LIVE UPDATES
Insights

Jo bulldog, por bulldozer

Në karrierën e vet politike, Rama është dalluar për dy gjëra krejt të kundërta me njëra-tjetrën: një talent në perfekcion përsa i përket propagandës dhe mesazhit, dhe një katastrofë në qeverisje.

16 Prill 2025, 20:29 Nga Çim Peka
Jo bulldog, por bulldozer
çim peka

TIRANË- Nga fundi i luftës, kujton një ish-ushtarak nazist, e kishim të vështirë të dallonim se kundër kujt po luftonim. Pastaj filluam të përdornim një taktikë. Kur ishim në llogore, gjuanim kundër llogores së armikut me automatik. Nëse na kundërpërgjigjeshin me automatik, e kuptonim që ishin francezë. Nëse na kundërpërgjigjeshin me mitraloz, ishin britanikë. Por nëse pas breshërive tona pasonte heshtje nga ana përballë, aty e kuptonim se na priste ferri. Sepse, kur kishim amerikanët përballë, pas breshërive tona kishte 5 minuta heshtje. Por pas 5 minutash mbi kokat tona vershonin avionë bombardues, të cilët rrafshonin gjithçka dhe shfarosnin çdo gjë që merrte frymë.

Kjo histori më është kujtuar këto ditë tek shoh Edi Ramën, i cili nga këndi i mallkimit, me sy të shtrembëruar, shkumezon nga dhembët e tij të prishur jo vetëm kundër Sali Berishës, por dhe ‘amerikonit’ të tij. Në karrierën e vet politike, Rama është dalluar për dy gjëra krejt të kundërta me njëra-tjetrën: një talent në perfekcion përsa i përket propagandës dhe mesazhit, dhe një katastrofë në qeverisje. Porse, këto dy muajt e fundit ai e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, pasi pikërisht në pikën e tij më të fortë ka rrëshqitur aq shumë sa nuk njihet më. Është e kuptueshme se halli ku është dhe sikleti që e ka zënë ja kanë prishur qetësinë dhe mjergulluar brilancën, por pavarësisht kësaj nuk e kam pritur që të bëjë gabime të tmerrshme, së paku në dy pika. Së pari, përballjen politike me drejtuesin republikan të fushatës së PD-së, Chris LaCivita, e ka kthyer në çështje personale me të, dhe së dyti, me mbi-përdorimin e non-gratës së Sali Berishës, e cila po i kthehet në bumerang.

I keq mësuar me paratë dhe mbështetjen e George Soros dhe të birit dhe gjithë networkun e tij global, duket se tani pa ata dhe mbështetjen e tyre, Rama nuk është asgjë. Është ai zgurdullac që shihni çdo mëngjes, ku fjalori politik i tij janë disa fraza bajate, kopje e keqe e batutave të filmave të periudhës komuniste. Batuta tip ‘naçush’ të fëmijëve të bllokut të fundviteve ’80. Fyerjet e tij nga Chris LaCivita me terma ‘bulldog’, apo ‘Latif’ nuk janë garipllek, por trapllëk i një të shfazuari nga frika e bombarduesit amerikan. Nuk është vetëm LaCivita që e ka tmerruar Edi Ramën, por ‘Ajo’ dhe ‘Ata’ që qëndrojnë prapa tij.

Ajo, në kuptimin e projektit politik të cilin e përfaqëson LaCivita, duke filluar me çmontimin e rrjetit të Soros jo vetëm në SHBA, por kudo nëpër botë, duke nisur me Shqipërinë; goditjen e zarave të tij; lufta kundër karteleve të drogës, sidomos kundër kartelit Sinaloa; si dhe identifikimi dhe shpagimi ndaj miqve të Charles McGonigal, armik personal i Presidentit Trump. Përveç këtij projekti politik janë edhe ‘Ata’, të angazhuarit për ta zbatuar atë. Argumenti i Ramës se LaCivita ka ardhur si turist për ‘ca dollarë më shumë’ mund t’i ndihmojë që t’ja zbuse frikën Belindës apo t’ja përkëdhelë sedrën Elisë, por nuk ja zgjidh hallin Ramës. Hallin e tij nuk po ja zgjidhin miliardat, me të cilat nuk po çan dot. Paratë e Sali Berishës janë asgjë para tyre. Chris LaCivita nuk është thjesht një ish-strateg i fushatës së Donald Trump, por bashkë-drejtues i fushatës së tij, bashkë me Susie Wiles. Pas fitores, njërën e mori shefe të kabinetit të tij, duke e vendosur në krye të administratës, ndërsa LaCiviten e emëroi Kryetar të Komitetit Kombëtar Republikan, duke ia lënë në dorë partinë. Ai mund të mos jetë në Triane zyrtarisht në emër të Presidentit, por ama ai është edhe si kryetar i partisë republikane të Presidentit. Por e keqja e Ramës nuk fillon as nuk mbaron me të. LaCivita nuk është vetëm. Në kompaninë e tij, të kontraktuar prej Partisë Demokratike, është edhe Reince Priebus, ish-Kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan; ish-shef i kabinetit të Presidentit Trump gjatë fitores së parë të mandatit të parë, dhe ish-Kryetar i Konventës Kombëtare Republikane në vitin 2024, Konventë nga e cila Donald Trump u zgjodh si kandidati republikan për president. Përveç tij është edhe Paul Manafort. Është ai që rri krah Berishës dhe LaCivita, por që nuk flet. Paul Manafort është drejtuesi i fushatës fituese të Trump në vitin 2016. Para pak ditësh, në një editorial të Ramës nën emrin e Mero Baze, Manafort akuzohej si njeriu i Rusëve në ekipin e Trump dhe tani në ekipin e Berishës. Rama e di që çështja e ashtuquajtur e ‘ndikimit rus në zgjedhjet e vitit 2016’ është nën hetim nga administrata aktuale. Po ashtu e di se personi që hapi atë çështje në korrikun e vitit 2016 është pikërisht Charles McGonigal. Të sulmosh Manafort në vitin 2025 si njeriun e rusëve të Trump në Tiranë, vetëm një mendje e çoroditur si e Ramës mund ta bëjë. Këta emra, dhe emra të tjerë bashkëpunëtorë të tyre, janë ata individë që i drejtuan jo një, por tre fushata elektorale të Trump. Pra janë drejtuesit e fushatës së vitit 2016, 2020 dhe 2024 të Donald Trump që kanë ardhur në Tiranë dhe po i bëjnë fushatën Sali Berishës. Të mendosh se tre shtabe elektorale të Trump vijnë në Tiranë për kacidhet e Sali Berishës duhet të jesh ose në hall të madh siç është Rama, ose idiot që i beson atij. Dhe këta janë vetëm pjesa që duket.

Gabimi i dytë i Ramës është rendimi i dorës me keqpërdorimin e çështjes së non-gratës. Pashë që ‘hjeksi’ i Ramës në media ishte bërë keq me një status timin në FB ku përshëndesja heqjen e non-gratës së këshilltarit të Kryeministrit hungarez, dhe paralajmëroja zhvillime edhe në rastin e Shqipërisë. ‘Hjeksi’ rrekej të argumentonte se non-grata e këshilltarit të Orban nuk ishte e njëjtë me non-gratën e Sali Berishës dhe se Berisha kishte një çështje të hapur penale për korrupsion.
E para, çështja penale ndaj Berishës është hapur nga Edi Rama dhe Taulant Balla në tetor të vitit 2023, ndërsa non-grata është shpallur në maj të vitit 2021.

E dyta, ajo çështje i ka bërë nder Sali Berishës pasi hetimi pasuror 35-vjeçar ndaj tij jo vetëm që e nxori të pastër, por e pastroi edhe nga akuzat e ngritura që kur iu fut politikës.

E treta, non-grata e Sali Berishës ndryshon ndaj non-gratës së këshilltarit të Orban, pasi në rastin e Sali Berishës kemi të bëjmë me një vendim individual të Sekretarit të Shtetit për mos lejen e Sali Berishës të udhëtojë në SHBA, pra çështje vize, dhe jo sanksione nga Departamenti i Thesarit, ndërsa në rastin e këshilltarit të Orban, kishim të bënim me sanksionimin e tij nga Departamenti i Thesarit.

Një njeri që çdo marrëdhënie personale dhe politike në jetën e tij e ka krijuar përmes parave dhe shit-blerjes nuk mund të kuptojë se ka marrëdhënie përtej tyre. Kontributi i LaCivita dhe të tjerëve nuk peshohet me para. Ajo peshohet me mirënjohjen e shqiptarëve dhe detyrimeve ndaj Shteteve të Bashkuara.

Ndaj, në mbyllje një sugjerim kam për Ramën: bën mirë të qethësh mjekrën dhe ta krehësh bukur, të zbardhosh dhëmbët se ditët dhe javët në vijim do të shkumosh shumë më shumë.

chris lacivta cim peka edi rama

Sondazh

Poll
Insights 14 Prill 2025, 20:54 Meri Lika

Panem et circenses

meri lika TIRANË- “[...] [populus] duas tantum res anxius optat: panem et circenses” . Kjo shprehje latine e marrë nga  (J...

Insights 11 Prill 2025, 21:50 Florian Binaj

Pashaporta europiane dhe veçoritë e saj

florian binaj TIRANË- Sot do ju jap të vetmin premtim që do mbaj për 4 vitet e ardhshme, ashtu siç mbajta premtimin pë...

Insights 2 Prill 2025, 07:18 Çim Peka

Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni

Çim Peka dhe Baton Haxhia TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, p...

Insights 25 Mars 2025, 13:37 Rezarta Delisula

MUNDËSIA e Erald Kaprit

Erald Kapri Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...

Insights 20 Mars 2025, 21:44 Ermal Mulosmani

Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë

ermal mulosmani TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...

Insights 19 Mars 2025, 10:30 Meri Lika

Shkëlqimi dhe rënia e shoqes Kim

Meri Lika Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...

Insights 13 Mars 2025, 13:22 Ermal Mulosmani

Lista të mbyllura, lista të hapura

Ermal Mulosmani Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të par&eum...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet