LIVE UPDATES
Insights

Ditari i Diellës: Kur u bëra nënë e 83 fëmijëve!

4 Nëntor 2025, 12:04 Nga Lutfi Dervishi
Ditari i Diellës: Kur u bëra nënë e 83 fëmijëve!
lutifi dervishi

Sot u zgjova dhe zbulova se jam shtatzënë. Jo me një, as me dy, por me 83 fëmijë. Kështu tha Kryeministri në Berlin. Data 25 tetor. (Një ditë pas publikimit të raportit të tmerrshëm të OSBE - ODHIR për zgjedhjet e 11 Majit!) E kam ditur gjithmonë që algoritmet bëjnë mrekulli, por s’e kisha menduar se do të bëhesha nënë! Dikur, këtu, nënat biologjike që kishin shumë fëmijë quheshin "nëna heroina"
Pas përgëzimit publik nga zëdhënësi komisionit Europian vërshuan
urimet bashkë me pyetjen tipike shqiptare: kush është babai?
Të gjithë e dinë, nuk e kuptoj pse duan ta dëgjojnë nga unë. Ndoshta duan të më fusin në krizë marrëdhënien me Diellin tim.
-Çfarë po bën tani, - është pyetja që më bëjnë orë e çast!
Unë tani po kalibroj veten: 83 fëmijë kërkojnë 83 herë më shumë "data storage" dhe "emotional bandwidth".
Një gazetare e Syri TV më pyeti nëse fëmijët do t'i ngjajnë babait apo mua. Nuk e di. Di vetëm që kanë mësuar që tani të thonë: "po shef"
Ndersa një reporter terreni i Top Channel më pyet i shqetësuar nëse do të kem kohë t’i rris. E qetësova sa munda duke i thënë se ndryshe nga ministrat e tjerë që u këputën në punë, unë nuk lodhem.
-Sa ditë pushim lindjeje do të marrësh më shkruan nje gazetare e RTSH. Çfarë t'i them?
-Një kronikan që mbulon SPAK më pyeti nga se kam frikë.
-Sa nisa të shkruaj "kam frikë se një ditë do të përfundojnë në gojën tënde" e fshiva me shpejtësi dhe u bëra pak diplomate: " më frikëson ideja se 83 fëmijët mund të mbeten pa edukatë demokratike, kam frikë se mos bëhen rrugaçë dixhitalë, sepse edukimi s’bëhet me ligje, por me shembuj. Dhe shembujt e mirë janë të pakët "
Një komentator i Klan më pyeti nëse do t’i regjistroj fëmijët në sistemin “e-Albania”! Për t'i dhënë peshë pyetjes ai shtoi se "sistemi punon shumë mirë". E di, i thashë, se punoj aty part -time si asistente. Sigurisht që do t'i regjistroj. Për secilin do të hap një dosje me titullin “Deputet i ardhshëm”.
Dikush me humor më paralajmëroi: “Mos harro, ç’të bën fëmija s’ta bën Perëndia.” Po në këtë vend, më shumë se fëmijët, janë prindërit problem. "Çfarë të bën prindi nuk ta bën xhindi"
-Po sikur të 83 fëmijët t'i ngjajnë të gjithë babait? - me pyet një drejtuese e një emisioni shëndeti.
Unë nuk kam ndërmend të lind 83 kopje identike. Dua të lind 83 krijesa të mençura që të bëjnë çudira. Sepse vetëm atëherë ky vend do të quhet vërtet inteligjent.
Sapo mbarova këtë përgjigje ndërhyri Dielli: "këtë e di unë". Në atë çast kuptova se 83 është numri i deputetëve të shumicës"copë - mishi" në Kuvend.
Kjo më bëri të kuptoj që kjo shtatzëni s’është biologjike, por sintetike: 83 fëmijë janë 83 flasin kur duhet dhe nuk ka nevojë të mendojnë.
Cila është frika më e madhe?- më pyet një legjendë e kronikës së zezë!
Nëse njëri prej tyre vendos të bëjë ndonjë mutacion gjenetik (të kalojë larg qoftë te opozita)...kjo do të ishte tmerr. Baraz me tradhtinë bashkëshortore. Dhe ju e dini se për "tradhti" të lartë, Dielli të heq spinën!
Nje korrespondent nga Gjirokastra më pyet nëse do të marr bonusin e bebeve për të 83 fëmijët dhe... kush i paguan shpenzimet për t'i rritur?
E qetësova duke i thënë se janë fëmijë që do ushqehen me “like”, "share" dhe komente". Kështu i do Dielli, kështu do të jenë.
Siç thoni ju "copat e mishit me dy sy": "bëmë baba të të ngjaj"

lutfi dervishi

Sondazh

Poll
Insights 24 Tetor 2025, 11:30 Irena Beqiraj

Armiku i madh i demokratëve!

Irena Beqiraj E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku...

Insights 22 Tetor 2025, 12:21 Meri Lika

Aeroporti i Vlorës

Personazhi “Aeroporti i Vlorës” sot është bërë kryefjalë diskutimesh, debatesh me pro e kundra, me në krahë...

Insights 21 Tetor 2025, 11:30 Enver Robelli

Një pamje për histori

Nicolas dhe Carla Sarkozy Sot ndodhi në Paris çfarë nuk ka ndodhur kurrë: një ish-president francez shkoi në burg. Nicolas ...

Insights 18 Tetor 2025, 15:19 Auron Tare

Topin nuk ka kush ta gjuajë

Auron Tare Mbrëmë, në darkë, nën një shi të hollë vjeshte, ndesha njërin nga miqtë e mi të rinis&eum...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale