LIVE UPDATES
Editorial

Lojtar apo viktimë? Pse Edi Rama nuk i kallëzon penalisht shantazhuesit e qeverisë

Këtu kemi një problem. Kemi një kryeministër nën shantazh. Jo njëherë, por qenka bërë rrugë. As nga një mesazh i thjeshtë por në mënyrë konsistente dhe goditje të koordinuar për të përfituar “favore të paligjshme”. Kur logjika ta do që kjo çështje që ofrohet si debat politik të trajtohet në dyertë e drejtësisë, Edi Rama bën të kundërtën.

31 Tetor 2022, 11:42 Nga Fjola Graçi
Lojtar apo viktimë? Pse Edi Rama nuk i kallëzon penalisht
Edi Rama, kryeminister

Kur u mendua se hesapet e qeverisë me Televizionet ishin mbyllur, një front i ri u ndez. Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë fundjavë se qeveria është përballë një fushatë dizinformimi nga “ekrane private” për shkak se nuk iu janë plotësuar kërkesat për favore të paligjshme.

Edhe pse emrin ia kurseu me gjasë për të mos konkurruar me audiencë kanalin e tij në ERTV, të gjithë e kuptuan se bëhej fjalë për Top Channel. Kronikat e shpeshta të Top Channel në javën e fundit kishin një mesazh: Edi Rama po qeveris keq, bilancet flasin keq, shqiptarët po ikin, studentët janë të pakënaqur, bizneset nuk po ia dalin, jeta është shtrenjtuar etj. Të gjitha këto për kryeministrin janë lajme me mision. Edhe pse këto për median online që është shumë herë më e lirshme në transmetimin e informacionit, të paraqitura në një panoramë të televizionit më të madh kombëtar, tingëllojnë tronditëse.

“‘700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit’, ‘7 punonjës në ditë ikin nga policia’, ‘Tri vite pas tërmetit s’kanë shtëpi’. Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë! Arsyeja? Duan favore të paligjshme!”, shkruan Edi Rama në Twitter, duke përsëritur qëndrimin e tij si në rastin e News 24.

Disa javë më parë, qeveria u përfshi në një betejë të ashpër dhe frontale me News 24 ku publiku mësoi se prej muajsh disa nga institucionet kryesore të vendit ishin nën “shantazhin” e një biznesmeni e nga ana tjetër vetë biznesmeni denonconte qeverinë se po hakmerrej me televizionin.

Përfundimi tashmë dihet, interesi publik kurrë nuk e mori vesh si u mbyll çështja, por e kuptoi se paqja ishte arritur kur flamuri i “bardhë” në këtë rast, logoja e ERTV u rishfaq pas 3 javësh bojkot.

Pa asnjë kallëzim penal, pa asnjë dëshmi apo person të marrë në pyetje, kryeministri përdori zyrën dhe tagrin e tij për të mbyllur një konflikt të të emëruarve të tij, nga Doganat dhe Tatimet, ndërsa televizioni nuk e dimë si arriti ta përmbante detin e pafundmë të mërzisë për shembjen e pishinës së Prestige. Në rastin e Prestige, debati publik u degjenerua në pikën ku në media dilnin dëshmi punonjësish për menunë që arrinte të gatuante Taulant Balla me shefin e restorantit, ndërsa Rama udhëzonte ministrin e Brendshëm të sqaronte opinionin publik se pishina ishte pa leje.

Këtu kemi një problem. Kemi një kryeministër nën shantazh. Jo njëherë, por qenka bërë rrugë. As nga një mesazh i thjeshtë por në mënyrë konsistente dhe goditje të koordinuar për të përfituar “favore të paligjshme”. Kur logjika ta do që kjo çështje që ofrohet si debat politik të trajtohet në dyertë e drejtësisë, Edi Rama bën të kundërtën. Kryeministri nuk ka bërë asnjë kallëzim penal për shantazhuesit. Asnjë shkresurinë nuk është dërguar nga ai apo nga vartësit e tij pranë autoriteteve për të kërkuar ndihmë përballë një gjobëvënie të pretenduar që është vepër penale. Pas deklaratave zyrtare nga Twitteri i kryeministrit, Prokuroria duhet të kishte nisur hetimin kryesisht për ata që jo vetëm  kërkojnë “favore të paligjshme” por kanë guximin edhe të shantazhojnë kryeministrin. Pse ka frikë Edi Rama? Një problem që i takon sigurisë kombëtare, totalisht të cënuar me vetëpohim nga kryeministri. Me reagimin në Twitter, siguria kombëtare është në pikëpyetje. Nëse Rama shantazhohet nga mediat shqiptare, sa e vështirë është për mediat e huaja që ti kërkojnë “favore të paligjshme”? Sa e vështirë dhe e pamundur është kjo për politikanë, grupe interesi, të huaj dhe vendasë apo qoftë edhe hakera që kërkojnë para në këmbim të moscënimit publik të informacioneve të qytetarëve shqiptarë?

Paralelisht me prokurorinë, një përgjigje e ka me siguri edhe Rama. Kryeministri ka dy rrugë; ose do shkojë në prokurori dhe në autoritetet shqiptare për të denoncuar shantazhuesit, kërkuesit e publikes në këmbim të heshtjes mediatike; ose do të sqarojë lojën ku ka futur qeverinë dhe veten. Kryeministri duhet të mohojë se në fakt nuk është ai që ka krijuar një raport të paligjshëm me mediat dhe gazetarët, se nuk është ai dhe qeveria e tij që japin dhe marrin favore në këmbim të gënjeshtrave për të manipuluar opinionin publik. Të thotë se këtë lojë nuk po e luan ai si dojë se dhe drejtësia mund ti prishë punë duke e hetuar këtë çështje. Se edhe pishinat pasi prishen mund ta marrin lejen për tu rindërtuar prapë. Se kjo është vorbulla ku ndodhet qeveria shqiptare sot. Betejën nuk e ka me median por me veten. Është zotuar si qytetar i parë se ka besim te drejtësia. Provë më të thjeshtë se kaq zor se gjen. /Dosja.al

edi rama top channel edi rama me mediat ikmt ne prestige resort

Sondazh

Poll
Editorial 26 Tetor 2022, 15:25 Artan Rama

Kush e kontrollon Butrintin?

Artan Rama Ndryshimi i mënyrës së menaxhimit së një prej siteve më të rëndësishëm në vend, atij t&eu...

Editorial 18 Tetor 2022, 10:22 Meri Lika

Kërkohet një lider

Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...

Editorial 17 Tetor 2022, 12:16 Mimoza Hafizi

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj