LIVE UPDATES
Editorial

Akuza e Kryeministrit, kush po i mbledh paratë për Kushtetuesen?

Ligji nuk është i plotë, Vendimi i Këshillit të Ministrave, ia heq ligjit mundësinë t’u vënë gjobë, apo t’i dënojë ndërtuesit e paligjshëm. Kryeministri ka vendosur që ata, në kundërshtim me ligjin, të paguajnë vetëm një tarifë subjektive për të rimarrë shtesat që u konfiskohen, ose do lënë shtesat. Dhe, nëse tarifa është 350 euro apo 500 euro metri katror, kur taksat janë 800 euro për metër katror, ndërtuesi i paligjshëm, do fitojë më shumë. Në këtë rast, as nuk dënohet, as nuk merret me pronarët e tokës fare, as nuk gjobitet, madje as nuk paguan taksat.

19 Tetor 2022, 15:25 Nga Enton Abilekaj
Akuza e Kryeministrit, kush po i mbledh paratë për Kushtetuesen?
Enton Abilekaj

Ajo pjesë e opozitës që, në kundërshtim me interesin e oligarkëve, e çoi në Gjykatën Kushtetuese Vendimin e Këshillit të Ministrave për ndërtimet dhe shtesat pa leje, u bë sot objekt i sulmeve të Kryeministrit. Nga Gjirokastra, kreu i Qeverisë, aludoi se paratë e ndërtuesve po hidhen për Gazment Bardhin që bëri padinë dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që do marrin vendimin. Se vendimi ishte për të mirën publike, sipas Ramës, ndërsa anulimi i tij në të mirën e ndërtuesve keqbërës.

Për të kuptuar të vërtetën, duhen parë llogaritë.

Për të ndërtuar një pallat në Tiranë 40 – 50 për qind e investimit lidhet me pronarët e truallit dhe taksat. Pronarët e truallit në varësi të vendit marrin 30 – 40 për qind, taksa e ndikimit në infrastrukturë 4-8 për qind, taksa e truallit 200 lekë për metër katror, tarifa për shqyrtimin e kërkesave për leje ndërtimi është 1 për qind e investimit, tarifa për shqyrtimin e kërkesave për leje zhvillimi 100 lekë për metër katror. Aty ku çmimi i apartamenteve shkon 1000 euro për metër katror, pronarët dhe taksat kanë 400 – 500 euro, ndërtuesit ulin koston e ndërtimit për të nxjerrë një fitim 20 për qind, që në këtë rast i bie 200 euro për metër katror.

Në zonat ku u zbuluan shtesat pa leje, apo ndërtime të gjitha pa leje, çmimi është minimalisht 1600 euro për m2, pronarët dhe taksat marrin 650 – 800 euro për metër katror. Në qendër të Tiranës, tek pallati që përmendi Kryeministri, bëhet fjalë për 4 mijë euro metri katror, nga të cilat 1600 deri në 2000 euro i takojnë pronarëve dhe shtetit. Një shtesë pa leje, nuk bëhet as pjesë e kontratës me pronarët, as objekt i taksave dhe tarifave, madje, nëse nuk zbulohet nuk paguan as TVSH.

Fitimi nuk është më 20 për qind, por 100 për qind. Kur bëhet fjalë për çmime nga 1600 deri në 4000 euro për metër katror, fitimi nga ndërtimi pa leje është marramendës. Shumë ndërtues në Tiranë dhe bregdet e kanë bërë këtë në bashkëpunim me Pushtetarë të lartë dhe më pas kanë paguar gjoba dhe koston e legalizimit, që nuk shkon as 20 për qind e investimit.

Pronarët në këtë rast trajtohen si ata që u është zënë prona më parë, pra me ligjin e ri, kanë të drejtën e dëmshpërblimeve 60 për qind para dhe 40 për qind pronë, ose 80 për qind para dhe 20 për qind pronë. Dëmshpërblimi bëhet në disa vite, gjë që i bën pronarët praktikisht pensionistë. Pensionistë që paguhen nga paratë publike që do të thotë se qytetarët e thjeshtë, paguajnë atë që duhet të paguante ndërtuesi, i cili pasi ndërton pa leje, fiton më shumë se sa po të paguante detyrimet. As konfiskimi ose prishja, as gjoba madje as dënimi që parashikon ligji, nuk e përmirësojnë këtë, pasi pronarët e truallit, mbeten sërish të dëmtuar, qytetarët paguajnë përsëri dëmet. Ligji nuk është i plotë, Vendimi i Këshillit të Ministrave, ia heq ligjit mundësinë t’u vënë gjobë, apo t’i dënojë ndërtuesit e paligjshëm. Kryeministri ka vendosur që ata, në kundërshtim me ligjin, të paguajnë vetëm një tarifë subjektive për të rimarrë shtesat që u konfiskohen, ose do lënë shtesat. Dhe, nëse tarifa është 350 euro apo 500 euro metri katror, kur taksat janë 800 euro për metër katror, ndërtuesi i paligjshëm, do fitojë më shumë. Në këtë rast, as nuk dënohet, as nuk merret me pronarët e tokës fare, as nuk gjobitet, madje as nuk paguan taksat.

Ky është ndëshkimi që Edi Rama u bën ndërtuesve të paligjshëm, që njihen si miqtë e tij. Me këtë marrëveshje për të grabitur paratë dhe pronat e qytetarëve, Edi Rama pretendon se ka luftuar ndërtimet pa leje dhe se thashethemet që ai është ortak me ta marrin përgënjeshtrimin e merituar. Madje, pasi e vulos me VKM grabitjen hapur, në mes të Tiranës, mu te Syri i Tiranës, intimidon edhe Gjykatën Kushtetuese që të mos e prishë orgjinë e milionave, akuzon ata dhe paditësit se po marrin lekë nga ndërtuesit.

Në fakt, aksioni, VKM-ja dhe Padia, shërbyen për të kuptuar se kush është i kapur. Pas VKM-së, shtesat dhe ndërtimet pa leje do shtohen, sepse qeveria i garanton ndërtuesit që, jo vetëm nuk do burgosen sipas ligjit, por edhe do paguajnë më pak se ndërtimi me leje. Buxheti do marrë më pak, shpenzimet do rriten për të paguar dëmet e paligjshmërisë. Ata që fitojnë janë të dyshuarit e përhershëm, Kryeministri dhe biznesmenët e tij. Ose biznesmenët dhe kryeministri i tyre./Dosja.al

enton abilekaj analiza nga enton abilekaj

Sondazh

Poll
Editorial 18 Tetor 2022, 10:22 Meri Lika

Kërkohet një lider

Meri Lika Pjesa e elektoratit gri e cila nuk voton për kahun politik, por voton për atë i cili e bind se do bëj më të mir&eum...

Editorial 17 Tetor 2022, 12:16 Mimoza Hafizi

Atdheut tonë po i del dija “tepër”

Mimoza Hafizi, fizikante Ndokujt mund t’i duket rastësi se si shifrat veçanërisht dramatike të regjistrimeve universitare ...

Editorial 13 Tetor 2022, 15:58 Enton Abilekaj

Kë mbrojti Rama në Strasburg?

Enton Abilekaj Mund të jetë i vërtetë pretendimi mburravec i Kryeministrit, se fjalimi i tij ra si bombë në Asamblenë Pa...

Editorial 4 Tetor 2022, 13:36 Dosja.al

“Kriza e demokracisë” në PD

Sali Berisha dhe Besart Xhaferri Nuk ka asgjë kundër Partisë Demokratike në polemikat apo edhe sherret që pasuan zgjedhjen e Kryet...

Editorial 4 Tetor 2022, 09:36 Meri Lika

Forumi Rinor i burrave të vegjël

Meri Lika Manipulimi i votës është një pjesë integrale e historisë politike në Shqipëri. Shpesh kisha menduar se nd...

Editorial 24 Shtator 2022, 14:33 Monitor

Dua të jetoj në Shqipëri!

Foto ilustruese Shqipëria është kthyer në një vend paradoksesh dhe i çudirave të mëdha, me raste, edhe qesharake...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet