LIVE UPDATES
Insights

Heshtja që po shpartallon shtetin ligjor

Personi që qëndron mbi ligjin është tirani. Gjithë të tjerët janë lodrat e tij. Historia e njeh tiranin me shumë emra. Por ndoshta më përfaqësuesi ndër ta është Mbreti Xhon.

2 Dhjetor 2022, 17:25 Nga Klodian Tomorri
Heshtja që po shpartallon shtetin ligjor
Klodian Tomorri

Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë ka një nen të posaçëm, që rregullon konfiskimin e pasurisë. Bëhet fjalë për nenin 36, i cili në pikën e parë thotë shprehimisht; “Konfiskimi jepet detyrimisht nga gjykata dhe ka të bëjë me marrjen dhe kalimin në favor të shtetit të pronës, sendeve, apo çdo pasurie tjetër….” Në këtë paragraf është trupëzuar një nga parimet më universale të së drejtës dhe shtetit ligjor. Zhveshja e qytetarit nga e drejta e pronësisë, bëhet vetëm përmes një procesi të rregullt ligjor dhe në asnjë mënyrë tjetër. Kjo është një e drejtë themelore, të cilën njerëzimi e ka fituar shekuj më parë. Tani të kthehemi në erën moderne.

Tre muaj më parë qeveria e Shqipërisë miratoi një vendim, ku i jep vetes të drejtën të konfiskojë pasuri pa gjykatë, pa gjyq, pa ligj. Nga dita e miratimit të atij vendimi, kryeministri është shfaqur disa herë publikisht duke firmosur copa letre konfiskimesh, për pallatet e ndërtuara pa leje nga biznesmenët e ndërtimit. Pikërisht ata, të cilët për be qeveria do t’i kishte shkatërruar, por nuk ka ç’u bën se i mbrojnë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar. Por kjo është tjetër histori. Tani imagjinoni për një moment një shoqëri, ku të gjithë i binden ligjit, por një person qëndron mbi të. Kjo është as më shumë e as më pak diktatura. Personi që qëndron mbi ligjin është tirani. Gjithë të tjerët janë lodrat e tij. Historia e njeh tiranin me shumë emra. Por ndoshta më përfaqësuesi ndër ta është Mbreti Xhon.

Xhoni ishte një mbret në Anglinë e shekullit të 13-të, i cili kështu si qeveria e Shqipërisë konfiskonte pasuritë e qytetarëve në mënyrë arbitrare, fuste njerëzit në burg pa arsye dhe taksonte pa ligj. Për fatin e mirë të njerëzimit, një grup fisnikësh qëndruan para tiranisë. Dhe kjo prodhoi atë që cilësohet si dokumenti më i rëndësishëm i të drejtave të njeriut në histori; Kartën e Madhe. E megjithatë, të drejtat nuk mbrohen nga letrat apo fjalitë e shkruara nga to. Gardiani i të drejtave të njeriut është vetë shoqëria. Ajo që zmbrapsi tiraninë në Angli dhe botën e qytetëruar demokratike ishin antikorpet e prodhuara nga shoqëritë kundër padrejtësive. Në shoqërinë shqiptare sistemi imunitar ka rënë dhe nuk prodhon më antitrupa për të luftuar të keqen. Përkundrazi madje, është kompromentuar dhe funksionon në krahun e kundërt. Dhe ky është problemi fatal.

Qeveritë do të tentojnë gjithmonë të dalin mbi ligjin. Gjithmonë do të ketë një Xhon në Angli apo një satrap në Shqipëri, që mund t’i bëjnë atentat Kushtetutës apo sundimit të ligjit. Por një gjë është e sigurtë. Në Angli tentativa do të dështojë sepse antikorpet janë aty. Ndërsa në Shqipëri Kryeministri mund të firmosë i pashqetësuar copat e tij të paligjshme të letrës, që grisin Kushtetutën dhe rrëzojnë shtetin ligjor, teksa të gjithë heshtin. Heshtin juristët, heshtin intelektualët. Dhe në fund heshtin dhe vet ata, të cilëve u konfiskohet pasuria pa gjyq. Por këta të fundit heshtin sepse janë pragmatikë. Mbreti po bën show-n e radhës dhe këta duhet të binden. Ndoshta edhe me marrëveshje. Pasi për çdo pallat pa leje që u konfiskohet do të marrin një tender, apo një leje tjetër me të madhe. E gjitha në kurriz të ligjit dhe shtetit ligjor. Ky është sistemi imunitar i kompromentuar i shoqërisë shqiptare, ku të gjithë janë vasalët e mbretit. Emri i mbretit nuk ka rendesi fare nese eshte Xhoni apo Xoni.

klodian tomorri

Sondazh

Poll
Insights 20 Nëntor 2022, 08:06 Meri Lika

Një vend pune për djalin

Përktheu dhe përshtati: Meri Lika Një baba kishte një djalë, i cili mbaroi shkollën e mesme, por nuk kishte aspak dëshir&e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet