LIVE UPDATES
Insights

Kolegët e tu janë në burg Erion. Aty ku duhet të jesh edhe ti.

Siç të gjithë e dimë Veliaj nuk punon në SPAK. Sikundër besoj dhe shpresoj që mes tij dhe prokurorëve që po hetojnë çështjen e inseneratorit të Tiranës nuk ka lidhje biznesi. Pra nga përcaktimi që i bën Oxfordi, Veliaj nuk është koleg me prokurorët e SPAK.

1 Maj 2024, 15:39 Nga Genc Sejko
Kolegët e tu janë në burg Erion. Aty ku duhet të jesh edhe
genc sejko

TIRANË- Fjalori i Oxfordit e përcakton kuptimin e fjalës ‘koleg’ si ‘një person me të cilin punon në një profesion ose biznes’. Ditët e fundit mes shumë problemeve me drejtësinë, Erion Veliaj ka përdorur çdo mundësi për t’u dukur si i paprekshëm nga SPAK. Madje duke përdorur vend e pa vend dhe termin “koleg”. Ky shkrim i shkurtër ka për qëllim të ndajë se kush janë dhe kush nuk janë kolegët e Erionit bazuar mbi përcaktimin e Oxfordit.

Siç të gjithë e dimë Veliaj nuk punon në SPAK. Sikundër besoj dhe shpresoj që mes tij dhe prokurorëve që po hetojnë çështjen e inseneratorit të Tiranës nuk ka lidhje biznesi. Pra nga përcaktimi që i bën Oxfordi, Veliaj nuk është koleg me prokurorët e SPAK.

As punonjësit e policisë bashkiake që sekuestrojnë mallin e shitësve ambulantë nuk janë kolegët e Erionit. Drejtorët që marrin mallin e sekuestruar dhe e çojnë tek bizneset e tyre, janë të tillë. Sepse edhe nëse nuk bëjnë biznes bashkë, ajo që i bën kolegë është drejtimi i strukturave të ndryshme të institucionit.

Pastrueset e bashkisë, zonjat për të cilat kujtohen veç për ti përdor për foto, nuk janë kolegët e Erionit. Pastruesit e parave të pista, po. Pronarët e inceneratorëve që djegin plehrat gjithashtu. Sepse nëse me zonjat që pastrojnë me fshesë nuk i lidh as profesioni e as biznesi, me të dytët i lidhin minimalisht lejet e ndërtimit apo milionat nga inceneratori që nuk punoi kurrë.
Gazetarët e terrenit nuk janë kolegët e Erionit. Pronarët e mediave në krahun tjetër, po. Edhe në këtë rast nuk janë kolegë në profesion por në biznes. Erioni u jep leje ndërtimi dhe tendera, pronarët e mediave sigurojnë që linja editoriale të rrijë sa më larg korrupsionit të Erionit.

Politikanët janë kolegë të Erionit. Dhe historia e dhjetë viteve të fundit ka treguar që i lidh profesioni dhe biznesi. Saimir Tahiri është një koleg i Erionit. Koleg i Erionit është edhe Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Vangjush Dako, Lefter Koka dhe të tjerë. Të akuzuar për korrupsion dhe blerje votash. Bashkëpunimi i tyre ka qenë në nivelin profesional dhe monetar.
Koleg i Erionit është edhe kryeministri. Koleg në qeveri dhe në bashki. Vetëm në zgjedhjet e shkuara për llogari të kryeministrit Veliaj fitoi duke blerë zgjedhjet në të gjithë qarkun e Tiranës. Inceneratori i Tiranës i bën kolegë edhe në biznes.
Erioni ka kolegë edhe në opozitë të cilët i dhuruan në tavolinë postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e fundit duke vendosur me qëllim përballë tij kandidatin më të dobët të mundshëm. Siç kishte kërkuar Erioni.

Erioni e di shumë mirë kuptimi e fjalës “koleg”. Ai me qëllim kërkon të turbullojë ujërat duke u ngatërruar me një përcaktim që është i qartë për të gjithë. Nëse prokurorët e Spak do të ishin kolegë të Erionit, ky i fundit nuk do kishte arsye të frikësohej dhe të gënjente për ta. Nëse gazetarët do të ishin kolegë të Erionit, ky i fundit nuk do ti përçmonte e ti shmangej pyetjeve të tyre. Erion Veliaj vazhdon të mbetet kolegu i Edi Ramës deri sa ky i fundit ta pranojë si të tillë.
Dhe ditën kur të vendosë ta trajtojë si ish koleg, Erioni do kuptojë që kolegë të vërtetë të tij janë ata që Rama i ka flakur ndër vite, për t’u dukur më i pastër se të gjithë ish kolegët e tij!

I takon drejtësisë së re t’i tregojnë Erionit që nuk janë kolegët e tij dhe se kolegët e tyre janë prokurë e gjyqtarë të cilët i lidh profesioni dhe jo biznesi dhe t’a dërgojnë Erionin tek kolegët e tij të vërtetë.

genc sejko erion veliaj

Sondazh

Poll
Insights 18 Prill 2024, 18:35 Antoneta Munçaku

Roli i fundit i Ilir Metës si i çmendur

antoneta munçaku “Çmendet Ilir Meta”, “Tërbohet Ilir Meta”, “Shfrenon gjuhën Ilir Meta”, &ldquo...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet