LIVE UPDATES
Insights

Çfarë po ndodh në Kaliningrad?

U njoh si pjesë e Bashkimit Sovjetik në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dhe emri i saj u ndryshua nga Kënigsberg në Kaliningrad. Popullsia gjermane u detyrua të largohej.

11 Korrik 2022, 12:33 Nga k.m.
Çfarë po ndodh në Kaliningrad?
Foto ilustruese

Moska gjendet në mesin e një konflikti tjetër në Evropën Lindore, teksa Lituania vendosi të ndalojë disa produkte ruse që të transportohen në linjë hekurudhore, përmes territorit të saj për të arritur në Kaliningrad, një enklavë ruse që ndodhet midis Polonisë dhe Baltikut. Lituania, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s (ashtu si Polonia), thotë se vendimi i saj është marrë pas konsultimit me BE-në, dhe është në përputhje me sanksionet që ka vendosur blloku ndaj Rusisë. Por siç mund të pritej Kremlini nuk e ka pritur mirë këtë lajm.

Po çfarë është, dhe ku ndodhet Kaliningradi?

Enklava ruse e Kaliningradit ndodhet në Detin Baltik, në veri të Polonisë dhe në jug të Lituanisë. Zona me një sipërfaqe prej 15.100 km2 , e cila është e shkëputur nga Rusia kontinentale, ishte në fillim pjesë e Gjermanisë, derisa Moska e vendosi nën kontrollin e saj në vitin 1945.

U njoh si pjesë e Bashkimit Sovjetik në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, dhe emri i saj u ndryshua nga Kënigsberg në Kaliningrad. Popullsia gjermane u detyrua të largohej. Kur u shemb Bashkimi Sovjetik, Kaliningradi u bë pjesë e Rusisë, dhe në vitet që pasuan ai mbajti lidhje relativisht të ngushta ekonomike me shtetet evropiane.

Megjithatë, kjo marrëdhënie rozë ndryshoi kur në pushtet u ngjit presidenti rus Vladimir Putin, dhe sidomos pas sulmit të Rusisë në vitin 2014 ndaj Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë, që solli edhe vendosjen e sanksioneve nga BE.

Kompania shtetërore hekurudhore lituaneze, LTG, deklaroi të premten e kaluar se nuk do të lejojë më asnjë produkt nga Rusia që është pjesë e sanksioneve të BE, që të udhëtojë përmes Lituanisë për të arritur në Kaliningrad. Guvernatori i enklavës Anton Alikhanov, thotë se ky vendim ndikon tek rreth 50 për qind të importeve të këtij rajoni.

Tek produktet që janë objekt i sanksioneve përfshihen makineritë e ndërtimit, pjesë makinerish, dhe pajisje të tjera industriale. Udhëtimet e zakonshme tregtare dhe transporti i mallrave që nuk janë në listën e sanksioneve të BE-së, mund të vazhdojnë pa ndërprerje, në një kohë që Kaliningradi mund të furnizohet nga deti me mallra ruse.

Pavarësisht kësaj, Kremlini është i zemëruar nga ky vendim, dhe i ka kërkuar Lituanisë ta shfuqizojë menjëherë atë. Zëdhënësi i Kreminit, Dimitri Peshkov, tha se Rusia e konsideron vendimin e Lituanisë si të paligjshëm dhe “pjesë të një bllokade të Perëndimit”.

Ndërkohë Nikollai Patrushev, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, shkoi një hap më tej, duke paralajmëruar se “Rusia do të kundërpërgjigjet ndaj veprimeve të tilla armiqësore”, dhe “pasojat do të kenë një ndikim negativ serioz mbi popullatën lituaneze”. Ndërkohë, Lituania i ka qëndruar vendimit të saj, ashtu si BE-ja. Edhe pse Komisioni Evropian po përgatit udhëzime për Lituaninë që të qartësojë sanksionet.

Pse Kaliningradi është kaq i rëndësishëm për Rusinë?

Enklava luan një rol shumë rëndësishëm në aspektin ushtarak për Rusinë, sidomos duke pasur parasysh pozicionin e saj midis dy vendeve anëtare të NATO-s. Moska ka forcuar forcat e saj në këtë zonë, duke i pajisur me armë moderne, përfshirët raketa “Iskander” që janë shumë të sakta, si dhe me një sërë sistemesh të mbrojtjes ajrore.

Armë të tilla mund të pozicionohen lehtësisht për të goditur objektivat në Evropën Perëndimore. Po ashtu Kaliningradi, është porti i vetëm i Moskës në Detin Baltik, që është pa akull gjatë gjithë vitit, dhe strehon flotën ruse të Detit Baltik.

Çfarë do të thotë kjo për Lituaninë?

Rusia ka kërcënuar me “veprime armiqësore”, të cilat do të kenë një “ndikim të rëndësishëm negativ” në Lituani. Por për momentin nuk ka detaje se si mund të jetë kjo hakmarrje. Guvernatori i Kaliningradit Alikhanov, ka deklaruar se reagimi mund të përfshijë “bllokimin e fluksit të mallrave nëpërmjet porteve të Lituanisë dhe vendeve të tjera baltike”.

Gjithsesi, Lituania mund të jetë në një pozitë të mirë për t’u bërë ballë disa reagimeve ekonomike, duke reduktuar ndjeshëm varësinë e saj ekonomike dhe energjetike nga Rusia. Lituania ishte vendi i parë i BE-së që ndaloi përdorimin e gazit rus, dhe që nuk e importon më naftën ruse.

Çfarë mund të thotë kjo përplasje për NATO-n?

Të tria shtetet baltike janë të shqetësuara se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të zgjerohet, dhe se një Rusi e inkurajuar mund të përpiqet të pushtojë një territor strategjik përgjatë kufirit polako–lituanez, të njohur si Hendeku Suvalki.

Nëse ky hendek afro 64 km i gjerë, që lidh Kaliningradin me aleatin rus, Bjellorusinë, bie nën kontrollin e Moskës, Baltiku mund të mbetet pa një korridor tokësor me pjesën tjetër të NATO-s. Por vlen të përmendet se çdo sulm ndaj Lituanisë, Estonisë ose Letonisë do të shkaktonte aktivizimin e nenit të mbrojtjes reciproke të NATO-s. / “The Week” – Bota.al

moska rusi

Sondazh

Poll
Insights 6 Korrik 2022, 10:59 Klodian Tomorri

Ëndrra me 6 miliardë euro në Shpirag

Edi Rama, kryeminister Shelli ka bere zbulim te madh nafte ne Shpirag. Por e mbajti lajmin sekret duke ja treguar vetem kryeministrit hollandez. Edhe ky e ...

Insights 4 Korrik 2022, 12:25 Ylli Manjani

Është Edvini, jo Ervini problemi!

Ervin Salianji është deputet, njeri politik dmth, për të cilin mund të bësh lloj lloj gjykimi politik. Secili e bën sipas p...

Insights 3 Korrik 2022, 11:53 Lutfi Dervishi

Të flutrosh…me këngë në gojë!

Lutfi Dervishi Kënga e djeshme e kënduar në tunelin e Skërficës do të mbahet mend gjatë. Një pjesë vlerës...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet