LIVE UPDATES
Insights

Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni

Një artikull replike të tij, mbi debatin në studio për një shkrim të tij, me bëri që të reflektoj mbi qendrimet e tij përtej debatit televiziv.

2 Prill 2025, 07:18 Nga Çim Peka
Batoni, korrupsioni, pasioni dhe misioni
Çim Peka dhe Baton Haxhia

TIRANA- Me Batonin replikoj çdo natë publikisht në emisionin tim, jo për hir të debatit, porse në shumë çeshtje kemi qëndrime krejt te kundërta. Një artikull replike të tij, mbi debatin në studio për një shkrim të tij, me bëri që të reflektoj mbi qendrimet e tij përtej debatit televiziv.

Kolegu dhe miku im Baton me akuzonte se kisha kundërshtuar tezat e tij pa e lexuar artikullin. E vërtetë është. Nuk e kisha lexuar. Por thjeshtë pretendimi i tij se Ramës i duhej edhe një mandat tjetër për ta bërë Shqipërinë evropiane e bënte leximin e artikullit të panevojshem. Për shak të replikes, ju riktheva artikullit, për të parë argumentat e tij. U bëra pishman. Nuk kishte asnjë argument. Njësoj si Rama që nuk ka program. Në artikullin e parë, miku im Baton na thoshte se Ramës i takon një mandat i katërt se kishte parë një prezantim te tij, me gjasë në powerpoint, dhe i ishte mbushur mendja. Pasioni religjioz i tij për ta paraqitur Ramën si liderin tonë qe do na çojë në Evropë me kujton të njëjtin pasion me të cilën promovonte ndarjen e Kosovës dhe idenë se Hashim Thaçi është një shqiptar i madh.

Sesi shkoi historia e ndarjes së Kosovës dhe e Thaçit tashmë dihet. Batoni thoshte se tek prezantimi i Edi Ramës kishte parë ‘një rrëfim të vendit qe po del nga errësira e tranzicnionit dhe po sheh vehten në pasqyrën e Evropës’, duke shtuar se tek ai prezantim ai kishte parë ‘një ide konkrete se si Shqipëria mund të jetë moderne, efikase, e pasur dhe ne fund Evropiane’. Ku e pe Baton? I magjepsur nga prezantimi, Batoni shprehet se ‘kur sheh me vëmendje prezantimin e tij, nuk sheh diktatin e zakonshëm të pushtetit, por një forme të re të qeverisjes që kërkon të bindë jo me frikë por me përparim, dhe se perballë kësaj kritika tradicionale humbet pesheë mbetet pezul’.

Baton, nuk e di se në çfarë universi paralel jeton ti, por sa i përket diktatit dhe frikës, unë mund të tregoj jo një por mijëra shembuj sesi adrministrata publike kërcenohet me vendin e punës nëse nuk siguron 5 vota familjare. Kjo shkon edhe për bizneset private dhe punonjësit e tyre. Hajde Baton bëjmë një eksperiment: marrim një biznes privat që pret Sali Berishën, dhe do te shohim se brenda 48 orëve aty do zbarkojnë tatimorët. Për çfarë lirie dhe përparimi e ke fjalën? Kjo është ajo qe ti quan se kjo burokraci po modernizohet dhe efikasizohet si pjesë e vizionit evropian?

Pastaj Batoni thotë se është e vërtetë se vendimarrja ka centralizim, por se ky centralizim ka sjellë rritjen e pagave, reformimin e arsimit dhe shëndetësisë. Baton, seriozisht e ke?  Flet për arsimin dhe arrestimet si sukses në të njëjtin artikull? Ti e quan zhvillim dhe arritje se mburremi për burgjet që hapim dhe shkollat që mbyllen? Ke bërë ndonjë herë analizë se sa është numri i personave në burg në raport me popullsinë? Po sa është numri i shkollave që janë mbyllur këto 12 vite? Po numri i nxënësve që janë larguar nga vendi bashkë me familjet e tyre? Kë parë ndonjë herë vlerësimin PISA të studentëve tanë? E di që kemi nxënesit më injorantë në Evropë?

E di që në vlerësimin e vitit 2024 nxënësit tanë rankoheshin midis Indonezisë dhe Guatemalës? Merr kurajon dhe flet për sukses dhe zhvillim në shëndetësi? Ty me siguri të duket Vilma Nushi si Marie Curie se ndryshe nuk ka mundësi. Çdo shërbim shëndetësor është dhënë me koncension, dhe Çdo koncesion është nën hetim penal, ministri i shëndetësisë në burg, pasuesja e tij nën hetim dhe ti flet për sukses në shëndetësi? Në kohën që ti shkruaje për sukseset në shëndetesi, Syri.Tv dha një emiosion ku tregohej se të sëmuret me kancer ktheheshin mbrapsht se nuk kishte ilaçe. Në të njëjtën kohë Edi yt, në vend të të siguronte ilaçet, inaguronte një investim disa milionë Euro për një hotel dhe park në ambjentet e spitalit ‘Nënë Tereza’. Ku është zhvillimi Baton, tek tenderi 10 milionë euro për hotelin apo mungesa e ilaçeve për kimio terapi?

Në mungesë të një argumenti si programi Ramës, Batoni e mbyll artikullin i ekzaltuar se ‘shija e Bashkimit Evropian është përkthyer në gjuhën e një vendi të vogel që ka vendosur më në fund të jetë i madh në vizion’. Në cilin vizon? Mund të duket i madh në television, por jo në vision. Sepse në vision, nuk është as i madh e as i vogël. Vizioni të cilit i referohet Batoni nuk ekziston fare. Apo është ‘Pasaporta Evropiane në vitin 2030’?  

Boshellëkun e artikullit të parë, Batoni mundohet ta mbushe me artikullin e dytë, si replikë ndaj meje. E vetmja gjë që bie dakord me Batonin në artikullin e dytë është që Po, me një mandat të katërt Edi Rama do t'i bëjë shqiptarët me pasaportë evropiane. Por, jo duke integruar Shqipërine ne BE, por duke larguar edhe këta pak shqiptarë që kanë mbetur. Baton, shqiptarët tashëm janë evropiane edhe me pasaporte. 480 mijë shiptarë kanë pasaporte italiane. 600 mijë kanë pasaporte greke. Rreth 500 mijë të tjerë janë nëpër shtete të tjera me pasaportë apo në process të marrjes së pasaportës evropiane. Këta janë shqiptarët që ikën në vitet ’90 nga varfëria e shkaktuar nga regjimi i partisë së Edi Ramës. Janë edhe 1 milion të tjerë që kanë ikur nga verfëria nën udhëheqjen madhështore të Edi Ramës në këto 12 vjet. Nga 70% e popullsisë së Shqipërisë që kanë ikur, 40% tashmë kanë një pasaportë perëndimore. 25% të tjerë që nuk e kanë marrë akoma sepse kanë ikur vonë, do ta marrin edhe ata. 5% të tjerë janë në të zezë.

Batoni zemërot me ne kur nuk e vlerësojmë tek ai flet per vision, estetike dhe rënd. Të tre këto koncepte bashkohen tek një gjë e vetme: Kullat e larta në Tiranë dhe fshtatrat turistike në bregdet. Për vision, sepse i vetmi vision i Ramës janë lejet e ndërtimit. Për estetike, sepse Rama kujdeset vetë për projektimin e tyre. Për rend, sepse ato janë produkt i pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit.

Korrupsioni thotë Batoni, nuk është shpikje shqiptare, dhe se ajo prek në thelb marrëdhënien midis moralit dhe performancës politike të projektit. Korrupsini nuk është shpikje shqiptare, por të japësh 130 milione euro për një incinerator që nuk ekziston, kjo është shqiptare. Të kesh gjysmën e kabinetit qeveritar në burg është shiptare, dhe gjysmën tjeter rrugës për aty është shqiptare. Edhe krimi nuk është shpikje shqiptare, por të kesh 26 deputetë dhe kryetarë bashkish të një partie të vetme të larguar për shkak të dekriminalizimit është shqiptare. Është socialiste. Është Edi Ramiste. Korrupsioni nuk është ‘marrëdhënie midis moralit dhe performancës politike’. Morale mund të jetë në shoqëri, në kishë dhe në xhami. Në terrenin për të cilin po flasim korrupsioni nuk është çështje morale por çështje penale.

Në zemër të çështjes morale, penale dhe evropiane të korrupsionit qeveritar kemi shembullin e ngrirjes së fondeve IPARD II të Bashkimit Evropian. Miku im Baton, Komisioni Evropian çdo vit jep një fond në formën e grantit për AZHBR-Agjensinë që merret me zhvillimin e bujqësisë në vend. Pas hetimeve të kryera nga zyra e OLAF (prokuroria e KE), rezultoi se këto fonde ishin abuzuar dhe vjedhur. Si masë, Komisioni Evropian, ka ngrire plot 270 milionë euro të destinuara për këtë projekt. Ka më shumë se tre vjet që këto fonde janë të ngrira në ‘pritje të masave që do ndërmarrë qeveria shqiptare për të adresuar problemin e vjedhejes’. E di Baton se cila është masa që ka marrë qeveria shiptare? Frida Krifca nga titullare e atij institucioni, në vend që të shkarkohej, u promovua ministre e bujqësise. Zyra e OLAF ka depozituar dosjen e plotë te SPAK, por ndaj saj nuk ngrihet akuzë dhe as nuk arrestohet, sepse i duhet Edi Ramës të kalojë një herë 11 majin.

Batoni mburr Ramën se bëri Reformën në Drejtësi dhe se krijoi SPAK i cili nuk ndalon më në derën e ministrisë. A nuk ishte Edi Rama ai që para pak javësh i tha SPAK-ut në konferencë për shtyp ‘..dhe mos guxoni të këekoni telefonin tim?’ Për çfarë reforme në drejtësi flet ti Baton? Për çfarë SPAK-u? Atë të Irena Gjokes e cila është e provuar me dokumenta zyrtare që është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë, që megjithatë ka kaluar vetting-un, dhe në vend që të ishte në burg për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, ajo mbahet në detyrë se duhet të burgosë Sali Berishën? Apo për SPAK-un që akuzon Bardh Spahinë për shpërdorim detyre se ka shkarkuar nga puna një drejtor ujësjellesi me rekomandim të KLSH, nderkohë që për 12 vjet, shteti shqiptar ka paguar 170 milionë euro për largimet e padrejta nga puna nga qeveria e Edi Ramës?

Apo për ate që mbyll hetimin ndaj vëllait te Ramës duke thënë se “nuk e dimë kush ka qenë në makine me trafikantët, por nuk ka qenë Olsi’. Ku Sali Berisha provon me dokumenta zyrtare se ai ka udhëtuar te paktën shtatë herë me makinë me trafikantë; ku Olsi thotë jo shtatë, por vetëm një herë, dhe SPAK thotë asnjeherë?  Për SPAK që arreston Erion Veliajn për blerjet e bashkëshortes por jo për firmat e tij në vjedhjet e provuara prej qindra miliona eurosh? Mund të vazhdoj pa fund me shembuj; nga arrestimi i Sali Berishës, i Ilir Metës, i Ervin Salianjit, deri tek përndjekja e Arben Ahmetajt, tek qindra doje ministrash, drejtorësh të cilat mbahen të pluhrosura nga SPAK.

Prandaj Baton nuk ta lexova shkrimin e parë. Sepse ai nuk ka të bëjë as me çështje vizioni, as korrupsioni, as pasioni, por misioni. 

cim peka baton haxhia

Sondazh

Poll
Insights 25 Mars 2025, 13:37 Rezarta Delisula

MUNDËSIA e Erald Kaprit

Erald Kapri Nuk ka pasur shumë momente të gëzuara në fëmijërinë e tij. Familjen ja kishin degdisur në një fsha...

Insights 20 Mars 2025, 21:44 Ermal Mulosmani

Zeusi dhe Uriahu i katundit tonë

ermal mulosmani TIRANË- Sot jam befasuar fort me bërjen publike të një "përplasjeje" mes Kryeministrit dhe Erion Veliajt. Kurr&eu...

Insights 19 Mars 2025, 10:30 Meri Lika

Shkëlqimi dhe rënia e shoqes Kim

Meri Lika Në vitin 2021, kur shkrova për herë të parë për shoqen Kim, më erdhën shumë sulme personale, në...

Insights 13 Mars 2025, 13:22 Ermal Mulosmani

Lista të mbyllura, lista të hapura

Ermal Mulosmani Dje ishte afafti i fundit i dorëzimit të listave në KQZ, një spektakël mbarëpopullor për të par&eum...

Insights 10 Mars 2025, 11:51 Ermal Mulosmani

RTSH duhet të dalë nga gjumi obllomovian

Ermal Mulosmani TIRANË- Diku nga fillimi i muajit Shkurt, ndërsa po ndiqja një kronikë rutinë lajmesh, shoh për herë t&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet