LIVE UPDATES
Insights

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës, Xhaferllari do ta vlerësojë

Por, ndarja mes tyre nuk ishte thjeshtë politike, por edhe emocionale deri në urrejtje personale, të paktën nga ana e Alibeajt. Dikur ish-ministër i Drejtësisë në qeverisjen e Berishës, Alibeaj nuk e pati aspak problem që, me firmën e tij, të nënshkruante pro-arrestimit të ish-kryeministrit të tij, një veprim që habiti jo pak njerëz, mbështetës apo kundërshtarë të Berishës.

30 Tetor 2024, 10:54 Nga Dosja.al
Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Enkelejd Alibeaj dhe Marsilda Xhaferllari

Në 18 Dhjetor të vitit 2023, Enkelejd Alibeaj, i vetmi përfaqësues i opozitës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve, bashkoi votat me kolegët e tij socialistë, duke i hapur rrugën arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Alibeaj në atë kohë ishte ndarë politikisht me Berishën, pas vendimit të ish-kreut demokrat, Lulzim Basha, për përjashtimin e ish-drejtuesit historik nga Partia Demokratike.

Por, ndarja mes tyre nuk ishte thjeshtë politike, por edhe emocionale deri në urrejtje personale, të paktën nga ana e Alibeajt. Dikur ish-ministër i Drejtësisë në qeverisjen e Berishës, Alibeaj nuk e pati aspak problem që, me firmën e tij, të nënshkruante pro-arrestimit të ish-kryeministrit të tij, një veprim që habiti jo pak njerëz, mbështetës apo kundërshtarë të Berishës.

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Deputeti Enkelejd Alibeaj votoi pro arrestimit të Sali Berishës në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve në Parlament

Bazuar në Raportin e Këshillit të Mandateve, në 21 Dhjetor të vitit të kaluar, Parlamenti, në shumicë socialiste, vendosi t’i jepte Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe Gjykatës së Posaçme, autorizimin për “arrestimin e Sali Berishës”.

Berisha u vendos në arrest shtëpie në 30 Dhjetor dhe, prej asaj kohe, po zhvillon betejat e tij gjyqësore për shfuqizimin e masës së sigurimit. Pas një kalvari në tre shkallët e gjyqësorit, tashmë kërkesa e tij është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo e fundit ka vendosur që të shqyrtojë kërkesën në 19 Nëntor të këtij viti. Kërkesa do të shqyrtohet nga trupa prej 8 anëtarësh e Kushtetueses, pjesë e së cilës është edhe gjyqtarja Marsida Xhaferllari, bashkëjetuese e Enkelejd Alibeaj, një fakt ky i njohur botërisht.

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e Berishës në 19 Nëntor 2024

Kjo situatë përbën një rast konflikti të hapur interesi, ku bashkëshorti firmos për arrestimin e subjektit, ndërsa bashkëshortja do të vlerësojë kushtetutshmërinë e arrestit.

Në rastet e konfliktit të interesit, ligji parashikon që gjyqtari të japë dorëheqjen nga shqyrtimi gjyqësor. Gjithashtu, parashikohet se gjyqtari mban përgjegjësi për shkelje të rënda disiplinore, nëse nuk njofton për konfliktin e interesit dhe nuk heq dorë nga pjesëmarrja në trupë gjyqësore.

Por, në rastin e Xhaferllarit, të paktën deri më tani nuk duket se ka një iniciativë të tillë.

Redaksia Dosja.al konfirmoi zyrtarisht pranë Gjykatës Kushtetuese se trupa që do të shqyrtojë kërkesën e Berishës do të jetë e plotë, gjë që tregon se gjyqtarja Xhaferllari nuk ka dhënë dorëheqjen, duke krijuar premisa për ngritjen e dyshime mbi anshmërinë e saj, përsa kohë do të duhet të vlerësojë qëndrimin e bashkëshortit të saj në raport me Kushtetutën.

Rasti “Berisha” nuk është i vetmi që e vendos gjyqtaren Marsida Xhaferllari në kushtet e dyshimta të konfliktit të interesave. Redaksia identifikoi të paktën 3 të tjera të ngjashme.

Kodi Zgjedhor

Në 29 Gusht 2024, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, e drejtuar nga Dashamir Shehi, dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese një padi për shpalljen anti-kushtetuese të disa neneve të Kodit Zgjedhor.

Një ditë më parë, në 28 Gusht, deputetit Enkelejd Alibeaj shprehu publikisht mbështetjen e tij për këtë padi. Alibeaj, i mbetur pa parti dhe me numra të pamjaftueshëm deputetësh në Parlament, nuk mund të legjitimohej vetë për të ngritur një padi të tillë. Ndaj, ai shfrytëzoi padinë e Shehit për të shprehur qëndrimin e tij pro padisë në Gjykatën Kushtetuese.

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Deputeti Enkelejd Alibeaj mbështet politikisht dhe publikisht padinë e Dashamir Shehit për shpallje anti-kushtetuese të disa neneve të Kodit Zgjedhor

Edhe në këtë rast, padia e Dashamir Shehit, por që është e qartë se përfaqëson qëndrimin e Alibeajt, do të shqyrtohet nga trupa gjyqësore e Kushtetueses, ku pjesë është edhe bashkëjetuesja e tij, Marsida Xhaferllari.

Marrëveshja për emigrantët

Një nga rastet, kur konflikti i interesit Alibeaj-Xhaferllari merr trajtën e flagrancës, është shqyrtimi që Gjykata Kushtetuese i bëri kërkesës së grupimit Lulzim Basha-Enkelejd Alibeaj për Marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për çështjen e emigrantëve.

Në 6 Dhjetor 2023, Partia Demokratike, e cila në atë kohë drejtohej ende nga dyshja Basha-Alibeaj, dorëzoi një padi në Kushtetuese, ku kërkohej shfuqizimi i ligjit ratifikues për miratimin e “Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”.

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Gjyqtarja Xhaferllari ishte relatore në shqyrtimin e kërkesës së grupit “Basha-Alibeaj” për Marrëveshjen mbi Emigrantët

Në atë rast, në përputhje me ligjin për konfliktin e interesave, gjyqtarja Xhaferllari duhet të jepte dorëheqjen, për të shuar çdo dyshim të ligjshëm mbi konfliktin e interesave. Por, ndodhi tërësisht e kundërta.

Gjyqtarja Marsida Xhaferllari shortohet si relatore për shqyrtimin e padisë së grupit Basha-Alibeaj, një pozicion shumë thelbësor në trajtimin e rastit.

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë për shqyrtim në seancë plenare kërkesën e Partisë Demokratike të “Basha-Alibeaj” me objekt shfuqizimin e marrëveshjes Shqipëri-Itali. Ky vendim u mor me shumicë votash, 5-4.

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Gjyqtarja Marsida Xhaferllari votoi pro kërkesës së grupit “Basha-Alibeaj” për Marrëveshje mbi Emigrantët

Në vendimin e zbardhur vërehet se gjyqtarja Xhaferllari është pjesë e gjyqtarëve të pakicës, të cilët kanë votuar pro kalimit për shqyrtim në seancë të kërkesë së bashkëjetuesit të saj dhe grupimit politik që ai përfaqësonte.

Bordi i naftës

Një situatë e ngjashme konflikti interesi mes bashkëjetuesve Alibeaj-Xhaferllari shfaqet edhe në një tjetër vendim të Gjykatës Kushtetuese, atë që lidhej me Bordin e Naftës.

Në mars të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e Partisë Demokratike, e cila në atë kohë përfaqësohej nga Basha-Alibeaj, për shfuqizimin e akteve normative të Këshillit të Ministrave, të cilat krijuan atë që u konsiderua si “Bordi i Naftës”, një mekanizëm qeveritar, me qëllimin e shprehur, që të mbante nën kontroll çmimin e hidrokarbureve pas agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Gjykata Kushtetuese, sërish me një votim të brishtë 5-4, vendosi të pranojë pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike të grupimit “Basha-Alibeaj”, por pa prekur thelbin e funksionimit të të ashtëquajturit, “Bordi i Naftës.

Pa i hyrë në analizë vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ajo që bie në sy edhe në këtë rast, është fakti se vota e gjyqtares Marsida Xhaferllari ka qenë në favor të kërkesës së depozituar nga bashkëjetuesi i saj, Enkelejd Alibeaj dhe grupimi politik që ai përfaqësonte.

Konflikt interesi në Kushtetuese/ Alibeaj votoi arrestin e Berishës,
Gjyqtarja Xhaferllari mbështeti plotësisht kërkesën e grupit “Basha-Alibeaj” për “Bordin e Naftës”

Gjyqtarja Xhaferllari ka dalë në pakinë në atë vendim, duke mbajtur qëndrimin se Akti Normativ nuk duhej shfuqizuar pjesërish, por i plotë.

“Në përfundim, … vlerësoj se aktet normative me fuqinë e ligjit nr. 5/2022 dhe nr. 8/2022 nuk provohet të jenë nxjerrë në kushtet e nevojës dhe urgjencës, ndaj këto akte dhe ligjet miratuese të tyre nuk janë në përputhje me parashikimet e nenit 101 të Kushtetutës dhe, si të tilla, duheshin shfuqizuar”, shprehet Xhaferllari në mendimin e saj të pakicës për atë vendim të Kushtetueses.

Shkelje disiplinore?

Rastet e mësipërme krijojnë dyshime të forta për vendimmarrje në konflikt interesi të gjyqtares kushtetuese, Marsida Xhafarllari. Një sjellje e tillë, nëse konfirmohet, parashikohet si shkelje e rëndë disiplinore në Kushtetutë dhe në ligjin organik të Gjykatës, me pasojë humbjen e mandatit.

Neni 128 i Kushtetutës parashikon se “gjyqtari kushtetues mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit. Procedimi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin kur; (a)…konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit…”.

Më tej, në ligjin organik që rregullon veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese, konkretisht në ligjin 8577/2000 (të ndryshuar), në nenin 10, thuhet se: “Gjyqtari mban përgjegjësi disiplinore, veçanërisht për shkaqe të…ekzistencës e dyshimit të arsyeshëm të rasteve të papajtueshmërisë për ushtrimin e funksionit të tij”.

Gjithashtu, më poshtë në të njëjtin nen, thuhet se gjyqtari mban përgjegjësi disiplinore edhe kur ka “përfitim të padrejtë, në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo të tërthortë, të dhuratave, premtimeve ose trajtimeve preferenciale të çdo lloji, të cilat, qoftë edhe me veprime të ligjshme, i jepen për shkak të funksionit që ushtron ose si rrjedhojë e përdorimit të tij të pozicionit të magjistratit…”.

Në rastin e gjyqtares Marsida Xhaferllari, ekzistojnë dyshime konkrete se ajo ka kryer shkelje disiplinore “për përfitime në mënyrë të tërthortë”, si “rrjedhojë e përdorimit të pozicionit të magjistratit”, pasi qëndrimet dhe vendimmarrja e saj në rastet e cituara më lart, janë në interes të bashkëjetuesit të saj, Enkelejd Alibeaj.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Gjykata Kushtetuese do të ndërmarrë iniciativën për nisjen e një procedimi disiplinor ndaj gjyqtares Marsida Xhaferllari, për vendime të dyshuara si në konflikt të hapur interesi./Dosja.al

dosja.al enkelejd alibeaj marsida xhaferllari


Sondazh

Poll
Insights 25 Tetor 2024, 13:46 Kostana Morava

SPAK po ndihmon opozitën

Kostana Morava Arrestimi i dy drejtuesve të vjetër dhe kryesorë të opozitës po përdoret nga disa eksponente, gjoja të pa...

Insights 5 Tetor 2024, 19:05 Lumturi Hasa

Një yll u këput

Lumturi Hasa Një yll u këput. Nuk më harrohet ajo natë. Ishte pothuajse ora 2 e natës edhe pse distanca ishte e largët nga sh...

Insights 29 Shtator 2024, 16:21 Muhamedin Kullashi

Mbrojtja apo izolimi i Kosovës?

Muhamedin Kullashi KOSOVË- Orientimi politik i qeverisë Kurti, që nga fillimi i mandatit më 2021, u shqua me prirje gjithnjë e m&e...

Insights 21 Shtator 2024, 17:49 Andi Bejtja

Formimi i shtetit bektashi

foto ilustruese TIRANË- Puna për krijimin e Shtetit Bektashi në periferi të Tiranës ka nisur me shpejtësi marramendëse. ...

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026