmimet mbahen të ulëta për konsumatorët, dhe paratë vazhdojnë të hyjnë në xhepat e organizatave kriminale. Tregtia e paligjshme e drogës nuk ndikohet aspak. Kështu thotë një hetues droge me përvojë për Irish Examiner.

“Është një skenar i jashtëzakonshëm, me të cilin mendoj se Evropa po përballet në momentin kur ata e po ‘bombardojnë’ me kokainë, me tonelata kokainë. Është mbresëlënëse sasia e kokainës që po kapet aktualisht në të gjithë Evropën”, thekson ai.

Deklarata e tij mbështetet nga shifrat. Sekuestrimi i 300 kg drogë në Limerick të Irlandës, ndodhi disa ditë pasi u kapën 3 ton kokainë në ujërat ndërkombëtare nga Marina Senagaleze, që bashkëpunon ngushtësisht me MAOC-N, agjencinë e BE-së kundër trafikut të drogës. MAOC-N deklaroi në një komunikatë zyrtare se sekuestrimi konfirmoi “rëndësinë në rritje” të rrugës afrikane në trafikun detar të kokainës që ka si destinacion Evropën. Deri më sot, MAOC-N është përfshirë në sekuestrimin e pothuajse 28 tonëve kokainë në brigjet e Afrikës Perëndimore që nga fillimi i këtij viti.

Më 6 dhjetor, autoritetet spanjolle gjurmuan dhe kapën me sukses 2500 kg kokainë në bordin e një anijeje me flamur polak në ujërat e Oqeanit Atlantik. Dy javë më herët, 5 ton kokainë u kapën nga marina franceze në brigjet perëndimore të Afrikës.
Në gusht, autoritetet holandeze arritën sekuestrimin e tyre më të madh të kokainës, kur u konfiskuan 8 ton në portin e Roterdamit. Një muaj më herët, Gjermania regjistroi gjithashtu sekuestrimin e një ngarkese rekord të drogës. 10 tonë u kapën në portin e Hamburgut.

Ndërkohë në korrik, agjencitë italiane kapën 5 ton kokainë në brigjet e Sicilisë, ndërsa 6.8 ton u sekuestruan në Belgjikë.

“S’ka asnjë dyshim se në vende të ndryshme në mbarë Evropën ka magazina plot me tonelata kokainë”, thekson hetuesi.

“Për këtë arsye edhe kur policia arrin të kapë 2.2 ton kokainë, siç ndodhi në Cork në shtator, kjo nuk e dëmton tregun. Ata vazhdojnë të nisin drejt Evropës tonelata të tjera me kokainë”, shton ai.

Hetuesi deklaron se vetë trafikantët kanë një farë humbje, duke llogaritur konfiskimet apo aksidentet. “Por nëse ata humbasin 40 dërgesa, për të sjellë 100 të tjera në Evropë, kjo u jep mundësi të sigurojnë furnizimin e rregullt të tregut dhe ta mbajnë drogën me çmime të përballueshme. Dhe kjo është diçka që ata e kanë bërë për vite, sepse vëllimet që po shohim të kapen janë shumë të mëdha.

Strategjia e tyre synon që droga të vazhdojë të vërshojë në Evropë. Modeli i ‘biznesit’ të karteleve, është të vazhdojnë të nisin drejt kontinentit tonelata droge në çdo lloj rrugë të mundshme. Pavarësisht sekuestrimeve në sasi të mëdha, çmimi i kokainës nuk po rritet. Modeli përmblidhet me dy fjalë: Vazhdoni të dërgoni sa më shumë drogë.

Këtë vit, si agjencia e anti-drogës në OKB, po ashtu edhe ato të BE-së - UNODC dhe EMCDD - raportojnë një rekord të furnizimeve globale me kokainës por edhe të konfiskimeve të tyre. Në shtator, Laurient Laniel, ekspert me Qendrën Evropiane të Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga (EMCDDA), tha për Irish Examiner se raportet e sekuestrimeve në të gjithë Evropën, tregonin se trafiku i kokainës po “vazhdonte i pandërprerë”, me sekuestrime në sasi të mëdha që po ndodhnin periodikisht.

“Ne kemi parë një shtim të dërgesave në aspektin e peshës së tyre. Kjo ndoshta tregon se trafikantët ndihen të sigurt, se mund të dërgojnë sasi të mëdha dhe të rrezikojnë të humbasin shumë para. Ata janë të sigurt se do ta kalojnë drogën. Ndonjëherë gabojnë dhe kapen, por kjo të nxit të pyesësh veten, se sa shumë drogë ka arritur t’i shpëtojë kontrolleve”, thotë ai.

Laniel thotë se Evropa është një nga tregjet me zgjerim më të shpejtë për kartelet, dhe se më shumë banda evropiane janë në gjendje ta blejnë drejtpërdrejt drogën nga Amerika e Jugut. Një konkurrencë më e madhe në volumin e shitjes me shumicë, përputhet me më shumë konkurrencë në shpërndarjen e brendshme, në nivelet e mesme dhe të ulëta.

“Në Evropë ka një grup njerëzish, që janë me sa duket gati të rrezikojnë jetën, gjymtyrët dhe lirinë e tyre për t’u përfshirë në tregtinë e drogës. Edhe pse disa të tjerë janë të detyruar të bëhen pjesë e saj”, nënvizoi ai.

Përveç kësaj, ai shton se fitimet nga kokaina janë shumë më të larta sesa nga drogat e tjera. Vlerësimet fillestare të EMCCDA, sugjerojnë se tregu i kokainës gjeneron 200 milionë euro më shumë në vit sesa tregu i kanabisit, pavarësisht faktit se sa i përket përdoruesve, tregu i kanabisit është 6 herë më i madh. UNODC ka dokumentuar një rritje të vazhdueshme dhe të madhe të trafikut të kokainës në Amerikën e Jugut gjatë 10 viteve të fundit, duke shënuar çdo vit një rekord të ri.

"Kjo është shoqëruar me një “rritje e vazhdueshme e kërkesës”, theksoi ajo në Raportin e saj Global të Kokainës për vitin 2023. Në raport, theksohet gjithashtu se përgjimet nga organet e zbatimit të ligjit, kanë qenë gjithashtu në rritje “me një shpejtësi më të lartë se sa prodhimi”, gjë që do të thotë se “ka arritur të frenojë zgjerimin e trafikut”.

UNODC thotë se bandat meksikane dhe ato ballkanike, janë afruar më shumë me qendrat e prodhimit të drogës në Amerikën e Jugut, për të pasur qasje tek furnizimet me shumicë dhe për ta bërë “më efikas” atë. OKB-ja tha se pandemia e Covid-19, duket se ka pasur vetëm një “efekt kufizues të përkohshëm” në zgjerimin e trafikut të kokainës në Evropë.

Kontejnerët e transportit përdoren nga krimi i organizuar duke shfrytëzuar mundësinë e fshehjes të sasive të mëdha të drogës brenda produkteve si bananet apo drithërat, ose të fshehura brenda strukturës së vetë kontejnerëve.
Është interesant fakti që UNODC identifikon gjithashtu edhe një prirje që duket se pasqyron rrugën e përdorur nga “Verila”, anija malteze e ngarkesave me shumicë e konfiskuar në Foynes. Ajo ishte larguar nga porti kanadez i Montrealit më 9 dhjetor.

“Përveç dërgesave që nisen nga vendet në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Karaibe, sasitë e kokainës të sekuestruara në Evropë dhe të identifikuara si të nisura nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mozambiku, Bregu i Fildishtë, Turqia dhe Spanja, tregojnë që dërgesat e kokainës në këto vende mund të kenë ndodhur për të ulur profilin e rrezikut nga transporti përmes kontejnerëve”, thekson UNODC.

evrope

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet