LIVE UPDATES
Insights

Analiza e DW: Kush e merr Downing Street-in pas largimit të Boris Johnsonit?

Kandidatët seleksionohen në dy raunde zgjedhore - i pari u zhvillua të të mërkurën - nga ku mbetën në garë gjashtë kandidatë - raundi tjetër zhvillohet të enjten e ardhshme, ku ata që marrin më pak vota do të largohen nga gara. Ata që mbeten në garë reduktohen në raundet e tjera duke larguar ata që mbeten në fund të listës.

14 Korrik 2022, 08:11 Nga e.k
Analiza e DW: Kush e merr Downing Street-in pas largimit të Boris
Boris Johnson

BRITANI E MADHE

Partia konservatore britanike ndodhet në garë për pasardhësin e Boris Johnsonit - Ish-ministri i Financave, Rishi Sunak pas raundit të parë të votimit kryeson. Gara mbyllet më 5 shtator.

Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin e Boris Johnsonit. Pas raundit të parë të votimit mbeten 6 kandidatë në garë. Shumicën e votave në raundin e parë e mori ish-ministri i Financave, Rishi Sunak, me 88 vota. Në vendin e dytë u renditën me 67 vota sekretarja për çështjet e jashtme, Penny Mordaunt, në vend të tretë ministrja e Jashtme, Liz Truss me 50 vota. Kandidatët për pasuesin e Johnsonit dalin në disa raunde, deri sa në fund të mbeten dy kandidatë. Pas kësaj zgjedhja i mbetet aëtarëve të partisë.

Vetë kryeministri që ndodhet ende në detyrë, i cili dha ditën e hënë (11.07) intervistën e parë pas njoftimit të dorëheqjesnuk foli në lidhje me pasardhësin e tij. Sepse nuk do që t'i prishë askujt shanset e votimit.

Synimet e kandidatëve janë të ngjashme

Torit u kthyen shpinën zhvillimeve të kohës kur në krye ndodhej Boris Johnsoni dhe shfaqen tani sërish si parti e uljeve radikale të taksave. Pothuajse të gjithë kandidatët për postin e kryeministrit, duan që qytetarët të kenë pjesë më të madhe tek të ardhurat e tyre, ndërkohë që në kohën e Johnsonit taksat arritën nivelin më të lartë të viteve të fundit.

Tek kthimi mbrapa bën pjesë edhe kthimi tek rritjet e shpenzimeve sociale. Edhe rritja e taksave mbi ndërmarrjet, e planifikuar nga ministri i fundit i Financave Rishi Sunak, është hequr nga axhenda: Ministri donte që kjo taksë të rritej në 21 përqind, shumë nga konkurruesit e tjerë kërkojnë tani taksë më të ulët, që të jetë në nivelin e 15 përqindshit duke hequr kështu dorë nga planet ndërkombëtare për vendosjen e një takse minimale në nivel global.

Nëse do të luftohet kështu dobësimi i vazhdueshëm i investimeve të huaja, pritet të shihet. Sepse të gjithë kandidatët deklarohen njëkohësisht pro një Brexiti të ashpër, i cili sipas vlerësimeve i ka kushtuar vendit më shumë se dy përqind të rritjes ekonomike.

Frika edhe e vetë kandidatit më të moderuar të krahut kundërshtar të mbështesve të Brexitit të ashpër në grupin e quajtur gabimisht "European Research Group", është aq e madhe, saqë as udhëheqësi opozitar nuk guxon të prekë lajtmotivin e shkëputjes së fortë nga BE.

Problemi më i madh për këto plane taksash është se askush nuk mund t'i financojë. Përveç sinjaleve të mjegullta për shkurtime në shërbimin publik dhe për "hapësirat e mundshme” fiskale, çështjet kryesore mbeten pa përgjigje. Për shkak të krizës së Koronës dhe rritjes së dobët ekonomike borxhet shtetërore britanike janë rritur me 95 përqind të prodhimit të brendshëm bruto të vendit dhe qeveria e ardhshme e konservatorëve, pavarësisht kë do të ketë në krye, do të vazhdojë t'i rrisë edhe më shumë. 

Të mirët, të këqinjtë dhe ata që nuk njihen 

Dhe për më tepër: Natyrisht që të gjithë, pa përjashtim premtojnë një fillim të ri. Lista e kandidateve dhe kandidatëve para randit të parë kishte diversitet sa kurrë ndonjëherë, shumë prej kandidatëve ishin me origjinë aziatike ose afrikane. Sidoqoftë ata krijojnë një përzierje të çuditshme të përbërë nga ish-ministra të qeverisë së Johnsonit, figura shumë të diskutueshme dhe njerëz krejt të panjohur të ulur në stolin e rezervave. 

Shanset më të mëdha duket se i ka ministri i Financave, Rishi Sunak, i cili doli në krye të raundit të parë. Megjithatë intrigat kundër tij janë duke u gatuar me zell: Dëshmi të reja për vendin ku ka zgjedhur të paguajë taksat bashkëshortja shumë e pasur e tij dhe faktin që vetë Sunak ka pasur për një kohë të gjatë një lejeqëndrimi amerikane, Green Card, kërkojnë ta diskretitojnë atë në sytë e anëtarëve të partisë.

Ka thashetheme që thonë, se fushatat kundër tij vijnë nga rrethi i këshilltarëve të Boris Johnsonit. Johnsoni vetë është ende i indinjuar për dorëheqjen e Sunakut javën e kaluar,hap që dha kontributin vendimtar për largimin politik të kryeministrit.

Shumë para, shumë pyetje

Me shpatulla pas muri u vendos edhe pasardhësi i Sunakut në postin e drejtorit të thesarit, Nadhim Zahawi, nga akuzat se kundër tij pritet të bëhen hetime për mospagim taksash. Ai akuzohet se në krijimin e pasurisë së tij disamilionëshe ai ka bashkëpunuar dy herë me firma që më vonë kanë falimentuar. 

Edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Sajid Javid, që sjell me vete përvojën më të gjatë qeveritare dhe po ashtu dha kontribut për largimin e Boris Johnsonit, është duke stërholluar e përdredhur për të dhënë informacione të sakta për çështjen e taksave.

Duket se shumë të pasurit mes kandidatëve kanë probleme me taksat. Këtu bën pjesë edhe ministrja e Jashtme, Liz Truss, kundërshtarët e së cilës vazhdojnë ta akuzojnë se nuk ia ka idenë. Ose Prokurorja e Përgjithshme, Suella Braverman, e cila përkrahet nga të djathtët dhe lufton kundër paragjykimeve e diskriminimit racial dhe politikës identitare.

Si funksionon procesi?

Zgjedhja i ngjan një lloj fushate elektorale: Dy kandidatët i prezantohen organizatave rajonale të partisë dhe i kërkojnë atyre votën. Pastaj në festat verore që organizohen nga torit në qytetet ku ata kanë shumicën në jug të Anglisë, merret vendimi se cili do jetë favoriti i partisë për të shkuar në Downing Street. Për t'u kualifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, çdo kandidat duhet të sjellë në Dhomën e Ulët të Parlamentit votën e të paktën 20 kolegëve. Afati i fundit ishte e marta (13.07) në mbrëmje. Pas kësaj pasojnë takimet seleksionuese në Dhomën e Ulët. I gjithë procesi zgjat deri më 5 shtator, kur para britanikëve prezantohet kryeministri i ri.

Kandidatët seleksionohen në dy raunde zgjedhore - i pari u zhvillua të të mërkurën - nga ku mbetën në garë gjashtë kandidatë - raundi tjetër zhvillohet të enjten e ardhshme, ku ata që marrin më pak vota do të largohen nga gara. Ata që mbeten në garë reduktohen në raundet e tjera duke larguar ata që mbeten në fund të listës.

Graham Brady, kryetar i të ashtuquajturit "1922 Komitees" i deputetëve koservatorë, komitet që luan rol vendimtar në këtë proces, do ta reduktojë para fillimit të pushimeve të verës më 21 korrik, numrin e kandidatëve duke e ulur në dy. Kjo dyshe shkon në zgjedhjen përfundimtare. 

Dy javët e ardhshme Parlamenti do të transformohet në një hambar të madh intrigash, luftërat e brendshme janë kontaminuese për klimën në parti. Vendimin për kryeministrin e ri e marrin pastaj 100 mijë anëtarë të Partisë Konservatore. Herën e fundit pjesa më e madhe e tyre ia dha votën Boris Johnsonit. Tani atyre u duhet të vrasin mendjen çfarë cilësish, përveç humorit dhe talentit të populizmit duhet të ketë pasardhësi i tij. /DW

boris johnson britani e madhe

Sondazh

Poll
Insights 12 Korrik 2022, 11:32 Ervin Sefa

Një dekoratë e munguar…

Foto ilustruese Ka shume vite që Institucioni i Presidentit të Republikës që ka si objekt të rëndësishëm te aktivit...

Insights 11 Korrik 2022, 12:33 k.m.

Çfarë po ndodh në Kaliningrad?

Foto ilustruese Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa...

Insights 6 Korrik 2022, 10:59 Klodian Tomorri

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...

Insights 4 Korrik 2022, 12:25 Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas p...

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet